VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 prill?217 - PERANDORI KARAKALLA VRITET DHE PASOHET NGA MAKRINUS

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 03:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 prill?
217 - PERANDORI KARAKALLA VRITET DHE PASOHET NGA MAKRINUS

E Martë, 04.08.2014, 09:43pm (GMT+1)


217 - Perandori romak Karakalla vritet dhe pasohet në fron nga konandanti i Gardës Pretoriane, Marcus Opellius Makrinus. Macrinus ishte me prejardhje berbere dhe perandori i parë romak i cili vinte nga klasa jo-senatoriale. Makrinus u përmbys dhe u ekzekutua pas një viti.

1500 - Beteja e Novarës: Mbreti francez Louis XII mund Dukën e Milanos, Ludoviko Sforza. Ky i fundit u tradhëtua ose u braktis nga trupat e tij që përbëheshin nga një kolaicion zviceran, gjerman dhe nga një kalorësi e lehtë stradiotë arvanitas; forcat zvicerane u rebeluan dhe negociuan një kapitullim me francezët; forcat gjermane shpejt bënë të njëjtën gjë dhe pasi u çarmatosën u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre; sa për stradiotët ata u lanë në mëshirën e francezëve dhe u masakruan; Sforca u kap dhe u mbajt për 8 vjet në kështjellën Loches Chateau, Francë, mbyllur në një kafaz të ngushtë.

1582 - Lindi Phienas Fletcher, poet anglez që shkroi gjatë gjithë jetës dhe kur vdiq la pas një letërsisë të pasur që krahasohet me atë  bashkëkohësve të tij të periudhës së Rilindjes, si Spenser dhe Milton. Punimet e mbledhura e Phineas përfshijnë tre vëllime prozë fetare, një poemë epike, himne, psalme, përkthime, këngë të ndryshme, dhe poezi.

Canto V, nga Phienas Fletcher
(shqipërim)

Nata bie, në qiell retë vrapojnë
Vesën shpërndajnë, të cilën e hedhin
Mbi lulet dhe sytë e përgjumur.
Hëna e lagësht dhe yjet e ftohtë
Dritë në anën e diellit bëjnë
Në flakët e tij përtërijnë veten.
Pse duhet të ndriçojnë në tokë e pastaj të përqeshen,
Kur drita e tyre është vetëm e hyjnisë Diell?
Përkundër, aq sa yjet në rënie,
Dhe druri i kalbur, do të shkëlqenin.


1783 - Katerina II e Rusisë anekson Krimenë. Gjatë sundimit të saj, Katerina e Madhe u përpoq t'i bënte përshtypje Perëndimit, ndërsa pa mëshirë ushtronte autoritetin e saj mbi Rusinë dhe rajonin përreth. Në botë, Katerina e paraqiste veten si monarke i drejtë që interesohej për mirëqenien e popullit të vet. Por në të njëjtën kohë, aneksoi shumë prej asaj që sot është Ukrainë, copëtoi Poloninë dhe shtypi brutalisht kryengritjen më të madhe fshatare në historinë ruse.

1820 -Statuja Venus de Milo zbulohet në ishullin e Melos të detit Egje. Statuja iu "dhurua" mbretit të Francës Louis XVIII, i cili e vendosi në muzeun e Louvrit.

1943 Londër, Oborri mbretëror shqiptar i dërgon një letër Fan Nolit në Boston, SHBA, lidhur me krijimin e një qeverie në mërgim në letër thuhej: "Mbreti Zog do të ishte i kënaqur të shihte hirësine tuaj në krye të kësaj qeverie". (OP)

1946 - Lidhja e Kombeve zhvillon mbledhjen e saj të fundit.

1990 Shpallet Dita Ndërkombëtare e Romëve gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në Poloni.

1994 - Ndalohet pirja e duhanit në Pentagon dhe në të gjitha bazat ushtarake amerikane.

Mendim i ditës
"Bukuria; sa më e zbuluar aq më mirë e veshur".
Phineas Fletcher

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori Çfarë ka ndodhur më 7 prill?1498 - TURMA VËRSHON NË MANASTIRIN E SAVONAROLAS (04.08.2014)
AVIONËT PA PILOTË DHE STRATEGJIA E PENTAGONIT (04.07.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 6 prill?610 - KURANI ZBRET NË TOKË (04.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 prill?456 - SHËN PATRIKU KTHEHET NË IRLANDË SI PESHKOP MISIONAR (04.05.2014)
ARTI DHE SYRI ARTIFICIAL (04.05.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 prill?1081 - ALEKSI I COMNENUS BËHET PERANDOR BIZANTIN (04.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 prill?33 - NDODHI KRYQËZIMI I JEZU KRISHTIT (04.03.2014)
ZBULOHET ENIGMA - VIRGJËRESHA DHE SKËNDERBEU, SI RA NË DUART E ITALIANIT TË FAMSHËM CARPACCIOSpeciale - A është Skënderbeu i pranishëm në tablotë e piktorit të famshëm të Rilindjes italiane Vittore Carpaccio (04.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 prill?1453 - SULLTAN MEHMETI II FILLON RRETHIMIN E KOSTADINOPOJËS (04.02.2014)
NJË PRILLI - DITA E RRENAVE (04.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]