VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANALISTËT RUSË PËR VIZITËN E CIPRASIT NË MOSKË

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 03:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
ANALISTËT RUSË PËR VIZITËN E CIPRASIT NË MOSKË

E Mërkurë, 04.08.2015, 10:24am (GMT+1)


Në mes të krizës së borxheve, kryeministri grek Aleksis Cipras viziton sot (08.04.2015) Presidentin rus Vladimir Putin. Vëzhguesit mendojnë se Moska dhe Athina duan t'i japin njëra-tjetrës mbështetje politike.

Heqjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë Greqia nuk mund ta arrijë - dhe më shumë se fjalë në takim nuk do të ketë, mendon Mihail Krutihin nga sipërmarrja konsultative RusEnergy. "Greqia nuk ka ndër mend që të largohet nga BE. Ajo jo vetëm që do të tregojë se ka aleatë jashtë BE, por duhet të tregohet në njëfarë mase solidare me Brukselin", thotë eksperti. Po qendrimi aktual i Athinës i mjafton Kremlinit, thotë ish-kryeministri rus dhe bashkëkryetari i partisë opozitare "RPR-PARNAS", Mihail Kasjanov në bisedë me DW. Meqenëse Greqia nuk është dakord me linjën e përgjithshme të BE, ajo e përçan që tani unitetin evropian. "Putini e ka izoluar veten nga bota e zivilizuar dhe ka në këtë situatë vetëm një objektiv: shkatërrimin e konsolidimit të brendshëm evropian dhe atij transatlantik, " thotë Kasjanov. Putini do që BE t'i tërheqë vendimet e tij. Pastaj Rusisë i mbetej vetëm një armik: SHBA.

Por qeveria ruse ka edhe një shkak tjetër për afrimin me Greqinë, mendon Michail Krutichin. "Rusisë i mungojnë shumë aleatët, i mungojnë thjesht drejtues shtetesh, të cilët të ishin të gatshëm të ulen me Moskën në një tryezë negociatash. Kur Rusia është e lumtur për aleatë si Republikat Nauru dhe Vanuatu, atëherë kuptohet që është ëndërr që të gjesh dikë në Evropë, të gatshëm për t'i shtrënguar dorën udhëheqjes ruse," thotë Krutihin.

Shumë vëzhgues besojnë se Moska përpiqet që ta sigurojë me kredi besnikërinë e shteteve të veçanta në Evropë. Këtu nuk është vetëm fjala për Greqinë, por edhe për Hungarinë, së cilës Rusia i premtoi pak kohë më parë një kredi prej 10 miliardë dollarësh, por edhe për Qipron, e cila mori në vitin 2011 2,5 miliardë euro nga Moska. Megjithatë ekzistojnë dyshime, nëse Athina dhe Moska do të bien dakord të mërkurën për ndihma financiare. "Një kredi do të ishte e lidhur me vështirësi të caktuara. Natyrisht që Rusisë nuk do t'i mbaroheshin paratë, por mund t'i dilte problem me rezervat", thotë ish- kryeministri rus, Mihail Kasjanov.

Kurse Alexander Knobel, ekspert për tregtinë ndërkombëtare në Institutin Gaidar për politikën ekonomike mendon se Greqia nuk mund t'i kërkojë Moskës mbështetje financiare, nëse nuk do ta prishë përfundimisht me autoritetet financiare të BE. "Nuk besoj se do të arrihet të blihet Greqia. Në plan afatgjatë ajo është e lidhur me eurozonën", thotë Knobel.

Por është e mundur që kryeministri grek të paraqesë në Moskë propozime të detajuara për pjesëmarrjen e sipërmarrjeve ruse në tendera, që kanë të bëjnë me të drejta për të kërkuar burime nëntokësore në bregdetin grek. Këtë ide e paraqiti edhe ministri grek i Energjisë, Panajotis Lafazanis në vizitën e tij në Moskë në fund të marsit. Por atëherë, Ministria ruse e Energjisë i pa si shumë të turbullta propozimet e tij.

Moska nga ana e saj mund të bëjë disa përjashtime për lëndë të para bujqësore ruse, që dërgohen për përpunim në Rusi. Në këtë mënyrë, Moska mund të ushqente një lobiist brenda BE, për ta përdorur atë pastaj si instrument për përçarjen e BE, mendon Knobel.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SAMITI I ARDHSHËM NDËRAMERIKAN (04.07.2015)
FOTOGALERI - IRANI I KOHËS SË SHAHUT (04.07.2015)
EKSPOZITË - DORËSHKRIMET E DETIT TË VDEKUR (04.05.2015)
PANAIRI NDËRKOMBËTAR I MAKINAVE NË NJU JORK (04.05.2015)
TURQI - ZBULOHET QYTETI MË I MADH NËNTOKËSOR NË BOTË (04.05.2015)
ZYRTARJA E USAID - PËR MË SHUMË GRA NË POLITIKË, DUHEN NDRYSHUAR KRITERET (04.05.2015)
SA TË RREZIKSHËM JANË MYSLIMANËT E AMERIKËS (04.05.2015)
SA MYSLIMANË PRITET TË KETË EVROPA MË 2050 (04.05.2015)
TEKNOLOGJIA E RE ZËRIT (03.19.2015)
NEVOJA E REFORMIMIT TË ISLAMIT (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]