Voal-online - NEW
YORK (Ansa) - Jack Nicholson është, sipas the bookmakers, bastvënësve, kandidati më i pranueshëm për të interpretuar Silvio Berlusconin në një film të mundshëm për ish kryeministrin italian.
Kështu bën të ditur Cinema FanPage duke përmendur një komunikatë të
Agipro. Nicholson do të ishte favorit, duke lënë prapa Robert De Niron e Sir
Anthony Hopkinsin. ''Procesi Mediaset e fjalimi drejtuar popullit italian pas dënimit janë vetëm kapitujt më të rinj të një karriere të paracaktuar që të përfundojë në ekranin e madh - pohon Agipro -. Jack Nicholson është emri më i lakuar, sipas firmës irlandeze të basteve
Paddy Power, por ka mundësi të mëdha edhe për Dustin Hoffman,
Robert De Niro e Harvey Keitel.''