VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REGJISORI GJERMAN FASSBINDER DHE NDIKIMI I TIJ BOTËROR

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 01:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
REGJISORI GJERMAN FASSBINDER DHE NDIKIMI I TIJ BOTËROR

E Djelë, 12.15.2013, 04:52pm (GMT+1)



Fassbinder vlerësohet ndër regjisorët më të rëndësishëm të kinemasë gjermane të pasluftës. Ai la gjurmë tek kineastët dhe artistët, që frymëzoheshin nga vepra e tij.

Ming Wong e shpreh këtë në mënyrë konçize vetëm me një fjali: "Gjuhën gjermane nuk e kuptoja atëherë, por atë e kuptoja saktësisht." Kur artisti Ming Wong i lindur në Singapur thotë "atë", ai ka në mendje figurën e Petra von Kant nga filmi i Fassbinder "Die bitteren Tränen der Petra von Kant" ("Lotët e hidhur të Petra von Kant") i vitit 1972. Ming Wong u njoh me filmat e regjisorit gjerman në fund të viteve 1990-të përmes institutit Goethe. Ai u entuziazmua dhe u magjeps me botën e figurave dhe karaktereve të Werner Fassbinder.

I ngacmuar emocionalisht

"Pa ditur shumë për Fassbinder u zhyta tërësisht i papërgatitur në botën e Petra von Kant." Ai u prek thellësisht nga bota, të cilën tregonte filmi, ku ekzistonin vetëm gra ekscentrike, te ekzaltuara. "Unë vetë isha Petra von Kant", thotë Ming Wong për raportin e tij të atëhershëm me këtë karakter të filmit. Fascinimi vazhdoi. Ming Wong, i cili studjoi art medial në Singapur dhe Londër, vazhdoi të merret me Fassbinder edhe vitet në vijim. Sot ai jeton mes vendlindjes dhe Berlinit.


Regjizori dhe producenti Rainer Werner Fassbinder



Momentalisht dy instalacione të tij mund të vizitohen në Frankfurt, në Deutsches Filmmuseum (Muzeun Gjerman të Filmit) në ekspozitën "Fassbinder JETZT". Ming Wong është njëri ndër shtatë artistët, të cilët janë marrë me Fassbinder-in. Artistët pjesëmarrës vijnë nga Bangladeshi dhe Pakistani, por edhe nga vendet europiane. Ekspozita në Frankfurt është një shembull i bukur për depërtimin e kulturës gjermane në vende të huaja dhe një dëshmi e ndikimit të fuqishëm të Fassbinder-it në kinemanë gjermane dhe atë ndërkombëtare.

Takim i kulturave

Fassbinder ishte zemra e kinemasë gjermane të epokës së "Filmit të Ri Gjerman" (Neuer Deutscher Film), të asaj lëvizjeje artistike, që u shkëput nga format e vjetra dhe në vitet 1960-ta u nis drejt shtigjeve me përmbajtje dhe forma te reja. "Fassbinder JETZT" tregon në mënyrë impresionuese, se ky fenomen u përceptua edhe në vendet e huaja dhe vazhdon të përceptohet: "Referenca ndërkulturore është esenciale për këtë ekspozitë", thotë kuratorja Anna Fricke. "Kjo tregon që opus-i i Fassbinder-it përceptohet ndërkombëtarisht dhe luan rol sidomos edhe në vetëdijën e artistëve të rinj, qoftë të shkollave të filmit apo të artit. Gjë për të cilën nuk janë edhe shumë të vetëdijshëm njerëzit në Gjermani." Fassbinder trajtohet në vendet e huaja edhe në mësim dhe filmat e tij tregohen nëpër institutet Goethe, shpjegon Fricke. Këto filma janë edhe sot aktualë.


Loja me figurat dhe kostumet e filmave të Fassbinder-it: Maryam Jafris (Pakistan/SHBA) video "Costume Party".




Si mund të shpjegohet kjo? Nga njëra anë ka të bëjë me konceptin estetik të Fassbinder-it, i cili jehon deri më sot, nga ana tjetër ka të bëjë me përqëndrimin dhe menyrën se si e thekson përmbajtjen. Ky regjisor shqyrton në 44 filmat e tij kategorikisht historinë gjermane. Filmi "Lili Marleen" tregon gjermanët gjatë regjimit nazist. "Lola" dhe "Martesa e Maria Braun" shfleton kapituj nga koha e rritjes ekonomike në Gjermani, e ashtuquajtura mrekulli ekonomike. Me "Në një vit me 13 hëna" dhe "Gjermania në vjeshtë" Fassbinder shprehet rreth kohës së tensionuar nga terrorizmi i së majtës gjermane në fund të viteve 1970-të. Kurse eposi i tij monumental "Berlin Alexanderplatz" ofron një shikim mbresëlënës në Gjermaninë e viteve 1920-të.


Estetika mahnitëse

Nga ana tjetër artistët, që marrin pjesë në ekspozitën në Frankfurt, por edhe shumë filmpunues ndërkombëtarë janë të mrekulluar nga gjuha filmike e Fassbinder-it. Estetika e ngjyrave, lëvizjet komplekse të kamerës, loja me shikime dhe me perspektiva, shpesh me pasqyrë dhe momente melodramatikisht të ngjeshura, të gjitha këto tematizohen. Ashtu siç iu referohej Fassbinderi artistëve të filmit të epokave të mëparshme, ashtu i referohen filmbërësit e sotëm si Pedro Almodóvar, François Ozon, apo edhe Martin Scorsese dukshëm punimeve të këtij regjisori gjerman.


Loja e Fassbinderit me pasqyrën rizbulohet nga artistët: Tom Geens (Belgjikë) video "You're The Stranger Here"



Te artistët dhe filmbërësit njeriu gjithnjë mund të hasë në melodramatikë. Për shembull Fassbinder citonte filmikisht regjisorin e Hollywoodit, Douglas Sirk, që kishte emigruar nga Gjermania, thotë Anna Fricke. "Për ta nxitur mendjen e publikut." Ai përdori makinën e iluzionit të quajtur kinema, "për ta transmetuar përmbajtjen". Këtë e kanë përvetësuar edhe artistët e ekspozitës në Frankfurt. Në gati të gjitha punimet artistike kjo është e dukshme.

Gjeniu Fassbinder

Juliane Maria Lorenz ka qenë me vite montazhere e Fassbinder-it dhe ajo e konfirmon që ai perceptohet më shumë në vende të huaja se sa në vendlindje. Sot ajo administron trashëgiminë e Fassbinder-it dhe thotë: "Në Gjermani ai konsiderohet nga shumë njerëz si i marrë për shkak të fuqisë krijuese." Ndërsa në SHBA kjo shihet ndryshe. Amerikanët i adhurojnë gjenitë, thotë Lorenz. "Nuk them se ai ishte gjeni, as Rainer nuk do të thoshte kështu për veten. Por ai ishte jashtëzakonisht i zellshëm dhe kishte karizëm dhe aftësi për të mbledhur njerëz të rinj dhe shumë të talentuar rreth vetes.


Model për artisin Ming Wong nga Singapuri: "Lotët e hidhur të Petra Kant"



Në instalacionin "Lerne Deutsch mit Petra von Kant", "Mëso gjermanisht me Petra Kant", Ming Wong re-inskenon skena të ndryshme nga filmi i Fassbinder-it i vitit 1972. I kostumuar si karakteret e filmit, artisti citon dialogje në një gjermanishte të cunguar. Kjo është në të njëjtën kohë absurde dhe komike. "Filmi ishte një kurs integrimi në aspektin gjuhësor dhe kulturor në botën gjermane", shpjegon Ming Wong dhe vazhdon: "Mund të përsëris me kënaqësi fjali si këto: 'Oh Mann, ich bin so am Arsch', 'Du ekelst mich an', 'Meinst Du, mir liegt was an Dir?', 'Wenn Ihr wüsstet, wie dreckig ihr seid'. Më besoni, këto fjali më kanë kryer shumë punë. (dw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (12.15.2013)
ALBUMET POP TË FUNDVITIT (12.14.2013)
U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET GOLDEN GLOBE (12.13.2013)
PAPARACËT NË HOLLIVUD (12.09.2013)
PESË KËNGËT MË POPULLORE TË KËSAJ JAVE (12.08.2013)
FUSE - ALBUMI I RI I KEITH URBAN (12.08.2013)
CNN - BOB DYLAN NËN HETIME PËR NXITJE TË URREJTJES (12.04.2013)
FILMI 'HUNGER GAMES, CATCHING FIRE' (12.01.2013)
ISHULLI QË ANGELINA JOLIE IA KA BLERË BRAD PITTIT (lajm dhe fotogaleri) (11.26.2013)
American Music Awards - TAYLOR SWIFT, ARTISTJA MË E MIRË E VITIT (11.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]