VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GEORGE CLOONEY NË HAWAII: "UNË BURRË I DËSHPËRUAR DHE BABA I PAZOTI"

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
GEORGE CLOONEY NË HAWAII: "UNË BURRË I DËSHPËRUAR DHE BABA I PAZOTI"
E Shtunë, 06.05.2010, 09:27pm (GMT+1)

E takuam aktorin në Honolulu në sheshin e xhirimit të filmit "The Descendants" (Pasardhësit), i cili pritet të dalë për Krishtlindje në ekran dhe ka regjinë e Alexander Payne, me të cilin aktori u kandidua për Oscar

Honolulu -Koshi i basketbollit në parkingun e CompUSA, megatregtoren elektronike kthyer në studio filmi, është shenja e parë se George Clooney  (Xhorxh Kluni) ndodhet këtu, diku rrotull. "E ka vënë për të luajtur gjatë intervaleve midis seancave të xhirimeve," thonë banorët vendës. "Unë e bëj atë që të zbres në peshë. Më është dashur të majmem për hir të këtij filmi, " thotë George Clooney, me këmishë Havai, pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë dhe me një nga buzëqeshjet e tij magnetike, gjatë një pushimi të xhirimeve.

Aktori është në Honolulu ku janë duke përfunduar xhirimet e filmit Pasardhësit, pritur të dalë për Krishtlindje në ekran, drejtuar (bërë regjia) nga Alexander Payne (About Schmidt, Sideways), i cili ka përshtatur skenarin nga një roman i shkrimtares havaiane Kaui Hart Hemmings. Romani, thonë të gjithë, nuk është kushediçfarë; vetë Payne e kishte refuzuar disa herë përpara se ta bindte producenti Jim Burke që ta rishkruante. Pas pranimit të Clooney-t nuk e ka pasur të zorshme të gjente fonde (23 milionë dollarë, një buxhet modest në botën e prodhimeve të Hollywood-it) nga Fox Searchlight. "Kam lexuar skenarin e shkruar nga Payne, nuk e kam lexuar romanin dhe jam bindur menjëherë se ishte një histori e bukur," thotë Clooney për filmin e parë vërtet serioz, dramatik dhe për herë të parë me një personazh që qan në sheshin e xhirimit, me një personazh që vuan, dëshpërohet. "Këtë herë te Oskari askush nuk e ka mendjen," thonë tashmë aktorët.

Në Pasardhësit Clooney është Matt King, një njeri i zakonshëm që punon tokën, por që befas e gjen veten para një pike kthese dramatike në jetën e tij: gruaja e tij Elizabeth (Patricia Hastie), tejet e dashur, pëson një aksident dhe bie në një komë të pakthyeshme. Matt e gjen veten vetëm me dy vajza rebele dhe që pakëz e duan babain, gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Aleksandra (Shailene Woodley) dhe dymbëdhjetëvjeçarja e sëmurë Scottie (Amara Miller), me tundimin e tmerrshëm a t'ia heqë spinën e të ushqyerit artificial gruas së tij, dhe përballë vendimit nëse do të shesë apo jo pronën tokësore të trashëguar nga familja.

"Ka skena absolutisht dërmuese - thotë Clooney - Vetëm dje kemi filmuar një në të cilën unë i them vajzën sime më të re se ne duhet të përhapim në det hirin e nënës së saj, ajo nuk e kupton çfarë është hiri, unë pyes veten nëse edhe sytë e nënës do të jenë bërë hi... Si t'ia shpjegosh një fëmije një gjë të tillë? Unë nuk kam asnjë fëmijë dhe, përveç në É.R., as në filma kurrë nuk kam pasur të bëj me fëmijët. Një karakter të tillë nuk e kisha luajtur më parë. Zbuloj ndjenja të reja edhe për mua. Unë jam një njeri i gëzuar, i qetë. Matt është ters, vuajtës, por filmi është një histori dashurie, ajo e një burri ndaj një gruaje, dhe e një babai për vajzat që praktikisht nuk i njeh."

Jashtë sheshit të xhirimit Clooney është lloji i artistit të gëzuar dhe bujar. Dhe llafazan, përveç kur i takon flasë për të dashurën e tij Elisabetta Canalis. Për ditëlindjen e tij (6 maj) Eli bëri një vizitë në sheshin e xhirimit. Ka shkuar me bikini, frymëzënëse, duke qenë se xhirimet ishin në një plazh, duke i lënë të gjithë me gojë hapur, ndonëse tek trupa realizuese duket që Eli nuk ka ngjallur shumë simpati: tepër e heshtur, tepër e pashoqërueshme, thonë ata. Ndërkohë Clooney nuk bën tjetër veç tregon anekdota dhe bën shaka ("Unë jam duke planifikuar një shaka për shokun tim Brad Pitt, në mënyrë që të mësojmë të qeshim për ftohtësinë time ndaj femrave") dhe vazhdon të bëjë lëvdata për Havain. "Le ta themi sinqerisht, më mirë të xhirojmë këtu se në Detroit! Ky vend është i bukur, njerëzit janë të mirë, ata janë të gjithë shumë të relaksuar dhe ende arrijnë të bëjnë gjithë ç'kanë për të bërë, me efikasitet dhe thjeshtësi. Sigurisht, bën përshtypje injoranca e rregullave të caktuara: njerëzit ngasin motorin pa kokore, grumbullohen në anën e pasme të kamionëve, ecin ngadalë kur nuk ka askënd në rrugë ... Unë mora me qira një motor për të shkuar përgjatë bregdetit. Mjafton të dalësh pak nga qyteti dhe gjendesh papritmas jashtë botës: shtëpitë e vogla që ju dërgojnë prapa në kohë. "

Dhe pastaj është kampionati i softbollit, i organizuar nga trupa e aktorëve, për çka Clooney nuk ka lutur kënd: "Producenti Jim Burke nuk donte aktorë në ekip, sepse ai gjithmonë mendon se ne nuk kemi idenë e lojës. Por unë në moshë të re isha lojtar pothuajse profesionist, e ka parë këtë edhe ai kur kam luajtur në në ekip. " Në Honolulu jeton Maya Soetoro, motra e Presidentit Obama. Clooney thotë: "Unë nuk kam takuar motrën e tij, por unë kam dëgjuar gjëra të mrekullueshme rreth saj. Në vend të kësaj unë shkova për të vizituar shkollën ku Obama mori mësime si fëmijë, dhe kam gjetur albumin e 1972, me një pamje të tij në mesin e nxënësve të tjerë. Ja kjo është, e kam vënë në telefon. A nuk është mrekulli ta shohësh Barak Obamën fëmijë? "/Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARILYN DHE VËLLEZËRIT KENNEDY, DËSHMI E RRALLË (06.03.2010)
MARIAH CAREY BEFAS HEQ DORË NGA FILMI (05.27.2010)
JESSE JAMES THOTË SE FALË FOSHNJES LOUIS AI DHE SANDRA BULLOCK JANË AFRUAR (05.26.2010)
JOHN TRAVOLTA DHE KELLY PRESTON PRESIN FËMIJË! (05.19.2010)
NAOMI WATTS DO TË JETË MARILYN MONROE (05.16.2010)
"DEKRETI" I VICTORIA'S SECRET: JA FEMRAT E PARAPËLQYERA TË SAJ (05.14.2010)
REVISTA MAXIM SHPALL 100 FEMRAT MË TË DËSHIRUARA TË BOTËS (05.13.2010)
TETËDHJETË VITET E CLINT EASTWOOD: "HERONJTË NUK PLAKEN" (05.11.2010)
"IRON MAN 2" MBISUNDON KINEMANË BOTËRORE (05.09.2010)
CHRISTINA AGUILERA EMËROHET AMBASADORE KUNDËR URISË (05.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]