VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR RIATDHESIM MES KOSOVËS DHE NORVEGJISË

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR RIATDHESIM MES KOSOVËS DHE NORVEGJISË
E Premte, 10.15.2010, 12:14pm (GMT+1)

Rexhepi: "Presim që Norvegjia duke i ditur kapacitetet e vogla absorbuese tonat, nuk do të kthejë një numër të madh pa bashkëpunim me neve"


Prishtinë, 15 nëntor -Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Sverre Johan Kvale, sot nënshkruan marrëveshjen për Riatdhesim në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë.
Kjo është marrëveshja e tetë e nënshkruar për ripranimin e qytetarëve kosovarë, të cilët nuk e kanë të rregulluar statusin legal të qëndrimit në vendet e caktuara.
Me këtë rast, ministri Rexhepi, tha se ky është një moment i rëndësishëm dhe një besim i ndërsjellë në mes të dy shteteve.
"E nënshkruam marrëveshjen për ripranim me Qeverinë e Norvegjisë, me ambasadorin e Norvegjisë me autorizim nga ministria përkatëse. Natyrisht, që ne presim që Norvegjia duke i ditur kapacitetet e vogla absorbuese tonat, nuk do të kthejë një numër të madh pa bashkëpunim me neve", tha ministri Rexhepi.


Po ashtu, ministri Rexhepi tha se kjo marrëveshje është një bazë e mirë që të mendohet edhe në lidhje me punësimin sezonal të punëtorëve kosovarë, duke e ditur se niveli i papunësisë në vend është mjaft i lartë.
"Kjo bazë legale e cila nuk lejon qëndrim ilegal të qytetarëve tonë mund të krijojë parakushte dhe premisa të mira që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, eventualisht me homologët e tyre, të nënshkruajnë edhe ndonjë marrëveshje në të ardhmen, për punë sezonale që do të ishte një gjë shumë e mirë", shtoi ministri Rexhepi.
Ndërsa ambasadori norvegjez, z. Sverre Johan Kvale tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një pikë e rëndësishme e lidhjes në mes Norvegjisë dhe Kosovës.


"Kjo është marrëveshja e parë që shteti im e nënshkruan me Kosovën. Eshtë e rëndësishme që kjo marrëveshje rregullon lidhjen në mes të dy shteteve tona. Kjo do të lehtësojë që qytetarët e Kosovës të vijnë në Norvegji për punë sezonale. Pasi ata nuk duhet të hyjnë ilegalisht", u shpreh ai.
Marrëveshjes për Riatdhesim në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë është nënshkruar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJOFTIM MORTOR: U NDA NGA JETA AKSIDENTALISHT DRINI VELAJ (10.15.2010)
AUSTRIA AKUZOHET PËR SHKELJE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE (10.14.2010)
KËRKOHET ANGAZHIM MË I MADH PËR PENSIONET E KOSOVARËVE NË ZVICËR (10.13.2010)
GJITHÇKA ME KOHËN, MADJE DHE MË E AVANCUAR SE KOHAMe VERA KURTIN, mësuese e edukimit special me fëmijët autistë në SHBA, bisedoi SOKOL DEMAKU (10.12.2010)
NË ZVICËR FILLUAN PËRGATITJET PËR SHËNIMIN E 30 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981Nga NEFAIL MALIQI (10.11.2010)
PROVA E KOMBIT!Nga RAIMONDA MOISIU (10.11.2010)
NË GJYQ E DREJTA E VOTËS PËR EMIGRANTËT (10.11.2010)
KOSOVA LETRARE DHE VLERA TË REJA SHQIPTARE NË REVISTAT RUMUNENga BAKI YMERI (10.10.2010)
BRITANI: NJË GRUP NOBELISTËSH KUNDËR PLANIT TË QEVERISË PËR EMIGRACIONIN (10.09.2010)
DEBAT NË PARLAMENTIN GJERMAN PËR INTEGRIMIN E TË HUAJVE (10.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]