VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 gusht?

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 12:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 gusht?
E Hënë, 08.04.2014, 06:53am (GMT+1)



367 Gratian, i biri i perandorit romak Valentinian I, shpallet bashkë-perandor nga babai i tij Gratiani ishte vetëm 8 vjeç. Kur u rrit, Gratiani u bë perandor  i mbarë Romës ai gëzonte mbështetjen e gjeneralëve dhe mposhti rivalitetet e vëllait dhe xhaxhit të tij. Gratian favorizoi krishterimin mbi fenë tradicionale romake, duke refuzuar atributet hyjnore të perandorëve ai hoqi Altarin e Fitores nga salla e Senatit romak. Gratian ishte me prejardhje nga Pannonia ilire, ku edhe kishte lindur - ai mbante emrin e gjyshit të tij, Gratian dhe ishte martuar me mbesën e Konstandinit të madh.  

1693 Francë; u prodhua për here të parë vera Dom Perignon - edhe pse në të vërtetë Peringon nuk kishte asgjë të bënte me verën e gazuar apo shampanjë. Dom Peringon ishte një murg në rajonin e Shampanjës i njohur për eksperimentime në prodhimin e verës. Por vera e gazuar, veçori verës së krahinës Shampanjë, filloi të prodhohej vetem në shekullin e XIX.

1789 Revolucion; në Francë anëtarë të Asamblesë Kombëtare Kushtetuese betohen për t'i dhënë fund feudalizmit dhe për të braktisur privilegjet e tyre.

1912 Në Stokholm, Suedi, lindi Raoul Wallenberg. Tri dekada më vonë, Raoul la gjurmën e tij në histori. Wallenberg u rrit për t'u bërë arkitekt, por kjo nuk ishte se si u bë i famshëm. Në marrëdhëniet e tij të biznesit, Wallenberg mësoi për gjendjen e hebrenjve hungarezë në duart e nazistëve. Ndryshe nga të tjerë njerëz me peshë dhe pozitë në shoqëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wallenberg shkoi për të shpëtuar mijëra ... dhe shpëtoi të paktën 100.000 hebrenj nga vdekja e sigurt ... 65.000 prej tyre ishin nga getot e Budapestit. A ishin motivet e tij thjesht humanitare apo biznesi, kjo është një pyetje që mbetet pa përgjigjet, sepse ai u zhduk. Në vitin 1945, trupat sovjetike hynë Budapest dhe e arrestuan Wallenbergun. Agjencia sovjetike e lajmeve, TASS, njoftoi se Wallenberg vdiq në burg dy vjet pas arrestimit, por vdekja e tij ka mbetur e pavërtetuar. Raoul Wallenberg është nderuar pas vdekjes nga qeveria e SHBA. Në vitin 1981 Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ta shpallur Wallenbergun Shtetas Nderi Në historinë e Shteteve të Bashkuara, shtetësinë e nderit e kanë mare gjithsej vetëm 7 persona, mes tyre Winston Churchill më 1962, dhe Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) më 1996.

1914 - Lufta e Parë Botërore: Gjermania pushton Belgjikën. Në përgjigje, Belgjika dhe Britania e Madhe i shpallin luftë Gjermanisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë neutralitetin e tyre.

1944 - Holokausti: kallzimi nga një informator holandez çon Gestapon në një depo të Amsterdamit, ku ata gjejnë dhe arrestojnë Anne Frank, familjen e saj, dhe katër persona të tjerë. Frank ishte 15 vjeç ajo kishte dy vjet që mbante një ditar personal ku hidhte ndjenjat, mendimet dhe frikën gjatë periudhës së fshehur nga nazistët. Anne Frank vdiq në një kamp përqendrimi - Ditari i saj u simbol i fuqisë së shpirtit njerëzor.

1969 - Lufta e Vietnamit: Në banesën e ndërmjetësit francez Jean Sainteny në Paris, përfaqësuesi amerikan Henry Kissinger dhe përfaqësuesi  vietnamezo-verior Xuan Thuy fillojnë bisedimet e fshehta të paqes këto negociata dështuan. Shtetet e Bashkuara i dhane fund përfshirjes ushtarake në Vietnamin më 29 mars 1973, Edhe pse lufta mes vietnamezo-jugorëve me veriorëve do të vazhdonte edhe dy vjet të tjera. Gjatë 10-vjetëve të luftës, 58.282 ushtarë amerikanë humbën jetën dhe 303.644 amerikanë të tjerë u plagosën.

Mendim i ditës
"Kurrë mos e shtyni deri nesër atë çfarë mund ta shtyni deri ditën pas (pasnesër)"
Raoul Wallenberg
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 gusht? (08.03.2014)
BALENAT DHE RËNDËSI E TYRE PËR OQEANET (08.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 gusht? (08.02.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 gusht? (08.01.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 31 korrik? (08.01.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 korrik? (07.31.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 korrik? (07.31.2014)
VETITË SHËRUESE TË SHALQIRIT (07.31.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 korrik? (07.29.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 korrik? (07.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]