VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EMIGRANTË TË LUMTUR - 'TË KESH, TË DUASH DHE TË JESH'

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 11:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
EMIGRANTË TË LUMTUR - 'TË KESH, TË DUASH DHE TË JESH'

E Mërkurë, 11.27.2013, 10:03am (GMT+1)


Emigrantët, që e zotërojnë gjuhën gjermane janë të kënaqur me jetën e tyre. Ky ëshë konkluzioni që del prej "Atllasit të lumturisë 2013". Por ekspertët nuk e besojnë plotësisht këtë.

Ç'është lumturia? Dhe si arrihet ajo? Këto janë pyetjet të cilat e intrigojnë edhe shkencën. Shkenca me lumturi nënkupton ndjenjën e të qenit i kënaqur me jetën. Kjo ndjenjë mund të matet dhe këtë e kanë bërë shkenctarët për hartimin e "Atllasin e lumturisë 2013". Me mandatin e Postës Gjermane "Deutsche Post" studiuesit hulumtuan se sa të lumtur janë njerzit në Gjermani, posaçërisht migrantët. Rezultatet ishin befasuese.

Njerëzit me prejardhje migracioni janë mjaft të kënaqur me jetën e tyre në Gjermani. Gjendja e tyre e të qenit të kënaqur nuk është thuajse aspak më e keqe karhasuar me mesataren e popullsisë. Sipas këtij hulumtimi, veçanërisht të kënaqur janë ata, që e zotërojnë mirë gjuhën gjermane. Madje ata janë zakonisht më të kënaqur se mesatarja. 49 përqind të migrantëve përveç kësaj e konsiderojnë situatën e tyre ekonomike si të mirë apo shumë të mirë, ndërsa tek gjermanët janë vetëm 45 përqind që mendojnë kështu.

Kur migrimi të bënë të lumtur

Arif Ãnal-in nuk e befasojnë këto rezultate të mira: "Migrimi mund të jetë një masë profilaktike për shëndetin. Kjo varet nga motivet për të emigruar dhe rrethanat në të cilat njerëzit imigrojnë. Për shumë njerëz migrimi ëshë një hap që ndërmerret për të shpëtuar jetën, dhe kjo natyrisht që i bënë ata të lumtur. Ãnal vjen nga Korkmazi i Turqisë dhe sot është drejtues i Qendrës së Komptenecës Socialpsikiatrike për Migrim, e cila ka për qëllim përmirësimin e kujdesit shëndetsor të migrantëve në Këln.

Ngjashëm e vlerëson këtë edhe studiuesi i lumturisë Jan Delhey: "Për shumicën jeta në Gjermani është megjithatë më e mirë se në vendet e origjinës". Në Gjermani vëmendja në përgjithësi fokusohet më shumë tek problemet, që kanë migrantët, siç është për shembull diskriminimi. Dhe në këtë kontekst nuk vihet re që shumica tyre janë mirë.

Por diskriminimi mund të jetë një faktor, që e ul kënaqësinë ndaj jetës, siç konfirmohet në "Atllasin e lumturisë 2013". Pak më shumë se gjysma e migrantëve të pyetur deklaruan, se ndihen të diskriminuar për shkak të prejardhjes së tyre. Ky është një problem me të cilin pëballen kryessiht njerëzit e ardhur nga Turqia.

A është dikush i kënaqur me jetën e tij apo jo, kjo nuk mund të zgjidhet lehtë, thotë studieuesi i lumturisë Delhey. Delhey është sociolog në Jacobs University në Bremen dhe shpjegon: "Kjo ndodh kur plotësohen kushtet për një jetë të mirë." Delhay i përmbledh kushtet në një formulë të thjeshtë: "Të kesh, të duash dhe të jesh."

"Të kesh" ka të bëjë me nevojat materiale të njeriut, që do të thotë të ardhurat dhe standardi i jetës.

"Të duash" ka të bëjë me marrëdhëniet sociale.

"Të jesh" ka të bëjë me atë se çfarë bëjmë ne me jetën tonë. Njerëzit, që janë shumë aktivë dhe që kanë diçka që u intereson dhe e kanë pasion, janë zakonisht shumë të kënaqur me jetën e tyre.
"Atllasi i lumturisë 2013"

Ekspertët Ãnal dhe Delhey nuk janë plotësisht dakord me rezultatet e "Atllasit të lumturisë": Te migrantët e pyetur janë më të lumtur ata që kanë lindur në Gjermani. Por tek ata që e kanë përjetuar vetë emigrimin kënaqësia me jetën është më pakët. "Ekzistojnë studime, që provojnë efektin e kundërt, pra që gjenerata e parë e emigrantëve është më e lumtur se e dyta. E kjo edhe pse brezi i dytë është shpesh më mirë i integruar se brezi i parë. Rezultatet e studimit të mandatuar prej Postës Gjermane i takojnë një pakice, që bën përjashtim nga kjo", kështu e shpjegon Delhey faktin, se përse ai befasohet nga ky rezultat i "Atllasit të lumturisë".

Brezi i parë i migrantëve ka më pak kërkesa

Arsyen pse në studimet tjera brezi i parë është zakonisht më i lumtur Delhey e spjegon kështu: "Brezi i parë, që ka emigruar, vjen zakonisht nga vende më të varfra, me kushte më të këqia jetese. Kur ata vijnë në Gjermani e përjetojnë se si iu përmirësohet standardi i jetesës."

Kjo shprehet me një kënaqësi më të madhe ndaj jetës, pavarësisht nga çështja se sa mirë janë të integruar këta njerëz. "Gjenerata e dytë, e cila ka lindur këtu nuk krahasohet thuajse fare me kushtet e jetesës së vendlindjes së prindeve të tyre. Ata fokusohen më shumë në pozicionin e tyre në shoqërinë gjermane." Dhe kjo është arsyeja pse në hulumtime dalin shpesh rezultate befasuese në shikim të parë: gjenerata e dytë edhe pse e integruar më mirë, është më pak e kënaqur me jetën në krahasim me prindërit.

Politikani i partisë ekologjiste Ãnal i konfirmon këto rezultate të hulumtimit duke u nisur nga eksperienca e vet: "Le t'i marrim si shembull Gastarbeiter - punëtorët e përkohshëm të ardhur nga Turqia në Gjermani. Qëllimi i tyre ishte të punojnë dhe të kursejnë pak që më vonë të mund të blinin një shtëpi në vendlindje." Kurr ata ia arritën këtij qëllimi, natyrisht që ishin të kënaqur. Ata nuk kishin kërkesa më të mëdha.

Përse jeta aktive të bën më të lumtur

Pavarësisht a gjenarata e parë apo e dytë: Sipas pikëpamjes të Ãnal-it shumë migrantë në Gjermani kanë një përparësi sa i përket të qenit të kënaqur dhe kjo nuk ka të bejë më edukimin apo karierën: "Sidomos tek familjet nga Europa Jugore është familja dhe përkrahja familjare shumë e rëndësishmë. Kjo mund të luaj rol të madh dhe pozitiv tek shumë migrantë."

Sado mirë që mund të jetë realizuar një studim, ai nuk mund të shprehë asgjë se sa i lumtur është individi me jetën e tij. Prandaj sociologu Jan Delhey ka dy këshilla të mira për të gjithë ata që duan të jenë pak më të lumtur: "Mundësisht kaloni më shumë kohë me njerëz të tjerë dhe duhet të jeni sa më aktivë. Mos shihni shumë televizor duke grënë chips në shtëpi. Më e mira është të jeni aktivë, të keni një hobby dhe të merreni me sport."

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KINA KËRKON PORTËN LINDORE PËR NË EVROPË (11.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 nëntor?1789 - NJË DITË KOMBËTARE FALËNDERIMESH SHPALLET NË SHTETET E BASHKUARA (11.26.2013)
A PRITET NJË REVOLUCION I RI I PORTOKALLTË NË UKRAINË? (11.26.2013)
SHTYPI - A ËSHTË FRANCA RACISTE? (11.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 nëntor?1850 - LINDI GUSTAV MEYER, GJUHËTAR GJERMAN, PIONIER I ETIMOLOGJISË SHQIPE (11.25.2013)
UKRAINË - TRAGJEDIA E MILIONA TË VDEKURVE NGA URIA, E SHKAKTUAR NGA STALINI (shoqëruar me fotogaleri) (11.25.2013)
PROSOPAGNOSIA - PAAFTËSIA PËR TË NJOHUR FYTYRAT (11.25.2013)
SHBA - TË EVITOHET KONFLIKTI PËR ARKTIK (11.25.2013)
TETË VRASJET MË TË BUJSHME TË HISTORISË BOTËRORE (11.25.2013)
50 VJETORI I VRASJES SË JFK - FJALIMI NË BERLIN (11.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]