E Mërkurë, 11.20.2019, 10:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
'ORA E APOKALIPSIT' - PAS VITIT 1984 NJË PËRSHPEJTIM MARRAMENDËS
Nga ADRIENNE LAFRANCEJAN, The Atlantic

E Djelë, 01.25.2015, 11:33am (GMT+1)


Apokalisi ka qenë gjithmonë të paktën 7 minuta larg. Kështu rezulton nga llogaritjet e “Doomsday Cock” (Orës së Kijametit), një mekanizëm sahati simbolik që mat afërsinë e njerëzimit me shkatërrimin. Ora, e vënë në punë nga anëtarët e Buletinit të Shkencëtarëve Atomike në vitin 1947, është projektuar për të paralajmëruar njerëzit për pasojat e armatimit bërthamor botëror.

Prej atëhere, ajo e ka zgjeruar gamën e matjeve të saj, duke ndjekur edhe fatkeqësitë tjera të mundshme për njerëzimin, sikurse është së fundmi edhe ndryshimi i klimës. Mënyra sesi ora punon është e thjeshtë: sa më pranë mesnatës të ndodhen akrepat e saj, aq më të rrezikuar jemi.

Aktualisht, buletini njofton se apokalipsi është 3 minuta larg, ndërsa gjatë kontrollit të fundit në vitin 2012, ne ishim 5 minuta larg nga kastastrofa. Shpjegimi i këtij ndryshimi gjendet tek ndryshimi i pakontrolluar i klimës, modernizimi i armëve bërthamore në nivel global, dhe arsenalet e jashtëzakonshme të armëve bërthamore që përbëjnë një kërcënim të madh e të pamohueshëm, për vazhdimin e ekzistencës së njerëzimit. Ndërkaq liderët botërorë, kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë e duhur apo në shkallën e nevojshme, për të mbrojtur qytetarët nga katastrofa e mundshme.

Kur u prezantua 68 vite më parë, ora shënonte 11:53, një pozicion gjithësesi mjaft dramatik për t’ia filluar, dhe natyrisht sasia e duhur e tensionit për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen e njerëzve.
Përgjatë viteve, akrepi i minutave ka ecur sa para-mbrapa. (Dhe lëvizja jonë i ka paraprirë asaj që mund të ndodhte nëse gjendeshin më afër fatkeqësisë). Njerëzimi ishte më larg shfarosjes në vitin 1991, pas nënshkrimit të Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Por ishte shumë pranë katastrofës në vitin 1953, kur buletini njoftoi se ora shënonte 11:58 në prag të mesnatës. (Arsyeja: zhvillimi i vazhdueshëm i bombave termo-bërthamore nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe testet e bombave me hidrogjen në Bashkimin Sovjetik).

Ne kemi qenë afër apokalipsit, sikurse ndodhemi aktualisht edhe në 3 raste të mëparshme 1949: Kur Bashkimi Sovjetik testoi bombën atomike, që shenjoi edhe fillimin e garës së armatimit bërthamor. 1984: Kur gara e armatimit, u intensifikua gjatë Luftës së Ftohtë dhe marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik sipas buletinit, kishin arritur në “pikën e tyre më të akullt”. 2015: Ndryshimi i klimës dhe kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore. www.bota.al
Sipas standarteve të rregullta të mbajtjes së kohës, zvarritja me 2 minuta në një periudhë prej 3 vjetësh mund të duket e ngadaltë. Por gjatë 66 viteve të fundit, ora ka lëvizur në total vetëm 14 minuta në të gjitha drejtimet. Kapërcimi më i madh në kohë, ishte në mes viteve 1990-1991, kur pati një zhvendosje prej 7 minutash larg nga katastrofa.

Duke u kthyer pas në ditët e qeta të vitit 1991, vetëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, buletini shpalli se njerëzimi ishte 17 minuta të lavdishme larg nga shfarosja, praktikisht një përjetësi, në krahasim me leximet e mëparshme por edhe të mëvonshme të “Doomsday Clock”.

Pajisja, është një mënyrë efektive për të nxjerrë në pah disa nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet planeti, por kjo është edhe shumë e ngathët në aspektin teknologjik. Orët kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të shikuar përpara (ose, rreth e rrotull). Njerëzit mbajnë në duar orët, me supozimin se koha do të vazhdojë të ecë përpara dhe se ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për të regjistruar kalimin e kohës. Sa është ora? Kjo është zakonisht mënyra sesi pyesim. Sa duhet të jetë ora? Kur shkojmë për të fjetur gjumë, ne vendosim orët në alarm, me shpresën se kur të ngrihemi nesër të mëngjes, dielli do të ketë lindur sërish.

A ka ndokush një metaforë alternative e të përshtatshme ndaj “Doomsday”? Kjo mund të mos ketë të njëjtin sens urgjence, si tik-taku i një ore të zakonshme. Por ideja, se ne jemi kaq afër shkatërrimit tani, sesa keq janë gjërat, duket së paku disi pa fantazi.

Si mund të duket bota, nëse “Ora e Katastrofës” do të shënonte 23:01? Ose, më mirë akoma, rreth orë së ngrënies së darkës? Dhe çfarë do të ndodhte, nëse ne tanimë do të shkonim aq larg rrezikut sa ora të shkonte prapa deri në 05:00 të mëngjesit, një ide e hedhur nga një shkrimtar, përmes një letre botuar në gazetën “New York Times” në vitin 1995.

Duke supozuar se çdo gjë vjen e shkatërrohet në mesnatë, koha më e dëshirueshme për orën do të duhet të jetë mesdita, largësia më e madhe prej shfarosjes, nga të gjitha drejtimet.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË LUFTË MES DY BOTËVENga GEORGE FRIEDMAN, 'Stratfor' (01.25.2015)
FINLANDEZËT DHE SUEDEZËT QË LUFTOJNË PËR IS-in (01.24.2015)
SHTETET E BASHKUARA, IZRAELI DHE IRANI (01.24.2015)
TMERRI I AUSHVICIT - 27 JANARI, DITA PËRKUJTIMORE E VIKTIMAVE TË REGJIMIT NAZIST (01.24.2015)
JETA E MBRETIT ABDULLAH (01.23.2015)
HORRORET E AUSHVICIT - E MBIJETUARA TREGON JETËN NË KAMPIN E VDEKJES (01.23.2015)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA DHE TERRORIZMI (01.23.2015)
MISTERI I QABESË - SHOKUES PËR NASAnNeil Armstrong ka dëshmuar se qyteti i Mekës është qendra e planetit Tokë (01.23.2015)
PROJEKTI I SHEKULLIT - ME TUBACIONE NËN DET, UJI I PAQES NGA TURQIA NË QIPRO - Tekst dhe fotogaleri (01.22.2015)
DITA E MARTIN LUTHER KINGUT DHE QYTETI FERGUSON (01.18.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]