VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BILETË NJËHERË PËR BRUKSEL DHE... KTHIM

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 07:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
BILETË NJËHERË PËR BRUKSEL DHE... KTHIM
E Shtunë, 10.08.2011, 04:44pm (GMT+1)

Hyrje në Vukosavlje

08.10.2011

Vendet anëtare të BE-së ankohen për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor. Shanset për njohjen e azilit janë shumë të pakta, megjithatë mungesa e perspektivës i bën njerëzit të ikin si në Vukosavlje.

Prej javësh mediat e kanë përqëndruar vëmendjen tek komuna e vogël në Bosnje-Hercegovinë, Vukosavlje, në të cilën jetojnë së bashku rreth 6.000 serbë, kroatë dhe boshnjakë. Në këtë komunë ndodhet edhe fshati Jakes. Vëmendjen në media ky fshat prej 20 banorësh e tërhoqi, kur vendosi si fshat - pra të 20 banorët të emigronin për në Belgjikë.

Ky nuk është një rast i veçantë. Numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur në muajt e fundit, ankohen shtetet anëtare të BE-së. Para së gjithash në Belgjikë kanë kërkuar azil një numër i madh qytetarësh nga Bosnje- Hercegovina.

Jashtë shtetit dhe i pasigurt nëse do të të kthejnë. Një azilkërkues në dhomën e tij

Njoftimi vjen nga Zyra për të Huajt në Belgjikë. Për shkak të keqpërdorimit të së drejtës së azilit nga qytetarët e ish-Jugosllavisë, BE ka kërcënuar që në mesin e këtij viti me futjen e klauzolave mbrojtëse. Me këtë masë mund të rivendoset sërish për një kohë të caktuar sistemi i vizave për qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, i cili u hoq nga fundi i vitit 2010.

Arrati prej varfërisë

Motivet e azilkërkuesve nga fshati Jakes nuk janë politike, thekson kryekomunari i Vukosavljes, Elvir Hadzimeroviç. "Ne jemi një komunë e pazhvilluar. Njerëzit këtu nuk kanë asnjë perspektivë dhe kjo është arsyeja e vetme, pse duan ta braktisin fshatin", thotë ai. Vërtet në nivel lokal përfaqësuesit e partive të ndryshme bashkëpunojnë më në harmoni se sa ata në nivel qendror. Ata të nivelit lokal ulen shpesh së bashku në kafenenë e fshatit "Palma".

Kryetari i komunës së Vukosavljes, Elvir Hadziomeroviç,

"Historisë së pasigurisë këtu i ka kaluar koha. Përveç atyre ekonomike ne nuk kemi probleme", konfirmon edhe Amir Zahiroviç, deputet i partisë socialdemokrate boshnjake dhe hercegovinase në parlamentin e Republikës Srpska. Për këtë komunë nuk tregon kujdes njeri si për qytetin fqinj, Brçko. "Aty vetëm për ndërtimin e kupolës së qendrës kulturore u investuan rreth 4 milionë euro. Këtu ne nuk kemi marrë kaq fonde për të gjitha projektet, që kemi bërë deri më sot të marra, së bashku."

Edhe jashtë pa perspektivë...

Amir Zahiroviç, deputet i partisë socialdemokrate boshnjake dhe hercegovinase

Për "azilantët" e fshatit flasin vetëm pak vetë. Jasmin Aliçiç është njëri prej tyre. Ai qëndron para shtëpisë së tij e qëron patate. Megjithatë ai tregon mirëkuptim, pse kanë ikur të gjithë bashkëfshatarët e tij njëherazi. "Po qe se dikush më premton se atje do t'i kem punët më mirë, edhe unë do ikja menjëherë", thotë Aliçiç. Në fshat megjithatë janë treguar vetëm gënjeshtra dhe disa i kanë besuar ato. Në fund ata do të harxhojnë para dhe do të kthehen. Kërkesën për azil do ta bëjnë sigurisht vetëm ata, që kanë të afërm jashtë dhe që mund të mbështeten tek ata." Pse duhet që BE për shkak të njerëzve të tillë të heqë lirinë e lëvizjes për Bosnje-Hercegovinën? pyet ai.

Nermin Aliçiç fshatar në Vukosavlje

Edhe Nermin Aliçiç njeh disa vetë që për të shkuar në perëndim shesin lopët, marrin para borxh për udhëtimin, thotë Aliçiç. Por ajo çfarë i pret në Belgjikë nuk dihet. "Disa nga ata nuk duan të flasin për një kohë të tillë. Të tjerë jetojnë në kampe azilantësh, apo qendra të tjera dhe nuk e dinë, nëse do t'i dëbojnë apo jo."

As mirë as keq

Djali i Zejna Zelinçeviçit ka mbërritur ndërkohë në Belgjikë. Ajo tregon pak, sepse nuk do të dëmtojë të birin. "Asgjë nuk ishte organizuar, ai nuk i ka dhënë askujt para për udhëtimin. Suadi thjesht ka blerë një biletë autobuzi dhe ka marrë pak para." Udhëtimin në perëndim ai ka vite që e ka planifikuar, sepse këtu nuk ka pasur punë. Momentalisht është në Bruksel, dhe ka gjetur strehim dhe përkujdesje, thotë Zejna. "Nuk i ka punët mirë, por as keq. Për fat ai flet pak gjermanisht dhe shpresoj që t'ia dalë."

Megjithëse ata e planfikojnë prej kohësh udhëtimin jashtë, njerëzit si Suad nuk e dinë se çfarë i pret në perëndim. Për të hequr iluzionet, që lidhet me lirinë e vizës, krytari i komunës ka planifikuar të ndërmarrë një fushatë informimi.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHËRBIMI PAKISTANEZ I ZBULIMIT DHE LIDHJET ME TALEBANËT (10.07.2011)
BERLINI HOTSPOT PËR INTERNET-STARTUPS NË EVROPË (10.06.2011)
KURIOZITETE SHKENCORE MBI STUHITË E FUQISHME OQEANIKE (10.05.2011)
AKSIONI "KOKOÇELI NGJYRË QIELLI" (10.04.2011)
"Times": GUXIMTARËT E LIRISË (10.04.2011)
KREMTJA E TË KORRAVE - FESTA PËR DHURATAT E TOKËS (10.02.2011)
"TË SHOHËSH ME ZEMËR" - REGJIZORJA GJERMANE ALMUT GETTO ME FILMIN E SAJ NË TIRANË (10.02.2011)
PSE PO COPËTOHEN GRUPET MILITANTE TË PAKISTANIT? (10.02.2011)
VESI I INTERNETIT NË GJERMANI (10.02.2011)
RREZIK PËR PAQEN - IZRAELI NUK NDRYSHON POLITIKËN E NGULIMEVE (09.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]