VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HARRISON FORD: JAM TEPËR PLAK, NUK GJEJ PUNË MË

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 03:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
HARRISON FORD: JAM TEPËR PLAK, NUK GJEJ PUNË MË
E Hënë, 01.17.2011, 11:32am (GMT+1)


Voal-online LONDËR-Hollywoodi nuk është më vend për pleqtë. Pothuajse 70 vjeç Harrison Ford nuk gjen punë më. Në Londër për promovimin e filmit të tij të fundit, Morning Glory, ish Indiana Jones rrëfeu për gazetën Times, dhe është një rrëfim i hidhur: në moshën e tij nuk mund kesh luksin e zgjedhjes së skenarëve.

Ford mbush 70 vjet vitin e ardhshëm dhe në fitimprurje yll mbetet i dyti më i "suksesshëm i të gjitha kohërave pas Tom Hanks: ''Unë nuk mund të zgjedh më se çfarë të bëj. Unë mund ta bëj vetëm atë që ma ofrojnë. Dhe gjërat që më ofrojnë janë role të moshës sime. Nuk janë shumë.'' Ish Han Solo në Star Wars, i cili ka bërë t'iu rrahin zemrat milion grave në rolin e të të "të vështirit" Raymond Chandler në Bladerunner ose me pjesën detektivit të plagosur që fshihej nga Amishët në filmin Wuitness, nuk dëshiron vërtetë të tërheqë ende varkën me rrema: ''Më pëlqen të punoj. Unë jam një nga ata njerëz të cilët gjithsesi duan të punojnë. Dhe unë nuk do të doja të jem i kufizuar për një rol të veçantë. Unë jam i bindur se një aktor duhet të jetë i dobishëm në shumë rrafshe të ndryshme.''

Si protagonist në shumë filma Ford ka përcaktuar një brez të tërë. Pas Cowboys dhe Aliens, filmi i ardhshëm i cili do të hapë kinematë verën e ardhshme, libri i angazhimeve për Harrison do të jetë një faqe bosh, por vazhdojnë të qarkullojnë thashethemet e kthimit të tij në rolin e arkeologut aventurier Indiana Jones, në filmin e pestë të serialit. Në Morning Glory, , Ford bashkohet me veteranen Diane Keaton në rolin e një plaku grindavec që drejton emisionin e mëngjesit dhe që e lufton një vajzë të re producente televizive (Rachel McAdams) marrë në punë për të rikthyer shikueshmërinë e emisionit. Kjo është paksa historia që Ford është duke përjetuar nga vetë të parë: ''Thuhej dikur Hollivudi nuk është vendi i aktoreve plaka, por edhe për burrat është bërë i tillë.'' Në një kohë nuk ishte kështu: Paul Newman, Cary Grant, Jimmy Stewart dhe tani Clint Eastwood kanë vazhduar të punojnë pas moshës në të cilën për shokët e tyre në profesione të tjera vjen koha e daljes në pension. Por Ford është kërcënuar nga një ndryshim i gjeneratave në industrinë e kinemasë: ''publiku është më i ri, buxhetet janë më të kufizuar, kostot e reklamës për një film janë më të larta. Kjo do të thotë që mosha e personazheve të jetë në përputhje me publikun, pra shumë më të rinj se jam unë''. Dhe një tjetër pranim që të mbyt në lot: ''Unë jam i lumtur të luaj role dytësore: ke më pak liri kur je në role kryesore."

(http://www.ansa.it)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHARON STONE PËRMEND PRAPË FILMIN "BASIC INSTINCT" (01.16.2011)
MERYL STREEP DO TË JETË LADY THACHER NË NJË FILM (01.16.2011)
PALTROW KUSHËRIRË E GABRIELLE GIFFORDS (01.11.2011)
BULLOCK E RYAN REYNOLDS, ËSHTË DASHURI? (01.11.2011)
DEPP E STEWART VLERËSUAR NGA PEOPLE CHOICE AWARDS (01.06.2011)
BOX OFFICE SHBA, NË KRYE DE NIRO-STILLER (01.04.2011)
NË HOLLYWOOD VËRSHIM I FILMAVE NË 3D (01.04.2011)
ROMINA POWER: BABAIN TIM E VDIQËN PARA KOHE (01.02.2011)
FILMAT MË TË MIRË TË FUNDVITIT (12.28.2010)
EFRON MBARON XHIRIMET NË ROLIN MË DRAMATIK TË KARRIERËS (12.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]