VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHARON STONE PËRMEND PRAPË FILMIN "BASIC INSTINCT"

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 03:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
SHARON STONE PËRMEND PRAPË FILMIN "BASIC INSTINCT"
E Djelë, 01.16.2011, 09:11pm (GMT+1)

Voal-online -Sharon Stone ishte në Paris për premierën botërore të 'Largo Winch', vijimit të kolosalit francez 'The Burma Conspiracy', marrë nga tregimi vizatimor, ku është protagoniste përkrah francezit Tomer Sisley, i cili e ka shoqëruar në qilimin e kuq.

Në një nga skenat e para të filmit, me regji të Jérôme Salle, ajo qëndron ulur dhe në mënyrën e saj të papërsëritshme tunduese i ka kryqëzuar këmbët.

"Një citim nga 'Basic instinct'? Nëse e bëj unë, po, përndryshe është një gjest i rëndomtë, çka do të thotë se ata që përpiqen ta bëjnë, thjesht më kopjojnë," ka bërë humor aktorja.

Në film Sharon Stone është nën petkun e një prokuroreje në gjurmët e miliardierit Largo Winch (luajtur nga Tomer Sisley). Aktorja ka thënë se e ka dashur shumë këtë film, "kaq të ndryshëm nga kolosalët hollywoodianë e prapë kaq tërheqës".

Me Jérôme Salle thotë se ka punuar në harmoni kaq të madhe sa kanë projektuar së bashku një film të ri, por nëse bëhet fjalë për filmin e shumëpritur biografik në 3D (tredimensional) për oqeanografin Jacques Cousteau asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta thotë./Elida Buçpapaj

(http://www.repubblica.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MERYL STREEP DO TË JETË LADY THACHER NË NJË FILM (01.16.2011)
PALTROW KUSHËRIRË E GABRIELLE GIFFORDS (01.11.2011)
BULLOCK E RYAN REYNOLDS, ËSHTË DASHURI? (01.11.2011)
DEPP E STEWART VLERËSUAR NGA PEOPLE CHOICE AWARDS (01.06.2011)
BOX OFFICE SHBA, NË KRYE DE NIRO-STILLER (01.04.2011)
NË HOLLYWOOD VËRSHIM I FILMAVE NË 3D (01.04.2011)
ROMINA POWER: BABAIN TIM E VDIQËN PARA KOHE (01.02.2011)
FILMAT MË TË MIRË TË FUNDVITIT (12.28.2010)
EFRON MBARON XHIRIMET NË ROLIN MË DRAMATIK TË KARRIERËS (12.26.2010)
STEPHEN BALDWIN NGRE PADI KUNDËR KEVIN COSTNER (12.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]