VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 qershor?1812 - KONGRESI AMERIKAN I SHPALL LUFTË BRITANISË, KANADASË DHE IRLANDËS

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 qershor?
1812 - KONGRESI AMERIKAN I SHPALL LUFTË BRITANISË, KANADASË DHE IRLANDËS

E Mërkurë, 06.18.2014, 06:56pm (GMT+1)


1812 - Kongresi amerikan i shpall luftë Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Irlandës. Arsyet ishin të ndryshe, përfshi kufizimet e tregtisë të shkaktuara nga lufta e vazhdueshme e Britanisë me Francën, ngacmimet e anijeve  tregtare amerikane nga marina britanike, dhe mbështetja britanike për fiset indiane për të mos lejuar zgjerimin amerikan. Lufta zgjati 2 vjet e 8 muaj dhe nuk solli ndryshim kufijsh, por forcoi ndjenjën kombëtare, frymëzoi krijimin e himnit "The Star-Spangled Banner" dhe shtoi respektin e Amerikës në botë. Për amerikanët lufta e vitit 1812 cilësohet si lufta e dytë e pavarësisë; britanikët e quajnë atë një luftë anësore në kuadër të lufrave me Francën.

1815 - Beteja në Vaterlo rezulton në humbjen e Napoleon Bonapartit; Duka i Wellingtonit dhe Gebhard von Blucher e detyrojnë Bonapartin të heqë dorë nga froni i Francës për herë të dytë dhe të fundit.

1858 - Charles Darwin merr një letër nga Alfred Russel Wallace që përfshin konkluzione gati identike me ato të Darvinit mbi evolucionin -  kjo e bëri Darvinin të publikonte teorinë e tij.

1873 SHBA; Susan B. Anthony gjobitet 100 dollarë për përpjekjen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 1872. E drejta e grave pët të votuar në Amerikë u miratua nga Kongresi më 4 qershor 1919, dhe amendamenti i 19-të i Kushtetutës që u garanton të gjitha grave amerikane të drejtën e votës u ratifikua më 18 gusht 1920.

1924 Fan Noli shpall një dokument mbi politikat që duhet të ndiqen nga kabineti i tij; një program prej 19 pikash iu premtua shqiptarëve; propozimet shiheshin thelbësorë për krijimin e një demokracie moderne. Por parlamenti ishte shpërndarë prej kohësh, zgjedhje nuk u zhvilluan dhe asnjë hap nuk u ndërmor në mënyrë që populli të ratifikonte revolucionin. Kryeministri i ri (Noli) qeveriste pa një legjislaturë që të mund ta kthente vendin në gjendje normale, ndërkohë që censura e rreptë u vu në zbatim; rrjedhimisht, qeveria e re kurrë nuk u legjitimua, prandaj u ndje e pasigurt që prej fillimit.

1945 Spikeri i radios dhe komentatori William Joyce akuzohet nga Anglia për tradhëti për propagandë pro-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. William kishte qenë politikan irlandez-amerikan. Lindur më 1906 në Brooklyn, Nju Jork, në vitet 1920 ai shkoi në Britani ku u bë anëtar i Bashkimit Fashist Britanik. Në prag të luftës së dytë botërore, 1939, William Joyce, martuar me një gjermane, vendoset në Berlin dhe gjen punë në Radion gjermane për programe në gjuhën angleze që transmetonte propagandë naziste. Vetëm në Angli, William kishte rreth 8 milionë dëgjues të rregullt. Në vitin 1945, ndërsa po përpiqej të kalonte kufirin nga Gjermania në Danimarkë, William Joyce u kap nga forcat britanike; u dërgua në Londër, ku u gjykua dhe u gjet fajtor për tradhëti të lartë - William u ekzekutua me varje në burgun Wandsworth më 3 janar 1946 - vdiq i papenduar dhe provokues - fjalët e tij të fundit ishin: "Jam krenar të vdes për idealet e mia dhe më vjen keq për bijtë e Britanisë që kanë vdekur pa e ditur pse."

1953 - Revolucioni egjiptian i vitit 1952 përfundon me përmbysjen e dinastisë 150 vjeçare Muhamed Ali dhe shpalljen e Republikës së Egjiptit. Muhamed, Muhammad ose Mehmed apo Mehmet Ali, lindi më 4 mars 1769 nga prindër shqiptarë në qytetin e Kavallës, në atë kohë pjesë e vilajetit osman të Rumelisë. Sipas shumë gazetarëve perëndimorë që e kishin intervistuan atë, dhe sipas njerëzve që e njihnin, gjuha e vetme që ai dinte rrjedhshëm ishte shqipja edhe pse ishte gjithashtu kompetent në turqisht. Mehmet Aliu qeverisi Egjiptin nga viti 1805 deri sa vdiq më 1848. Sipas disa historianëve, vitet e fundit të jetës Mehmeti kishte filluar të mendonte se para-ardhësit e tij mund të kishin qenë turq, të migruar nga Anadolli. (Turkish Historical Review, Butrus Abu-Manneh, Brill Academic Publishers)

Mendim i ditës
"S'është nevoja të digjen librat për të shkatërruar një kulturë; Mjafton ndalimi i leximit të tyre".
Ray Bradbury (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 qershor?1462 -MBRETI VLAD II I VLLAHISË SULMON NATËN PËR TË VRARË SULLTAN MEHMETIN II (06.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN IU VË FLAKËN ANIJEVE QË TË MOS BIEN NË DUART E PERSIANËVE (06.17.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 qershor?1215 - MBRETI XHON I ANGLISË VË VULËN MBI DOKUMENTIN MAGNA CARTA (06.16.2014)
PROJEKTIMI I EUROPËS - SHTETE TË 'KLASIT' TË PARË DHE TË DYTË (06.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?1158 - DUKA I SAKSONISË DHE BAVARISË THEMELON QYTETIN MÃœNICH (06.15.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 qershor?313 - DEKRETI I MILANOS QË IU JEP LIRINË FETARE TË GJITHË BANORËVE TË PERANDORISË ROMAKE, SHPALLET NË NICOMEDIA (06.14.2014)
HËNA E PLOTË DHE E PREMTJA E DATËS 13 - SIMBOLIKË E NDËRLIKUAR? (06.13.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 qershor?1665 - AGLEZËT RIEMËROJNË NJU JORKUN (06.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 qershor?1184 para erës së re - LUFTA TROJANE: TROJA SHKATËRROHET DHE DIGJET (06.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 qershor?323 para erës së re - VDIQ ALEKSANDRI I MADH (06.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]