JENNIFER LOPEZ PEZMATOHET NGA FOTOGRAFËT NË RIO
E Hënë, 02.20.2012, 04:52pm (GMT+1)
Voal-online - RIO DE ZHANEIRO - E ftuar kryesore ndërkombëtare në Karnavalet e Rio de Zhaneiros, këngëtarja e aktorja amerikane Jennifer Lopez është pezmatuar nga fotografët që ngulmonin në dëshirën për ta pavdekësuar ndërkohë që hante patate çipsa në një kabinë speciale të rezervuar për VIPat, mbrëmë në kryeqytetin e dëfrimeve. Lopez shoqërohej nga i fejuari dhe kishte ardhur në 'Cidade Maravilhosa' me ftesën e markës vendase të birrës, së cilës ajo i bën reklamë. (ansa)
www.voal-online.ch
|