VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFATET LIGJORE KUFIZOJNË VOTIMET E MËRGATËS

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 11:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
AFATET LIGJORE KUFIZOJNË VOTIMET E MËRGATËS

E Mërkurë, 05.14.2014, 08:04am (GMT+1)


Për shkak të kohës së shkurtër të organizimit të zgjedhjeve të  parakohshme parlamentare që do të mbahen më 8 qershor, një numër i konsiderueshëm i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit, mund të mbesin pa votuar.
 
Për shkak të kohës të pamjaftueshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është detyruar që t'i shkurtojë të gjitha afatet e parapara në planin operativ.
 
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha për Radion Evropa e Lirë, se afatet e shkurtra kohore bëjnë që të shkurtohet edhe afati i aplikimit për mërgatën, dhe se sipas saj nuk ka mundësi të tjera ligjore.
 
"Po e dimë që ka një shqetësim nga mërgata, megjithatë KQZ-ja i ka mundësitë, ato që janë ligjore, dhe është dashur që t'i shkurtojmë edhe këto afate. Për shkak se të gjitha afatet janë shkurtuar dhe për shkak se jemi në mungesë të kohës dhe kemi 31 ditë për përgatitjen e zgjedhjeve dhe mërgata do të votojë ashtu siç ka votuar edhe herëve të tjera, përmes postes apo mundësia e vetme tjetër është që të vijnë dhe fizikisht të jenë prezent në Kosovë në ditën e zgjedhjeve", tha Daka.
 
Nga dita e sotme e deri më 19 maj, kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës, kanë mundësi që të mbushin formularët e tyre për të figuruar në regjistrin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parlamentare që do të mbahen me 8 qershor.
 
Pas datës 19 maj do të jenë edhe nëntë ditë tjera, kur mërgimtarët duhet të gjejnë kohë për të nisur votën në Kosovës nëpërmjet postës.
 
Nga ana tjetër, në Ministrinë e Diasporës, thonë se lidhur me procesin zgjedhor janë duke i njoftuar mërgimtarët për afatet kohore dhe çështjet  tjera, varësisht nga interesimin i tyre në këtë rrafsh.
 
Ministri në largim i kësaj ministrie, Ibrahim Makolli, deklaroi për Radion Evropa e Lirë, se afatet e shkurtra për organizimin e zgjedhjeve do të pamundësojnë pjesëmarrjen e duhur të mërgatës në procesin e votimit.
 
"Kemi theksuar se votimi në një afat të shkurtër kohor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në një farë mase do të pamundësojë pjesëmarrjen e mërgatës në këto zgjedhje, duke pasur parasysh afatin e shkurtër kohor të aplikimit për votues nga jashtë".
 
"Në anën tjetër, kur kësaj ja shton edhe procedurat për aplikim, atëherë mund të kuptohet deri diku edhe vetë mungesa e interesimit të shtetasve që jetojnë jashtë vendit, të cilët edhe në zgjedhjet paraprake kanë pasur një interesim të vogël sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, pikërisht për shkak të procedurave ligjore që ekzistojnë", theksoi Makolli.
 
Ai tha se Kosova, deri më tash, nuk ka arritur që të krijojë kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët kosovarë.
 
Sipas tij, Kosova ka qenë në reforma zgjedhore dhe kushtetuese, të cilat nuk kanë përfunduar, dhe për fat të keq, thekson Makolli, procedurat e votimeve kanë mbetur të njëjta.
 
"Procedurat komplekse të cilat ekzistojnë, deri diku e kanë zbehur interesimin për shkak se që nga vitit 2001 kur ka filluar regjistrimi i votuesve nga jashtë, ku në atë kohë një numër mjaft i madh, me dhjetëra e mijëra mërgimtarë të cilët kanë aplikuar për të qenë në regjistrin e votuesve, iu është kthyer përgjigje negative".
 
"Një pjesë mjaft e madhe e mërgatës kanë dyshuar në këtë proces, dhe si i tillë pastaj ka filluar të zbehet dhe të mos ketë ndonjë interes të madh duke i parë këto procedura", tha Makolli.
 
Ndryshe, në web faqen e Ministrisë se Diasporës janë publikuar informata se si dhe ku mund të shkarkohen formularët e nevojshme për mërgimtarët të cilat duan të jenë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjet e 8 qershorit në Kosovë.rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REPLIKË E DETYRUARNga RAIMONDA MOISIU (05.12.2014)
NGA BORÃ…SI I SUEDISË DONACION PËR LEXUESIT E VEGJËL TETOVARË (05.11.2014)
AVOKATËT NË NDIHMË TË FËMIJËVE PA DOKUMENTE (05.09.2014)
SHBA - E DREJTA E FËMIJËVE TË EMIGRANTËVE PËR ARSIM (05.09.2014)
STUDENTËT MËSOJNË NË SHTËPINË E REFUGJATËVE (05.08.2014)
DEPORTIMET NË SHTETET E BASHKUARA (05.06.2014)
Të rinjtë që enden rrugëve të Greqisë, tani në festivalin më të madh të filmitDY TË RINJ EMIGRANTË SHQIPTARË ÇOJNË NË KANË FILMIN GREK 'XENIA' tyre shqipta (05.05.2014)
QEVERIA GJERMANE DO TA ASHPËRSOJË TË DREJTËN E AZILIT (05.01.2014)
ARBA KOKALARI - 27 VJEÇARJA SHQIPTARE QË KANDIDON PËR ANËTARE TË PARLAMENTIT EVROPIAN (05.01.2014)
RAMË LAHAJ NGJITET NË SKENËN E 'DEUTSCHE OPER BERLIN' (04.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]