Voal-online - SIDNEJ, 4 PRILL - Këngëtarja australiane Dannii Minogue, yll e ekranit të vogël në Melbourne ku bën pjesë në jurinë e Australia's Got Talent, ndahet nga bashkëjetuesi, ish lojtari i rugby Kris Smith, babai i djalit të saj.
Motra e popstares Kylie Minogue e ka bërë të ditur në Twitter. Danii Minogue, 40 vjeçe, ishte njohur me anglezin Kris Smith (33 vjeç) në vitin 2008 në Ibiza.
Djali i tyre, Ethan, ka lindur në vitin 2010. (ansa)