VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FAJDEXHINJTË DHE BORXHLINJTË

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 03:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
FAJDEXHINJTË DHE BORXHLINJTË
E Martë, 06.08.2010, 03:56pm (GMT+1)

Marrëveshje të përfitimit joproprocional shpesh përfundojnë me kërcënime, shantazhe, tentimvrasje e jo rrallë edhe me vrasje dhe vetëvrasje. Ndërsa ndër sfidat kryesore te Policisë mbetet raportimi i vonë i qytetarëve.

Në Kosovë kontraktimi i përfitimit joproporcional, apo fenomeni i "dhënies së parave me fajde", është gjthnjë e më i shprehur. Sipas Policisë së Kosovës ky biznes ilegal fitmiprurës ka shtrirje më të gjërë në Rrafshin e Dukagjinit, ndërkohë që sipas përfaqësuesve të shoqërise civile, në grupacione të tilla janë të përfshirë edhe figura të njohura publike.

"Personat, të cilët merren me këtë veprimtari joligjore, janë edhe persona publikë, që njihen nga qytetarët. Ndërsa huamarrësit janë më tepër pronarë biznesesh të vogla, që kanë borxhe të mëdha, që duhen kthyer në afate të shkurtra, apo të cilët humbasin sasi të mëdha parash dhe duket në lojëra të fatit. Dhe kur ata nuk mund të kryejnë obligimet, pasojnë kërcënimet, rrahjet, tentimvrasjet, apo edhe vrasjet", thotë Adem Lushaj, drejtor i OJQ-së SHIP, në Deçan.

Adem Lushaj, drejtor i OJQ-së SHIP

Dhe rrokullisja fillon, kur qytetarë hallexhinj detyrohen t´i përgjigjen një detyrimi në një kohë të shkurtër. Edhe pse bankat ofrojnë forma të ndryshme kredish, për shkak të procedurave burokratike, të cilave u duhet nënshtruar në rast të tërheqjes së shumave të mëdha, këta qytetarë nuk mund t´iu drejtohen institucioneve legjitime bankare. Dhe kështu ata detyrohen të trokasin në dyert e personave, që ofrojne para të gatshme me kamata të larta, duke marrë përsipër njëkohësisht edhe rrezikun e shumëfishimit të borxhit, që duhet kthyer në afate strikte. Në pamundësi të kryerjes së obligimit fillojnë kërcënimet, presionet e shantazhet, të cilat përfundojnë me konfiskimin e pasurisë, shuarje të biznesit e në mungesë të tyre, me qerim hesapesh, që shpeshherë përfundojnë me tragjedi.

"Gjithsesi ka pasur raste edhe të vrasjeve, pikërisht si pasojë e kontraktimit të përfitimit joproporcional. Kemi pasur raste, kur huamarrësit në pamundësi të kthimit të borxhit kanë provuar të lëshojnë Kosovën; raste të vetëvrasjeve si pasojë e presioneve, shantazheve, kërcënimeve dhe detyrimeve, që kanë marë viktimat nga personat, të cilët kanë dhënë fajde", shpjegon Arbër Beka, zyrtar për informim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, në Prishtinë.

Sipas z.Beka, gjatë vitit 2009 për dyshim të kontraktimit për përfitim joporporcional janë raportuar 26 raste, përderisa brënda vitit 2010 janë gjithsejt 11-të raste, me ç´rast janë arrestuar individë, por edhe grupacione të dyshuara lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme. Mirepo sfidë për Policinë e Kosovës mbetet raportimi i vonë nga ana e qytetarëve, thotë Z.Beka, sipas të cilit:

Arber Beka, zyrtar për informim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës

"Qytetarët hezitojnë të lajmërojnë rastet, meqenëse e konsiderojnë si çështje personale. Në shumicen e rasteve Policia e Kosovës pranon informatat, atëherë kur është shumë vonë, ose kur kalohet në forma të rënda të kërcënimeve dhe shantazhimeve nga personat e dyshuar tek viktimat."

Raiffeisen Bank, e cila vitin e kaluar fitoi Çmimin Rajonal si Banka më e Mirë në Evropen Qendrore dhe Lindore, ofron një gamë të gjërë shërbimesh kreditore për individë dhe biznese në Kosovë, me afat të kthimit prej 24 muaj deri në 180 muaj, varësisht nga llojet e kredisë. Oferta të ngjajshme kanë edhe bankat e tjera, që operojnë në Kosovë, mirëpo normat e interesit të kredive me mbi 13 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë, mbeten më të lartat në rajon. E prapëseprapë çfarëdo kontrate me institucionet legjitime bankare është më e volitshme se kontratat e përfitimit joproporiconal, që kërcënojnë ekzistencën e familjes dhe jetën e vetë personit, mendon qytetari Nysret Shabani.

"Për 25 mije euro kredi, për tri vjet paguan 30 mijë euro, që don të thotë, 5 mije euro i paguan kamatë. E 25 mije euro me fajde a e dinë sa bëjnë? 125 mijë euro!

Sipas Policisë së Kosovës nga të gjashtë qendrat rajonale të Kosovës sivjet janë raportuar 11-të raste të kontraktimit të përfitimit joproporcional, në të cilat prin Prizreni dhe Peja, ndërsa e ashtuqujtuara "shifër e errët", apo rastet, që nuk janë raportuar në polici, dyshohet të jenë me qindra. Ne bazë të Kodit Penal të Kosovës, dënimi me burgim për persona të dyshuar është deri në tri vjet. Ndërkohë të qindra eurot, të cilat me kamatat marramendëse për një kohë të shkurtër rriten në mijëra e në miliona euro, vazhdojnë të sjellin humbjen e pasurive, migrimin e familjeve, tentimvrasjet, vrasjet, por edhe vetëvrasjet e qytetarëve të Kosovës.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BIZNESI QË LULËZON! TREGTIA ME NJERËZIT DHE VIKTIMAT E HARRUARA (06.07.2010)
FRANCESCO COSSIGA: POLITIKANËT JANË TASHMË MARIONETA NË DUART E BANKIERËVE DHE NË LUMIN E PARASË KORRUPSION LUNDROJNË KARRIERAT DHE PASURITË PERSONALE (06.06.2010)
MASAKRA E TIVARIT, SI U VRANË 8 MIJË SHQIPTARË (06.02.2010)
KRIZA MORALE MË E RËNDË SE KRIZA EKONOMIKE - SKANDALI I MITMARRJES NË GREQI (06.01.2010)
TË KRIJOSH JETËN, A NUK ËSHTË PUNA E ZOTIT? (05.29.2010)
TA NJOHËSH SHQIPËRINË NGA VALËT E RADIOS - PËRSHTYPJE TË NJË VIZITE (05.26.2010)
"DIELLI" DHE "VATRA" E SHQIPËRISË NË AMERIKËNga RAIMONDA MOISIU (05.24.2010)
KLINTONI PROMOTOR PËR ORGANIZIMIN NË SHBA TË KAMPIONATIT BOTËROR TË FUTBOLLIT MË 2018Nga BEQIR SINA, New York (05.23.2010)
SHANGAI, KRYEQYTETI I RI I BOTËS?JESSIE JIANG, Shangai (05.22.2010)
LETËRSI E SHKRUAR BRENDA TELAVE ME GJEMBA DHE PËRBALLË PLUMBAVE (05.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]