E Premte, 05.17.2024, 10:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PIKTORJA SHKODRANE LILJANA CEFA PËRJETËSON NËNË TEREZËN

E Martë, 09.03.2013, 07:17am (GMT+1)



Tablo: "Nanë Tereza me një fëmijë të braktisur'"

Piktorja realiste shkodrane Liljana Cefa, gjatë jetës së saj artistike ka pikturuar me shumë dashuri dhe profesionalizëm evenimente dhe figura të rëndësishme të kulturës, natyrës dhe artit të Shkodrës. Në punët e saja realiste ajo ka pikturuar me shumë profesionalizëm fëmijë, pamje nga qyteti i Shkodrës, evenimente të rëndësishme nga kultura e këtij qyteti dhe mbi të gjitha natyrën dhe Arketipin e Shkodrës, kryemodelin e saj.

Një punë shumë interesante është edhe portret i Nënë Terezës: "Nanë Tereza me një fëmijë të braktisur".

Lilana Cefa me një stil shumë lakonik, mjaft realist ka pikturuar portretin e humanistes së madhe Shqiptare.

Cefa është përpjekë që të pikturojë deri në detaje portretin e Nënë Terezës. Ngjyrat të cilat ajo ka përdorur na e paraqesin këtë figurë të madhe Shqiptare dhe botërore me shumë hijeshi dhe dritë duke krijuar emocione të vecanta tek shikuesi me artin e saj.

Liljana Cefa ka pikturuar deri në detaje edhe botën e brëndshme të humanistes së madhe, botë e cila vjen tek neve shumë natyrshëm dhe jetësore. Cefa ka punuar gjithashtu deri në detaje, duart, fëtyrën, portretin duke i dhënë vlerat që i takojnë Nënë Terezës. Në punën e Cefës janë pikturuar edhe figura ëngjësh, fëmijësh të bardhë sëbashku me lulet e bardha dhe në sfond që përsërisin imazhin e humanistes së madhe me mjete piktorike, Imazh që ja rrit vlerën dhe gjuhën e pikturës së Cefës dhe shpreh përceptimin dhe vlerësimin e saj për Shqiptaren e madhe.

Portreti ka vlera artistike, shoqërore dhe humane. Në punën e saj Cefa e ka pikturuar shumë mirë dhe bukur botën e madhe shpirtërore të Nanë Terezës.
Portreti është një kujtim i madh në këtë përvjetorë të Nënë Tereza Bojaxhiut, Shqiptares dhe humanistes së madhe.

Shenja piktorike e Liljana Cefës

Shenja e Liljana Cefës është biologjike dhe kulturore. Shenja e Cefës është siç është shenja biologjike e gjithsecilit, ku bëjnë pjesë arketipi, mitika, mistika, përceptimi, vizioni, intuita, fantazia, prejardhja, religjioni që janë të gjitha "shenja" të kthyer në simbole. Gjithashtu në punët e Liljana Cefës lot një rol të madh edhe shenja kulturore, psikologjia kulturore, eksperienza, konteksti social prej nga vjen Znj. Cefa, edukimi, formimi, raportet e Liljanës me artin, me realitetin dhe komunitetin e artit vendas dhe artin botëror.

Shenja është biologjike dhe kulturore. Shenja biologjike është lidhur me psikologjinë e Frojdit, psikogjenezën, kurse ajo kulturore ka përfaqësuesen e saj, psikologjinë kulturore të Karen Hornit.

Në këtë kontekst artistja jonë nuk ka shumë "sekrete"artistike në mendjen e saj. Ajo gjatë viteve të krijimtarisë së saj i ka"treguar" të gjitha të "fshehtat dhe skutat" e shpirit të saj të butë dhe komunikues. Tregues është arti i saj shumë i qartë dhe i dritshëm.

Një prej simbolikave më të preferuara, në punët e Cefës, është simbolika e Fëmijës, që është simboli, arketipi i vazhdimsisë, jetës, ekzistencës.

Simboli i fëmijëve është i pranishëm si gjithmonë në punët e saja. Ashtu sic do qënie njerëzore, mbi të gjitha nanë, në formë të hapur, gati verbale, gjuhësore, pasi punët e saj edhe flasin, i pikturon fëmijët, duke ju vënë fëtyrave dhe sjelljeve e tansisë (Gestalitit) të tyre edhe domethanje, që lexohen në fëtyrat e tyre intelligjente, të shëndetshëme dhe komunikative. Këto "domethanje" janë të vecanta, tipike dhe shumë signjifikative.

Këto element simbolikë, krijojnë figurën e fëmijës, që janë fëmijët e saj dhe natyrisht edhe fëmijët të cilët ajo ju ka mësuar artin e pikturës ose përfaqësojnë figurën dhe simbolin më magjik të vazhdimsisë të jetës njerëzore sic janë fëmijët.

Fëmijët në pikturat e Cefës, flasin dhe komunikojnë me shikuesin. Ato japin mesazhe të forta të magjisë së botës së tyre.

Krahas simbolit të fëmijës në punët e saj janë të pranishme edhe lulet. Lulet jaë pjesë e artit të Lilianës, e mendjes së saj eko, ajo pikturon shpesh edhe shijen, aromën e luleve, nëpërmjet ngjyrave me shumë domethanje.

Lulet e Liliana Cefës flasin, këndojnë, kanë një domethanje. Dashuria për lulet dhe përceptimi biologjik e kulturorë i saj për lulet, e bëjnë autoren tju japi gojë atyre.
Simbolika e luleve është e lidhur me simbolikën e fëmijëve, duke i pikturuar edhe ato si lule, me shije dhe aroma të ndryshme.

Verbalizimi i gjuhës së luleve është i lidhur me vetë autoren. Në disa prej tyre ajo pikturon dhe verbalizon vetvehten, me ngjyra dhe lloje të ndryshme lulesh. Jan luc Nancy thotë se arti ynë është vetvehtja e jonë. Sipas kësaj teorie, Lulet e Cefës, janë vetë autorja dhe fjalët e tingujt që prodhojnë lulet janë fjalët dhe tingujt të vetë autores.

Një rol të rëndësishëm në punët e Lilianës ka edhe dinamika e ekspresionit. Ekspresioni ka dinamikën e tij dhe është pjesë e dinamikës së ekspresionit të gjithsejcilit. Ekspresioni është biologjik, i lindur edhe kulturorë. Në të gjithë punët realiste të piktores, kemi të bëjmë më një shprehje, ekspresion, i cili është identik për autoren dhe është e lidhur me formën e të menduarit të saj, tregon sasinë e energjive të saja të kthyera në ngjyra, forma, metafora artistike.

Punët e saj janë si një poezi po realiste e cila komunikon me neve nëpërmjet ideve, mitikës, mistikës, simbolikës jo të ndërlikuar e që e bën"poezinë" piktorike, ngjyrë-tingull të Lilianës shumë meliodioze.

Simbolet të tjera që kanë të bëjnë me mitikën, janë edhe flamuri, pavetëdija kolektive, simboli i identitetit, figura historike, mitika, të cilat nëpërmjet një simbolike të qartë komunikojnë me shikuesit e Liljanës, tashmë jo të pakët.

Arti i Liljanës tashmë ka krijuar një domethanje të madhe, pasi ka publikun e saj që e pëlqen dhe i vlerëson dhe "lexon" veprat e saja të pikturës. Piktura jo vetëm që shikohet, por edhe lexohet.

Para 2 vitesh, me rastin e 70 vjetorit Liliana hapi një ekspozitë me 70 punime, 70 shenja dhe gjurma të lëna me artin e saj, i cili tashma është i njohur jo vetëm në qytetin e Shkodrës dhe në Shqipëri, por edhe jashtë vendit duke përfaqësuar vehten dhe kulturën tonë kombëtare.

70 punime për 70 vjetorin janë 70 shenja artistik të kthyer në simbole. 70 punimet e paraqitura ishin 70 shenja artistik, simbole të cilët Liliana i ka materializuar duke i kthyer në simbole, ngjyra, forma, hapsira, gjuhë dhe pse jo edhe tinguj.

Liljana ruan në cdo punim gjurmën, shenjën, e saj duke qëndruar konseguente artit të saj. Ajo ka një art realist dhe shpesh kthehet në një neorealisëm si rrymë, sidomos mbas viteve 90 të.

Eko arti është i pranishëm në punët e saj lulet, pemët, natyra, ikona e saj shpirtërore eko e kthyer në një simbolikë komunikative.

Liliana gjithë jetën e saj artistike e shoqërore ka qenë një studiuse e apasionuar e realitetit tonë, të cilin e ka studiuar thellësisht dhe me pasion të vecantë. Ajo ka qenë dhe është një vëzhguese e kujdesshme e këtij realiteti, element që shihet dhe lexohet në punët e saj.

Si rezultat punët e saja përfaqësojnë një simbolikë të një mjeshtërie perfekte, plot modulacione që lëvizin, nuk janë të ngurta, e na japin informacion.

Arte Sakra ose arti i shenjtë që është mendorë dhe shpirtërorë dhe biologjik është tipik dhe mjaft domethanës në punët e Lilianës. Nanë Tereza, figurat religjoze, paraqesin një simbolikë të një qënje besimtare e dashur dhe e përkushtur ndaj Zotit.

Simbolika e fenomeneve, ngjarjeve, hapsirës dhe kohës është e konceptuar në bazë të disa parimeve të cilat janë të lidhura me shijet e saja dhe mbi të gjitha përceptimin e saj dhe dinamikën e saj të përceptimit.

Elementët kromatikë, ngjyrat në formë kromatike dhe elementët harmonikë janë pasqyrë e mendjes dhe personaliteti të saj artistik tashmë të konsoliduar, harmonik.
"Subjektet vendosmërisht klasike, figurative, të shprehura me profesonalizëm të sigurtë të ardhur nga studime të apasionuara e të thella, tregohen nga veprat e saja të realizuara me mjeshtri perfekte kromatike e harmonike", kështu shprehet Dott.ssa Mara Ferloni, kritike arti.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARSIMI DHE EFEKTET E ROTACIONIT POLITIKNga MAJLINDA KETA (09.02.2013)
TË LINDËSH FEMËR ËSHTË FAT APO MALLKIM?!Ese... (sociologji) nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (09.02.2013)
INTERVISTA DHËNË ILVA TARES, DAVID FROST FLET PËR PARANOJËN E NIKSONIT - 'ATA QË NUK JANË ME NE, JANË ARMIQTË TANË' (09.02.2013)
STJUARDESA VRASËSE... DHE FLORION MIMANga ILIR YZEIRI (09.02.2013)
MURI MES SHQIPËRISË DHE KOSOVËS - ACAROHET LUFTA TREGTARENga Prof. Dr. AGIM KOÇILLARI (09.02.2013)
CIKLI I TRETË I FOTOALBUMIT TË ALPEVE - NGA KOLEGU ILIR SECI (09.02.2013)
LIBRI I VITIT 1938 - HOLLËSITË E PANJOHURA TË MBRETIT ZOG (09.01.2013)
INXHINER GEGË SOKOLIN KURRË NUK E MBULON 'PLUHURI' I HARRESËS!…(“Fatosi i shkencave mjedisore shqiptare”, e vlerëson atë kolegu i tij Illo Foto)Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (09.01.2013)
Redaksia VOAL, uron Lelën, nusen e 1 Shtatorit…TË TRASHËGOHESH LELA! (09.01.2013)
THETHI - ASHPËRSIA E MALEVE TË VETMUARA TË BJESHKËVE (Fotoreportazh) (09.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]