VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Brooke Shields, një jetë në xhirim: "Por çfarë gëzimi është familja"

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 

Brooke Shields, një jetë në xhirim: "Por çfarë gëzimi është familja"


E Mërkurë, 04.21.2010, 11:41am (GMT+1)

Intervista me aktoren që kthehet në ekranin e madh me filmin " Furry Vengeance ". "Të jesh e famshme mund të jetë e vështirë, por kjo të jep mundësinë për të nisur një mesazh ambjentalist. Mungesa e intimitetit? - Unë shqetësohem për bijat e mia "

LOS ANGELES - Ish-modelja, pasardhësja e largët e familjes Torlonia, aktore, autore (autobiografia e saj Down Came the Rain mbi depresionin e saj të paslindjes së vajzave kishte provokuar sulmet e Tom Cruise dhe Scientology-isë) dhe nënë e dy vajzave, shtatë dhe katër vjeçe, Brooke Shields i kthehet ekranit të madh, pas një devijimi të gjatë në ekranin e vogël me filmat televizivë shumë të suksesshëm Suddenly Susan e Lipstick Jungle, me komedinë ambjentale për fëmijë Furry Vengeance

Një komedi me një mesazh, siç është cilësuar, që shfaqet për herë të parë në SHBA më 30 prill me regjit të Roger Kumble. Një konstruktor trapiantesh nga Çikago në zonat rurale në Oregon (Brendan Fraser) për të kontrolluar zhvillimin e një teorie të ndërlikuar "ekologjike" dhe i kapur nga nostalgjitë për qytetin të së shoqes së tij (Brooke Shields) dhe djalit adoleshent, e kupton shpejt se familja është më së paku problemi i tij, pasi kur kafshët zbulojnë rolin e Fraser në shkatërrimin e habitateve të tyre ato e vënë në listën e viktimave të tyre të preferuara, dhe imagjinoni dëmin që mund të shkaktojnë ata tek shtëpia, makina, veshjet e me rradhë.

Ne kemi biseduar me Brooke Shields në Los Anxhelos është ditëlindja e vajzës së saj Grier, 4 vjet, dhe për fat të mirë Bruk ka lënë burrin e saj Chris Henchy duke bërë përgatitjet për rreth njëzet fëmijë që pas pak orësh do të do të vinin të festonin duke pushtuatr kopështin dhe shtëpinë. Ata kanë dy vajza, Rowan Frances (lindur më 15 maj 2003) dhe Grier Hammond (lindur më 18 prill 2006).

 

Pyetje: Brooke, filmi ka nje mesazh ekologjik zbavitës për fëmijët. Kjo mund të jetë një model për filma të tjerë në të ardhmen?

Brooke Shields: "Mua më pëlqen të mendoj se ky film do të krijojë një prirje të re. Filmat duhet t'i argëtojnë fëmijët si të rriturit, dhe ky film funksionon sepse të argëton dhe të mëson diçka pa e vënë në shënjestër mesazhin e gjelbër. Kinemaja është një mjet shumë i fuqishëm, dhe shpresoj se njerëzit do të na ndjekin. "

Pyetje: Edhe produksioni ishte "ekologjik" ?

Brooke Shields: "Sa ishte e mundur, pasi zakonisht çdo prodhim përfshin edhe mbetje të madhe. Por këtu kemi pasur dy njerëz të cilët kontrollonin gjithçka në fushën e xhirimit, që nga riciklimet e përdorimeve të ujit që bënim, të cilat duhet të ishin minimale."

Pyetje: Edhe në shtëpi i ndjek këto rregulla ?

Brooke Shields: "Natyrisht, unë kam dy kujdestare mjedisore, vajzat e mia: nëse unë le ujin të rrjedhë kur laj dhëmbët vjen menjëherë e madhja që më ulërin: " Mami, je duke harxhuar kot ujin ! ". Nga ana e jonë, ne bëjmë një përpjekje me një makinë hibride, duke ricikluar dhe rifutur në përdorim, duke përdorur pak letër dhe duke mos i lënë dritat e hapura. "

Pyetje: Cilat janë përvojat tuaja me kafshët?

Brooke Shields: "Ne kemi punuar me kafshë në film, trajnerët e tyre nuk donin që ne t'u afroheshim që të mos u japin atyre zakone të këqija. Unë kam qenë me fat, sepse që fëmijë kam punuar në kopshtin zoologjik të San Diegos dhe unë isha shumë afër, edhe pse gjithçka ishte e kontrolluar prej frikës së tigrave dhe leopardëve.

Por ballafaqimi im më zbavitës me kafshët ishte kur kam jetuar në Afrikë për katër muaj dhe një herë një majmun erdhi në shtëpinë time në hotel dhe shkatërroi çdo gjë. Unë mbeta me gojë hapur dhe filluam që të ulërisnim që të dy deri sa majmuni u largua. "

 

Pyetje: Je 45 vjeç dhe ende kaq e bukur. Sekreti ?

Brooke Shields: "Kur ke fëmijë çdo e fshehtë e mundshme për bukurianë është larg sepse ju nuk keni më kohë. Andaj bëni gjëra të thjeshta, të pini shumë ujë dhe të pushoni. Kur kam ndejtur vonë në mbrëmje dhe kam pirë më shumë se zakonisht unë i kam parë menjëherë efektet në fytyrën time në mëngjes. Sa më tepër kalojnë vitet aq më tepër jam e bindur se gjimnastika është gjëja më e rëndësishme. Unë bëj unë spinning dhe yoga. Të vetmin produkt të bukurisë që përdor është ai që ka të bëjë me zgjatjen dhe forcimin e qerpikëve. Por në fund, unë mendoj se fshehta e vërtetë është të jesh e lumtur, lumturia: sa më tepër që jam e kënaqur aq më tepër e re dukem."

 

Pyetje: Si qendron në peshore puna dhe familja?

Brooke Shields: "Nuk ka kurrë një ekuilibër midis të qenit nënë dhe aktore, midis jetës private dhe asaj profesionale. Mundohem të jem sa më e qetë në vend të punës, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që vajzat e mia ta dinë se unë kam një profesion në jetë. Kështu është gjithnjë, tërhiq e mos këput. Unë nuk jam gati ta ngadalësoj punën, por nuk dua as ta tejkaloj sensin e masës. përpiqem që të jem e ekuilibruar. "

Pyetje: Si vazhdoni të jetoni me famën tuaj ?

Brooke Shields: "Jeta ime e tërë ka qenë në qendër të vëmendjes, është një problem që më ndjek që kur isha fëmijë. Dhe është një nga aspektet më të keqia të industrisë sonë, por nëse ju mund të krijoni balanca duhet të jetë në të mirë. Nëse dikush ka qasje në jetën time 24 orë të ditës kjo më frikëson mua për bijat e mia. Unë kurrë nuk kam pasur jetë private, por kjo mua më krijon probem që kur jam bërë nënë. Përpara gjithçka më dukej budallallëk, tash e trishtueshme.

Sot është ditëlindja e vajzës time, unë i kam paparacët jashtë shtëpisë që në mëngjes. Bija ime i sheh ata nga dritarja dhe është e frikësuar pak . Unë jam e shqetësuar veçanërisht për aktorët e rinj, unë të paktën kam pasur gjithë jetën për t'u ambjentuar".

Pyetje: Si i ke shmangur problemet e drogës apo të alkoolit probleme që godasin shumë aktorë të rinj?

Brooke Shields: "Nëna ime i kishte këto probleme, gjithnjë me tim atë më kanë mësuar sjelljet e mira, manierat e mira. Por të rritesh në mes të të gjitha çmendurive të tyre, unë mësova se si të mos bija në hallet e tyre. Unë kam parë shumë njerëz rreth meje të vdesin prej drogave dhe alkoolit që nga fillimi unë gjithmonë e dija se unë e kam ditur se nuk do të shkoja kësaj rruge. Që kur kam lindur, kam mësuar për të mbijetuar, dhe tani jam duke e kuptuar se karakteri im, se vullneti im për t'u vetëruajtur është shumë i fortë. "

Pyetje: Pyetje: Ke punuar me Zeffirelli-n në Dashuri pafundme - Endless Love. Çfarë kujtoni prej tij ?

Brooke Shields: "Zeffirelli është një njeri i pamundur, i tmerrshëm, shumë i vështirë, por me një shpirt, mjeshtër dhe gjeni. Gjithnjë bënte shaka me mua për mënyrën se si flisja, por do të rikthehesha menjëherë tek ai, për çfarëdo lloj filmi që të më kërkonte."/Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LARS VON TRIER E KA MENDJEN TEK KIRSTEN DUNST (04.16.2010)
DJALI I BRANGELINËS, MADDOX, ËSHTË PAK EINSTEIN (04.15.2010)
RUSSEL CROWE KA YLLIN E TIJ NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT (04.13.2010)
SHANIA TWAIN: JAM DUKE DALË NGA NJË 'FUNDOSJE TEPËR E THELLË DHE E ERRËT' (04.09.2010)
WHITNEY HOUSTON SHTROHET NË SPITAL NË PARIS (04.07.2010)
NGA SHTËPIA E BARDHË KTHEHET PRAPË NË HOLLYWOOD (04.03.2010)
LIZ TAYLOR THOTË MJAFT PAS MË SHUMË SE 100 OPERACIONEVE (03.31.2010)
BURRI I SANDRA BULLOCK, JESSE JAMES THOTË "SORI" (03.30.2010)
GISELE BÃœNDCHEN LAMTUMIRË PASERELAVE (03.24.2010)
JUSTIN BIEBER THOTË SE AI MUND TË DASHUROHET ME NJË FANSE (03.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]