VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZBULOHET LIDHJA E PIRRO ÇAKOS ME 21 VJEÇAREN NGA SHKODRA

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 03:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
ZBULOHET LIDHJA E PIRRO ÇAKOS ME 21 VJEÇAREN NGA SHKODRA
E Shtunë, 12.03.2011, 05:28pm (GMT+1)

Tiranë, 3 dhjetor - Ai ka një karrierë në kulmin e vet, të cilën e ndan me të gjithë njerëzit, por ka edhe një histori dashurie po aq të realizuar e të zjarrtë, të cilën nuk preferon t'ia tregojë askujt, ose më saktë vetëm miqve të tij më të ngushtë. Kantautori i njohur, Pirro Çako, ka mbi tre vjet që është i dashuruar me Sesilan, që miqtë e quajnë Sisi, e mbase koha e gjatë që kanë bashkë ka thyer të gjitha parashikimet e mundshme të djalit që mbas një martese të përfunduar në divorc me Inva Mulën, zor se mund të besoje të kishte predispozitën e duhur për t'ia nisur një lidhjeje impenjative si kjo me Sisin, ose të paktën jo menjëherë. Historia me Anjushkën, së cilës i bëri edhe një këngë, zgjati shumë më pak se suksesi i vetë këngës, aq sa na krijoi idenë se tashmë, për një farë kohe, në jetën e kantatutorit do të kishte vetëm flirte apo lidhje kalimtare, të domosdoshme për një burrë single, por sidomos për një artist që ka nevojë të frymëzohet. Por në rastin e Sisit, me sa duket themelet u hodhën të forta që në fillim. Të njohur në një ambient miqsh të përbashkët, ajo e pëlqeu, sepse ai është Pirro Çako dhe vajzave ia njohim tashmë dobësinë për njërin nga artistët më romantikë të muzikës. Ndërkohë, ai e pëlqeu sepse ajo ishte e bukur, dhe si fillim mjafton për t'u afruar e njohur. Që nga ajo kohë çifti ka jetuar një lidhje intensive dashurie, paçka se agjendat e tyre kanë qenë mjaft të ndryshme.

Sesilia, e cila i ka prindërit në Shkodër, ka ardhur në Tiranë për të vazhduar shkollën e lartë në një universitet privat, ndërkohë që Pirro i ka hyrë seriozisht krijimtarisë muzikore. Madje thuhet se edhe Sisi ka shumë talent për të kënduar, por i çuditshëm është fakti se si ka mundësi të jetosh kaq pranë një kompozitori si Pirro dhe të mos kesh mundësi të këndosh të paktën një këngë të kompozuar prej tij, shkruan Panorama Plus. Tani e dashura e Pirros, rreth 27 vjet më e re se ai, ka mbaruar shkollën dhe është në kërkim të një pune, kështu që ka më shumë kohë të lirë, prandaj dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpinë e tij, ndërkohë që e shoqëron Pirron në të gjitha udhëtimet e tij jashtë, kryesisht në Maqedoni ku ai bën orkestrimin e këngëve të veta te kompozitori Darko Dimitrov. Në lokalet e natës dalin fare rrallë, disa herë janë parë tek "Magic four", një pub karaoke në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që drekojnë shpesh në një lokal afër shtëpisë së Pirros tek Liqeni Artificial. Me shumë rezerva çifti shfaqet edhe në ndonjë bar të Tiranës në zonën e ish-Bllokut, ashtu siç ndodhi disa javë më parë, teksa paparaci ynë i fotografoi tek lokali i mikes dhe koleges së Pirros, Rovena Dilos, ku ata kishin tentuar të maskoheshin mirë prapa disa luleve, por pa sukses. Natyrisht çifti nuk mund ta mbajë gjatë të fshehur lidhjen në një vend si Tirana, ku nuk fsheh dot asgjë, dhe nuk mund t'i kufizojë kaq shumë lëvizjet. A thua se po bëjnë ndonjë krim; Aq më tepër që koha e gjatë që kanë kaluar bashkë, vërteton se ata po kalojnë një lidhje të bukur dhe shpresojmë që të ketë edhe një finalizim po kaq të bukur.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARTOHET AKTORJA ANNE HATHAWAY (12.01.2011)
KRIS NUK DO PADISË KIM KARDASHIANIN (11.27.2011)
RACHIDA DATI ËSHTË DËNUAR PËR SHPIFJEPadia u paraqit nga artistët ideatorë të Murit për Paqen (11.24.2011)
KATE SHTATZËNË? NO COMMENT NGA PALLATI MBRETËRORNjë valë e re gossipesh në tabloidet e SHBA për shtatzaninë e Dukeshës së Kembrixhit (11.17.2011)
PINK: DUA TË KEM SHUMË FËMIJË (11.16.2011)
KURRË NUK ËSHTË VONË: JAMIE LEE CURTIS PRET FËMIJË NË MOSHËN 53 VJEÇARE (11.14.2011)
STRAUSS-KAHN DREJT NDARJES NGA GRUAJA (11.12.2011)
DIANE KEATON: PUTHJA E GIBSONIT E PAHARRUESHME (11.12.2011)
HERMAN CAIN: NUK E KAM PARË KURRË SHARON BIALEKUN (11.09.2011)
KIM KARDASHIAN SHKON TEK KRIS HUMPHRIES NË MINNESOTA (11.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]