VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KIAMETI, MEGJITHATË, TË PREMTEN E ARDHSHME?!

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KIAMETI, MEGJITHATË, TË PREMTEN E ARDHSHME?!
E Shtunë, 10.15.2011, 07:27pm (GMT+1)

15.10.2011 - Harold Camping, "parashikuesi" e paguesi, i cili kishte pohuar se më 21 maj të këtij viti do të ndodhë fundi i botës (gjë që natyrisht nuk ndodhi), sërish u bë i gjallë dhe kësaj radhe pohon se fundi i botës, kiameti, do të ndodhë më 21 tetor.

Ky "parashikues" i cili më parë kishte paraparë apokalipsin në vitin 1988 dhe 1994, nuk heqë dorë nga parashikimi edhe pas dështimit të tretë.

Ai në faqen "Family Radio" ka kumtuar se më 21 maj ka filluar një lloji kiameti "spiritual", në të vërtetë, ka filluar periudha e Gjykimit të Zotit ndaj të gjithë njerëzve.

Kjo periudhë do të zgjasë pesë muaj dhe në ditën e fundit të kësaj periudhe, përkatësisht më 21 tetor, do të ndodhë kiameti përfundimtar dhe do të shpëtojnë vetëm besimtarët e vërtetë.

Camping, pas 21 majit, përkatësisht pas paralajmërimit të parë për kiametin, fundin e botës pra, ka deklaruar se ka llogaritur para kohe dhe se nuk i ka interpretuar drejt disa shenja për të cilat shkruan në Bibël. Sipas fjalëve të tij, Zoti deri më 21 maj i ka zgjedhur ata që do të shpëtojnë.

"Ajo që ka ndodhur më 21 maj është ajo që ka dashur Zoti. Ai ka tërhequr vëmendjen se në atë ditë do të përfundojë Programi i Tij i Shpëtimit. Pas kësaj, gjatë pesë muajve të ardhshëm, pos të të përzgjedhurve (besimtarëve të vërtetë), të tjerët do t'i nënshtrohen Gjykimit të Fundit të Zotit. Fundi do të vijë shumë i qetë. Ai do të ndodhë më 21 tetor. Në këtë ditë të përzgjedhurit to të shpëtojnë", thotë Camping.

Ai ka shtuar se ka shpresë për ata që lute dhe pendohen për mëkatet e bëra.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MULLAHËT KUNDËR MONARKËVE - KONFLIKTI I VAZHDUESHËM NË GJI (10.15.2011)
MONGOLIA - VEND I PASUR, NJERËZ TË VARFËR (10.14.2011)
TOKIO HOTEL - NJË GRUP ADOLESHENTËSH DREJT SUKSESIT BOTËROR (10.12.2011)
ISHULL I VOGËL, HISTORI TË MËDHA - ISLANDA VENDI I FTUAR NË PANAIRIN E LIBRIT 2011 NË FRANKFURT (10.12.2011)
"RRUGA E RE E MËNDAFSHIT" - INTENSIFIKIMI I TREGTISË DO TË NDIHMOJË NDËRTIMIN E AFGANISTANIT DHJET VJET PAS FILLIMIT TË LUFTËS (10.12.2011)
FESTIVALI I FILMIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË NYREMBERG (10.12.2011)
OLLI HEINONEN: BOMBA ATOMIKE PO KËRCËNON BOTËN (10.11.2011)
LARG NGA ATOMI? - ENERGJIA ATOMIKE NË EVROPË (10.09.2011)
RAZAN ZEJTUNEH: KEMI BESIM NË LIRI (10.08.2011)
BILETË NJËHERË PËR BRUKSEL DHE... KTHIM (10.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]