VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DISA 'RASTËSI' VËRTET TË FRIKSHME

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 04:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
DISA 'RASTËSI' VËRTET TË FRIKSHME

E Djelë, 05.03.2015, 10:26am (GMT+1)

Thonë rastësia është mbret i botës. Por, në këtë rast, e kemi fjalën për një aspekt tjetër të rastësive atë që t'i rrëqethë mishra

Data 21

Mbreti Louis XVI i Francës tmerrohej nga data 21 e çdo muaji. Frika e tij e kishte origjinën nga fakti që astrologu i tij mbretëror ia kishte tërhequr në një rast vërejtjen se madhëria e tij do të vdiste më datën 21.

Louis kishte aq shumë frikë nga data 21, sa që ai evitonte të bënte çfarëdo pune atë ditë. Por, sikur që ndodhë rëndom, as ai nuk mundi të ikte nga fati. Më datën 21 të qershorit të vitit 1791, Louis dhe mbretëresha e tij ishin kapur derisa mundoheshin që të largoheshin nga Franca. Më 21 shtator, Franca u shpall republikë, duke i dhënë fund institucionit të mbretit dhe duke e lënë Louisin pa punë. Dhe, më 21 janar të vitit 1793, ata i dhanë fund edhe jetës së vetë mbretit Louis, duke ia prerë kokën në gijotinë.

Image

Kur të vret reja, vetëm 3-4 herë

Në shkurt të vitit 1918, majori Summerford ishte duke luftuar në Flanders, kur e vrau reja për herë të parë, duke e rrëzuar nga kali, me ç'rast ai mbeti i paralizuar shokë e teposhtë. Pas luftës, ai u pensionua dhe u shpërngul në Vankuver të Kanadasë.

Në vitin 1924, derisa ishte duke peshkuar, reja e rroku pemën nën të cilën ai ishte strehuar. Për fat, Summerford shpëtoi, por iu paralizua tërë pjesa e djathtë. Disa vite më vonë, ai ishte duke u kënaqur në diellin e një dite vere në një park lokal, kur mund ta merrni me mend e vrau reja për të tretën herë.

Disa vjet më pas Summerford vdiq. Guri i varrit të tij u shkatërrua pasi që u godit nga reja! A thua, ka qenë njeri tepër i mirë, apo tepër i keq. Çka mendoni?!

Image

Rasti i James Dean-it

Në vitin 1955 aktori ikonë James Dean vdiq, derisa ishte duke vozitur automobilin e tij "1955 Porsche Super Speedster", të cilit ai ia kishte vënë emrin "Kopili i vogël" ("Little Bastard"). Pas vdekjes së tij, "Little Bastard" u involvua edhe në disa aksidente dhe vdekje të tjera, duke i bërë njerëzit të mendonin se ajo veturë, në fakt, ishte e mallkuar. Pas vdekjes së aktorit, vetura e aksidentuar ishte dërguar në një garazh, ku pasi që i kishte rënë motori në këmbë, e kishte lënduar keq mekanikun. Një doktor e bleu motorin dhe e vendosi në automobilin e tij garues. Boshti i veturës (ndërruesi i shpejtësive) i "Little Bastard"-it u vendos në një automobil tjetër garues. Pak kohë më pas, që të dy shoferët e këtyre automobilave mbetën të vdekur, në garën e njëjtë.

Disa vjet më pas, derisa "Porsche" ishte duke u rregulluar, garazhi ku ai gjendej, u dogj deri në themel. Për çudi, vetë automobili shpëtoi pa asnjë dëmtim. Dhe, kështu Kopili i vogël, i cili me të vërtetë e arsyetoi këtë nofkë, vazhdoi duke shkaktuar fatkeqësi pas fatkeqësie, derisa u zhduk papritmas në vitin 1959. Çka humbtë, në këtë rast, mos u gjettë!

Image

 

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TREGIME TË MISTERSHME ME NJERËZ TË PAIDENTIFIKUAR - FËMIJËT E FATKEQËSISË HEKURUDHORE NË ÇARFILD (05.03.2015)
BERLIN - EKSPOZITË MBI PASOJAT E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (05.02.2015)
PLUHURI I SAHARËS DHE AMAZONA (04.13.2015)
150 VJETORI I VRASJES SË ABRAHAM LINCOLNIT (04.13.2015)
PROJEKT RIPARIMESH NË KAPITOL (04.10.2015)
BE DRIDHET - CIPRAS NË MOSKË (04.08.2015)
ANALISTËT RUSË PËR VIZITËN E CIPRASIT NË MOSKË (04.08.2015)
SAMITI I ARDHSHËM NDËRAMERIKAN (04.07.2015)
FOTOGALERI - IRANI I KOHËS SË SHAHUT (04.07.2015)
EKSPOZITË - DORËSHKRIMET E DETIT TË VDEKUR (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]