VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "OCCUPY WALL STREET": NGRIHEN KAMPE TË PROTESTUESVE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 02:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
"OCCUPY WALL STREET": NGRIHEN KAMPE TË PROTESTUESVE
E Hënë, 10.17.2011, 05:25pm (GMT+1)

Londër

17.10.2011

Radio Evropa e Lirë

Qindra protestues kanë ngritur kampe në Londër, Frankfurt dhe Amsterdam, në kuadër të fushatës kundër masave të kursimeve dhe lakmisë së korporatave.

Kampet në pjesët financiare të tri qyteteve të mëdha evropiane u krijuan pas protestave të së shtunës, që u organizuan në qindra qytete të afro 80 vendeve të botës.

Në Londër, disa qindra demonstrues anti-kapitalistë kanë ngritur kampin afër bursës së njohur "London Stock Exchange".

Ja se çka i deklaroi njëri nga aktivistët agjencisë Reuters:

"Ajo që është bazike për të mbijetuar në planetin tonë, është uji dhe ushqimi. Pra, ajo që po bëjmë ne këtu, është krijimi i kapacitetit për përgatitjen e ushqimit. Po ashtu kemi edhe ujë të nxehtë, për të përgatitur çaj dhje për higjienë".

Në parullat e tyre shkruan "Mbaje në qetësi dhe okupoje Londrën" dhe "Ndihmoni financiarisht njerëzit, jo bankat".

Aktivisti tjetër, Olli Tejllor, tha:

"Ne po përpiqemi ta njoftojmë opinionin me pamjet dhe videot e papërpunuara nga mediat tona. Ne po përpiqemi t'i afrohemi opinionit, në mënyrë që të dihet se çka po bëjmë ne këtu. Ne ndjejmë se përfaqësohemi pak në mediat kryesore dhe po ashtu ndjejmë se pikëpamjet tona nuk paraqiten në mënyrë korrekte në to".

Në Amsterdam të Holandës, afro 300 njerëz kanë ngritur një kamp përballë bursës së këtij qyteti.

Njëri nga organizatorët i tha AFP-së se "në këtë moment ka njerëz, që janë shumë të motivuar për të qëndruar më gjatë në këtë shesh, për disa ditë, net, javë, sepse dëshira e tyre për ndryshim është e jashtëzakonshme".

Në kryeqytetin financiar të Gjermanisë, Frankfurt, afro 200 njerëz kanë krijuar kampin përballë Bankës Qendrore Evropiane, e cila shihet si madhore për zhvillimet aktuale në krizën e borxheve në Eurozonë.

Protestuesi Aleksander Sak tha:

"Nga e nesërmja, ne do të qëndrojmë përballë Bakës Qendrore Evropiane, në përbërje të qetë, kështu që bankierët mund të kalojnë, por duhet të konfrontohen me ne, ata duhet t'i shohin fytyrat tona. Ata duhet të shohin se ne po luftojmë kundër krimeve financiare që i bëjnë ata. Ata duhet të shohin se ka njerëz që mendojnë për atë që po ndodh dhe dëshirojnë të ndryshojnë diçka".

Dhjetëra-mijëra protestues morën pjesë në protestat më të mëdha të së shtunës në Lisbonë, Madrid dhe Romë.

Shumica e protestave kaluan në mënyrë të qetë, por në Romë qindra pjesëmarrës shkaktuan dëme, që vlerësohen në një milion dollarë.

Dymbëdhjetë njerëz u arrestuan, ndërsa raportohet se më se 130 janë plagosur gjatë dhunës, shumica prej tyre policë.

Kjo dhunë ka shkaktuar hidhërim te banorët e Romës. Antonio Fiugji tha:

"Këta njerëz duhet të edukohen nëpërmjet dënimit dhe po ashtu me kulturë. Kjo është ajo që unë mendoj. Jam i sigurt se këto lloj gjërash nuk duhet të ndodhin në vendin e civilizuar; këto gjëra nuk duhet të lejohen".

Duket se këto protesta janë inspiruar nga ato në Nju Jork, "Okupimi i Wall Street"-it, me ç'rast gjatë demonstratave të mëdha në Times Square janë arrestuar afro 70 veta.

Në Çikago janë arrestuar 175 vetë, pasi ata refuzuan të largohen nga parku, ku e kanë ngritur kampin.

Në Arizona janë arrestuar afro 100 persona, për shkak se demonstruesit në Tuskon dhe Feniks i refuzuan urdhrat e policisë për shpërndarje.

Bill Dobs, përfaqësues për shtyp i lëvizjes "Okupimi i Wall Street"-it, tha se afro 300 mijë dollarë i janë dhuruar kësaj lëvizjeje, e cila filloi para një muaji. (f.b.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNIVERSITETI I MERILANDIT FITOI "DHJETËGARËSHIN DIELLOR 2011" (10.16.2011)
KUSH E KA SHKRUAR BIBLËN? (10.16.2011)
KIAMETI, MEGJITHATË, TË PREMTEN E ARDHSHME?! (10.15.2011)
MULLAHËT KUNDËR MONARKËVE - KONFLIKTI I VAZHDUESHËM NË GJI (10.15.2011)
MONGOLIA - VEND I PASUR, NJERËZ TË VARFËR (10.14.2011)
TOKIO HOTEL - NJË GRUP ADOLESHENTËSH DREJT SUKSESIT BOTËROR (10.12.2011)
ISHULL I VOGËL, HISTORI TË MËDHA - ISLANDA VENDI I FTUAR NË PANAIRIN E LIBRIT 2011 NË FRANKFURT (10.12.2011)
"RRUGA E RE E MËNDAFSHIT" - INTENSIFIKIMI I TREGTISË DO TË NDIHMOJË NDËRTIMIN E AFGANISTANIT DHJET VJET PAS FILLIMIT TË LUFTËS (10.12.2011)
FESTIVALI I FILMIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË NYREMBERG (10.12.2011)
OLLI HEINONEN: BOMBA ATOMIKE PO KËRCËNON BOTËN (10.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]