VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT)

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 01:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?
910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT)

E Hënë, 12.23.2013, 08:20pm (GMT+1)


Manastiri i Shën Naumit

910 - Vdiq Shën Naumi (i njohur si Naumi i Ohrit). Informacioni mbi jetën e tij të hershme është i pakët. Nuk dihet nëse ishte vendas apo i ardhur. Lindur në vitin 830, në një rajon banuar nga ilirët, pushtuar nga romakët e më pas nga sllavët e jugut, Naumi u bë misioner i krishterë mes banorëve sllavë të sapo ardhur. Në vitin 867 u shugurua prift në Romë; për 22 vitet e ardhshme, punoi me Cirilin dhe Metodin (dy misionarë të tjerë të krishterë vendas) në përkthimin e Biblës në sllavishte dhe e përhapi atë në Moravi dhe Pannonia. Për krishtërimin e sa më shumë sllavëve, misionerët krijuan një alfabet në përputhje me tiparet e gjuhës, dhe më pas Cirili do të krijonte alfabetin  e quajtur cirilik (sipas emrit të tij), që përdoret ende nga shumë gjuhë sot. Në vitin 905 në brigjet e liqenit të Ohrit, Naumi themeloi një manastir i cili vazhdon të mbajë emrin e tij; edhe trupi i tij është varrosur aty. Në shekuj, manastiri provoi disa zotërime; bullgar, shqiptar, grek, serb, osman; ishte pjesë e Shqipërisë për një periudhë të shkurtër prej vitit 1912 deri me 28 qershor 1925, kur Ahmet Zogu ia dorëzoi Jugosllavisë, si gjest vullneti të mirë. Sot, manastiri i Shën Naumit është një nga destinacionet turistike më të njohura në Maqedoni, Ballkan, Evropë e më gjerë.
 
1823 Poezia "A Visit from St. Nicholas", e njohur edhe si "The Night before Christmas", botohet për here të pare, në mënyrë anonime, në gazetën New York Sentinel. Vargjet e saj janë cilësuar si "më të bukurat mbi Krishtlindjet të shkruara ndonjëherë nga një amerikan". Poezia e botuar pa emër autori, më më pas doli se ishte e dijetarit Clement Clarke Moore, i cili pranoi autorësinë kur e përfshiu në antologjine e punimeve të tij me titull "Poems" më 1844, me këmbënguljen e fëmijëve të tij, për të cilët ai e kishte shkruar. Duke pasur parasysh reputacionin e tij publik si profesor e dijetar, Moore, studiues, historian, nuk kishte dashur të njihej si autor një poezie të tillë ku flitej për Shën Kollin, i cili vjen një natë para Krishtlindjeve me karrocën tërhequr nga drerët për të shpërndarë dhurata në çdo shtëpi. Clement Clarke Moore (1779 1863) ishte profesor i letërsisë klasike dhe studiues orientalist në kolegjin Columbia (universiteti Columbia, Nju Jork). Veçanërisht shqiptarët duhet t'a njohin atë; më 1850, Clement Clarke Moore shkroi librin "George Castriot, Surnamed Scanderbeg, King of Albania", promovim i shkëlqyer i heroit kombëtar shqiptar mes amerikanëve, disa dekada para se pasardhësit e tij të zbulonin Amerikën (shqiptari i parë mendohet të ketë emigruar në Amerikë nga fundi i viteve 1800). Parku Clement Clarke Moore, në 10 Avenue dhe 22 Street, Nju Jork, u përurua më 22 nëntor 1968. Ky park është mjaft i preferueshëm për shlodhje çdo ditë, por të dielën e fundit të para Krishtlindjeve, banorë e vizitorë të Nju Jorkut mblidhen aty për të lexuar poemën "The Night Before Christmas."
 
1950 Papa Pius XII shpall se arkeologët në Romë kishin zbuluar një varr nën bazilikën e Shën Pjetrit që mund të jetë varri i shenjtorit. Pas zbulimit të eshtrave të tjera dhe të një mbishkrimi, më 26 qershor 1968, Papa Pali VI deklaroi se eshtrat e  Shën Pjetrit ishin identifikuar plotësisht.
 
1954 Transplantimi i parë i suksesshëm i veshkave u krye nga mjekët J. Hartwell Harrison dhe Joseph Murray, në Boston, në Spitalin Brigham. Procedura u bë mes binjakëve identik Ronald dhe Richard Herrick për të eliminuar çdo problem nga ndonjë reaksion i sistemit imun. Për këtë dhe punën e mëtejshme në fushën e transplantit, Dr Murray u nderua me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1990. Marrësi i veshkës, Richard Herrick, vdiq tetë vjet pas transplantimit.
 
Mendim i ditës
"Bëni zakon një prej te dyjave: ndihmoni tjetrin, ose të paktën mos i bëni keq."
Hipokrati

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË (12.23.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?640 - ARABË MYSLIMANË MARRIN KËSHTJELLËN BABYLON NË DELTËN E NILIT (12.21.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor?1192 - RIÇARDI I I ANGLISË KAPET DHE BURGOSET NGA LEOPOLDI V I AUSTRISË (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 dhjetor?1606 - ANIJET SUSAN SONSTANT, GODSPEED AND DISCOVERY NISEN NGA ANGLIA (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 dhjetor?1495 - VDIQ ALFONSI II, MBRETI I NAPOLIT, MIKPRITËSI I ARBËRVE (12.18.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 dhjetor?1790 - NË MEKSIKË ZBULOHET GURI KALENDARIK I NJOHUR SI GURI I DIELLIT (12.18.2013)
'MEGA-ZJARRET' GLOBALË (12.16.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 dhjetor?1770 - NË KËLN LINDI LUDWIG VAN BEETHOVEN (12.16.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 dhjetor?1503 - LINDI MICHEL DE NOSTREDAME OSE NOSTRADAMUS (12.14.2013)
PËRKUJDESJA E URAVE TË HUNGARISË (12.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]