VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 gusht?

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 09:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 gusht?
E Enjte, 08.07.2014, 07:26pm (GMT+1)


322 pes - Zhvillohet Beteja e Kranonas (Larisa) midis Athinës dhe Maqedonisë. Pasi athinasit mësuan mbi vdekjen e Aleksandrit të Madh në qershor 323 pes, ata vendosën  të rebeloheshin kundër hegjemonisë maqedonase; rekrutuan një forcë mercenare, kryesisht persianë; dhe krijuan gjithashtu një ushtri të përbashkët mes qyteteve-shtete të tjera helenike. Gjenerali Antipater, mëkëmbësi i Aleksandrit në Evropë, kërkoi përforcime nga Azia ku ushtria maqedonase ndodhej në fushatë. I pari që iu përgjigj thirrjes, ishte gjeneral Leonnatus - por ky u vra në betejë kundër kalorësisë greke. Pas kësaj Antipater e bashkoi ushtrinë e tij me atë të Leonnatus, ndërkohë që mbërriti edhe një forcë e tretë maqedonase nën udhëheqjen e gjeneralit Kraterus; kjo bëri që superioriteti numerik i trupave të kalonte në anën maqedonase, dhe kështu rebelimi athinas u shtyp.

317 - Në Sirmium, Pannonia, lindi Konstantius II, perandor romak - djali i Konstandinit të Madh - ai u bë Cezar nga babai i tij më 13 nëntor 324 në moshën 7 vjeçare. Në fillim të vitit 337, Konstantinius nxitoi në Konstandinopojë pasi mori lajmin se babai i tij ishte i sëmurë rëndë. Konstantini i madh vdiq dhe Konstantius urdhëroi një masakër ndaj të afërmve të vet, edhe pse të dhënat janë të paqarta; historianët citojnë kronikanin Eutropius, mes viteve 350 - 370, i cili thotë se Konstantius dha urdhër për vrasjen e dy prej xhaxhallarëve dhe gjashtë prej kushërinjve të tij, duke përfshirë Dalmatius, sunduesin e Moesisë. Masakra la gjallë, vëllanë e tij më të madh, Konstandinin; vëllanë më të vogël, Konstansin; dhe tre të afërm të famijes - Gallus, Julian dhe Nepotianus. Pas kësaj, Konstantius u takua me vëllezërit e tij në Sirmium për të zyrtarizuar ndarjen e perandorisë - për vete ai mori krahinat lindore, duke përfshirë Konstandinopojën, Trakën, Azinë e Vogël, Sirinë, Egjiptin, dhe Cyrenaikën; vëllai i madh, Konstandini, mori Britaninë, Galicinë, Hispanian dhe Mauretanian; ndërsa Konstansi  mori Italinë, Afrikën, Ilirinë, Maqedoninë, dhe Akaean. Sirmium ishte qytet në Pannonia, krahinë e përmendur së pari në shek e 4 pes., banuar fillimisht nga ilirë e keltë: dhe u pushtua nga romakët në shekullin 1 pes. Në vitin 294, Sirmium u shpall një nga katër kryeqytetet e Perandorisë Romake - Sirmium ishte edhe kryeqyteti i prefekturës Praetoriane të Ilirisë. Qyteti i njohur perandorak vazhdon ta ruajë edhe sot emrin e lashtë ilir, megjithëse paksa të ndryshuar (Sremska Mitrovica)

626 - Ushtritë Avare dhe sllave heqin rrethimin e Konstandinopojës - ata nuk kishin durimin dhe teknologjinë e duhur për ta pushtuar qytetin që kishte një mbrojtje të sofistikuar. Gjithashtu, mungesa e furnizimeve përfundimisht bëri që sllavët dhe avarët ta braktisin rrethimin dhe të niseshin drejt territoreve më të hapura (Ballkani i sotëm).

1242 -  Karli i parë i Sicilisë, gjithashtu sundimtar i Napolit dhe Durrësit, i jep vasalit të tij në Shqipëri, Pal Gropa, 7 fshatra në luginën e Devollit dhe prona të tjera në rajonin e Ohrid, dhe Dibrës zotërime që u mbajtën nga familja Gropa për më se 2 shekuj. Andrea Gropa (ndoshta djali i Palit), përmendet nga kronikanët më 1248; Zakari Gropa përmendet gjatë luftrave të Skënderbeut kundër osmanëve në lidhje me betejën e Tumenishtit, 1457;  dhe i fundit i kësaj dinastie thuhet se iku nga Shqipëria me familjen e tij për në Itali menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

1420 - Në Firence fillon ndërtimi i kubesë së katedrales Santa Maria del Fiore - me zbukurime të brendshme të mbetura të papërfunduara pasi u refuzuan nga Mikelanxhelo, i cili ishte caktuar si kontrollor i cilësisë së pikturave dhe afreskeve. Çatia konike u kurorëzua me një glob prej bronxi dhe një kryq në majën e tijj. Kjo e coi lartësinë e përgjithëshme të katedrales në 114.5 metra. Në korrik 1600, topi prej bronxi u godit nga një rrufe dhe u rrëzua; por dy vjet më vonë u zëvendësua nga një rruzull edhe më i madh. Puna për këtë top bronzi, me një fanar në krye, iu dha skulptorit Andrea del Verrocchio, në punishten e të cilit në atë kohë sapo kishte filluar punën një nxënës i ri i quajtur Leonardo da Vinci. Ndërtimi i katedrales që kishte filluar në vitin 1296 përfundoi më 1469.

1782 - George Washington urdhëron krijimin e Medaljes së Meritës për të nderuar ushtarët e plagosur në betejë. Medalja më vonë u riemëruar me emrin poetik Purple Heart. Medalja Fidelity (për Besnikëri) është më e herëshme; ajo iu dha 3 ushtarëve për një ngjarje të veçantë në vitin 1780 dhe nuk u përdor më, prandaj Medalja e Meritës është konsideruar shpesh si dekorata më e herëshme në SHBA.

1789 - Krijohet Departamenti i Luftës i Shtetet e Bashkuara -  riemëruar Departamenti i Mbrojtjes në vitin 1949.

1938 - Holokausti: Fillon ndërtimi i kampit të përqendrimit Mathauzen - kryesisht për shfarosjen përmes punës së rëndë të personave anti-nazistë nga radhët e inteligjencias dhe shtresave të larta shoqërore në vendet nën regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth 320 mijë njerëz mendohet se vdiqën në këtë kamp - numri i saktë nuk dihet. Më 1945, kur Mathauzen u çlirua nga trupat aleate, kampi kishte rreth 85 mijë të burgosur. Kompleksi kryesor i kampit në Mathauzen është kthyer tani në muze kujtese tragjike.

1981 Një milionë punëtorë, anëtarë të sindikatës polake Solidarnost të udhëhequr nga Lech Valesa, hidhen në greqë për të protestuar kundër krizës ekonomike dhe mungesave ushqimore në vend komunizmi në Evropën Lindore hyri kështu në udhën e pashkelur të rënies.

2001 Presidenti amerikan Bill Klinton pranon shumën prej 10 milionë dollarësh si paradhënie për librin e tij autobiografik kjo është shuma më e madhe dhënë një autori për një libër dokumentar.

Mendim i ditës
"Të jesh president është si drejtosh një varrezë: ke shumë njerëz nën vete, por asnjë nuk të dëgjon."
Bill Clinton
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori Çfarë ka ndodhur më 6 gusht? (08.07.2014)
'ROSETTA' E KA ARRITUR KOMETËN QË E KËRKONTE PREJ 10 VJETËSH (08.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 gusht? (08.06.2014)
KRIMEA - JA SI UKRAINASIT PO KTHEHEN NË RUSË (08.05.2014)
ALSASË, PËRKUJTOHET 100 VJETORI I LUFTËS SË MADHE - HOLLANDE DHE GACUK VENDOSËN GURIN E PARË NË PËRMENDOREN E TË RËNËVE (08.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 gusht? (08.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 gusht? (08.03.2014)
BALENAT DHE RËNDËSI E TYRE PËR OQEANET (08.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 gusht? (08.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 gusht? (08.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]