VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Google nxjerr në treg supertelefonin

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 11:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Google nxjerr në treg supertelefonin
E Mërkurë, 01.06.2010, 05:57pm (GMT+1)

 

"Sot po nxjerrim Nexus One", njoftoi me solemnitet Mario Kueriozi, zëvendëspresidenti i kompanisë Google.

Telefoni Nexus One është paraqitur edhe si telefoni i mençur. Kjo është hera e parë që një gjigant i internetit hedh në treg një telefon celular.

Nexus One përdor sistemin Android të Google, funksionon me prekjen e ekranit, peshon 130 gramë dhe është vetëm 11.5 milimetra i trashë.

Ky lloj telefoni shkruan emaile, të cilat diktohen gojarisht nga përdoruesi.

Të gjitha këto e bëjnë super-telefon.

"Përkufizimi i Nexus-it sipas fjalorit është konvergjenca, apo aty ku telefoni takohet me internetin. Nexus është shembulli i qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një telefon mobil që përdor sistemin Android",
tha Kueriozi.

Telefoni i ri është një konkurrent i fuqishëm i iPhone të kompanisë Apple. Megjithatë, Apple ka shitur 30 milionë telefona të këtij tipi, andaj Google ka shumë për të bërë që të arrijë Apple.

Çmimi i telefonit të Google është relativisht i lartë. Ai fillon me 179 dollarë nëse ke një kontratë me T-Mobile Amerika, e shkon deri në 529 dollarë nëse nuk ke asnjë lidhje me ndonjë kompani telefonike.

Karolinë MekKarthi tha se është përparësi e Google fakti se u jep mundësi klientëve të zgjedhin vetë rrjetin e tyre, pavarësisht faktit se për këtë duhet të paguajnë më shumë.

Kompanitë e telefonisë celulare në Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në një luftë fjalësh se cila prej tyre ka rrjetin më të mirë të mbulimit.

Në këtë mënyrë, klientët e Google mund të zgjedhin vetë kompaninë.

"Nëse Google është në gjendje të ofrojë mesazhin se u jep njerëzve zgjedhje, duke tejkaluar skërmitjen e dhëmbëve mes kompanive celulare, mendoj se do të ketë sukses të njëjtë, le të themi si politikanët që pohojnë se janë mbi sulmet e vogla, të bëra në reklama të paguara nga kundërshtarët", tha MekKarthi, gazetare e specializuar në çështjet e teknologjisë.

Google shet reklama në vlerë prej 20 miliardë dollarësh në vit. Por, njerëzit gjithmonë e më shumë po përdorin internetin përmes telefonave të tyre celularë, sesa përmes kompjuterëve, çfarë mund të shkaktojë rënien e biznesit të Google.

Google ka njoftuar se në Evropë do të bashkëpunojë për të sjellë telefonin e ri në pranverë me Vodafonin.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shanse të vogla për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndalimin e Armëve Bërthamore (01.06.2010)
Bashkimi Evropian (BE) i ri duhet të merret më 2010 me probleme të vërteta (01.05.2010)
Gjykata Supreme e Malajzisë lejon fjalën Allah për të krishterët (01.04.2010)
Shkenca që ndryshoi botën në vitin 2009Nga Richard Solash (01.01.2010)
Burj Dubai, kulla rekord botëror e cila ka me e përzënë krizën botërore (12.29.2009)
"The American Interest": Dy shtyllat e "shekullit të ri" amerikan. Sekreti i vogël i modelit amerikan të luftës (12.29.2009)
Intervistë me Henry Kissinger dhe Hillary ClintonNga Jon Meacham (12.28.2009)
Si u bë 25 dhjetori Krishtlindje/A është e vërtetë ditëlindja e Krishtit? (12.25.2009)
Dëshmi e humanizmit mes popujve - varreza e ushtarëve gjermanë në Tiranë (12.24.2009)
Rrëzimi i Ã‡ausheskut - kthesa politike në Rumani 20 vjet më parë (12.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]