Voal-online - HONOLULU - Bobby Brown, ish burri i Whitney Houston, është rimartuar të hënën në Honolulu. E bën të ditur uebsajti TMZ që publikon një foto të këngëtarit menjëherë pas martesës duke pasur pranë gruan e re, manaxheren Alicia Etheredge, me të cilën ishte fejuar më 2010, tri vjet pas divorcit nga Houston.
Në ceremoni duket se nuk ka marrë pjesë e bija 19 vjeçare e Brown dhe e Houston, Bobbi Kristina, por ishin të pranishëm fëmijët e këgëtarit, Landon, La'Princia, Bobby Jr e Cassius, të cilat i ka nga Alicia. (rel)