Voal-online - Ashley
Horn ka deklaruar gjatë një interviste për revistën "In Touch" se ka shpenzuar 25000 dollarë në kirurgji estetike për të ngjasuar sa më shumë me gjysmëmotrën e saj, harrakaten e famshme Lindsay Lohan.
18 vjeçarja ka rrëfyer se ka kryer operacione të shumëfishta në fytyrë: ka ribërë hundën, tëmthat, nofullat dhe faqet. Objektivi i ardhshëm? Të ndërmarrë karrierën e aktores.
Horn dhe Lohan nuk janë takuar asnjëherë. Lindsay e ka marrë vesh vetëm dy vite më parë ekzistencën e
Ashley, lindur nga një aventurë që ka pasur babai i aktores me një grua.