VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FRANCË - KOPJE E NJË SHPELLE PARAHISTORIKE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
FRANCË - KOPJE E NJË SHPELLE PARAHISTORIKE

E Shtunë, 05.09.2015, 07:51am (GMT+1)



Një kopje e një shpelle që përmban vizatimet më të vjetra figurative të bëra nga banorët parahistorikë të Evropës u hap më 25 prill në Francë, jo shumë larg shpellës origjinale. Kopja është ndërtuar, sepse vizatimet në shpellën origjinale janë shumë delikate për t'u ekspozuar për publikun.

Më 18 dhjetor, 1994, një grup studiuesish francezë që po eksploronte shpellat në jug të Francës, hyri në një zonë të panjohur më parë. Jean Marie Chauvet ishte drejtues i grupit.

"Unë isha i pari, Eliette dhe Christian ishin pas meje. Eliette pa dy shenja në gur dhe tha: "Ata kanë ardhur këtu" dhe kështu filloi  gjithçka.. Vizatimet dhe çdo gjë e lidhur me artin në shpella".

Muret e shpellës ishin të mbuluara me vizatime kafshësh, disa prej tyre të zhdukura prej kohe në Evropë. Ato kishin një cilësi dhe elegancë të shquar. Mamuthë, pantera, arinj, luanë dhe hiena duke konkuruar me kuaj, rinocerontë dhe lopë. Disa nga vizatimet madje përshkruanin lëvizjet e kafshëve.

Specialisti i artit të shpellave, Jean Clottes ishte caktuar të vlerësonte rëndësinë e tyre.

"Unë u habita me numrin e pikturave dhe cilësinë e tyre, sidomos me panelin e kuajve".

Shumica e pikturave janë bërë me qymyr druri, por në disa raste artistët parahistorikë kanë përdorur një lloj dheu të kuq.

Vizatimet 30 mijë vjeçare konsiderohen si më të vjetrat të bëra nga njeriu në shpella. Në vitin 2014, Shpella Chauvet, e cila mori emrin e eksploruesit të parë që hyri në të, është shpallur objekt i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Meqë vizatimet origjinale dhe mjedisi i tyre janë shumë delikate, shpella tani është mbyllur dhe ka qasje të kufizuar vetëm për qëllime shkencore.

Më 25 prill, pasi shpenzuan 59 milionë dollarë për mirëmbajtjen e saj, autoritetet franceze hapën një kopje të saktë të shpellës, të quajtur Pont d'Arc Cavern.

Presidenti i saj, Pascal Terrasse, thotë se skulptorët, piktorët dhe ekspertë të tjerë krijuan një mjedis në të cilin të gjithë do të jenë në gjendje të përjetojnë ndjenjën e veçantë të shikimit të vizatimeve të bëra nga njerëzit e parë në Evropë.

"Ky vend do të jetë i hapur për turistët, të gjithë do të jenë në gjendje të vizitojnë shpellën Pont d'Arc, dhe ju nuk do të mendoni se kjo është një kopje, sepse ky vend është magjik dhe është ndërtuar mirë".

Autoritetet thonë se presin të kenë deri në 400 mijë vizitorë në vit. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KINEZI NDËRTOI VETURËN ELEKTRIKE PREJ DRURI (05.06.2015)
20 FOTOT MË DOMETHËNËSE TË ARTIT BOTËROR (05.06.2015)
TËRMETI ZVOGËLOI EVERESTIN 3 CENTIMETËR (05.04.2015)
KUSHTIM NË KUJTIM TË ASTRONAUTËVE TË VARË NË MISIONE (05.04.2015)
PËRVJETORI JUBILAR I LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (05.04.2015)
SA PESHON GJITHË ARI I BOTËS? (05.04.2015)
DOSJA ODESA - ÇFARË NDODHI NË UKRAINË MË 2 MAJ 2014 (05.03.2015)
DISA 'RASTËSI' VËRTET TË FRIKSHME (05.03.2015)
TREGIME TË MISTERSHME ME NJERËZ TË PAIDENTIFIKUAR - FËMIJËT E FATKEQËSISË HEKURUDHORE NË ÇARFILD (05.03.2015)
BERLIN - EKSPOZITË MBI PASOJAT E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (05.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]