E Hënë, 05.20.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
INTERVISTE ME ZONJEN EVELYNE NOYGUES, ISH-DIPLOMATE, SHQIPTARËDASHËSE,  PROMOVUESE E KULTURËS SHQIPTARE NË FRANCË DHE PËRKTHYESE E TINTINIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 02.19.2015, 02:28pm (GMT+1)



Pyetje: Zonja Evelyne Noygues ju se bashku me Arben Selimin (vete edhe botuesi) jeni perkthyes te njerit prej 24 librave te fumetistit te famshem belg Hergé, te cilat kane si personazh kryesor reporterin Tintin. A mund te na thoni diçka per t'i krijuar lexuesit nje ide rreth Bemave te Tintinit dhe autorit te tyre belgut Georges Prosper Remi alias Hergé ?

Evelyne Noygues:
Reporteri Tintini eshte nje nga personazhet kryesore te librave me vizatime neper bote. Eshte i njohur nga miliona lexues. Eshte krijuar ne vitin 1929 nga autori dhe vizatuesi belg Hergé (pseudonimi i Georges Remi).

Tintini eshte nje djalosh, gazetar, gjithmone i shoqeruar nga qeni Fox Terrier qe quhet Milu. Ai eshte i zgjuar, trim dhe plot me humor. Mund te themi qe eshte nje personazh krijuar nga Hergé, frymezuar nga humori i Molierit... Ka udhetuar neper bote: ne ish-URSS dhe ish-Kongo belge... deri ne Kine dhe ne Tibet... Ka bredhur ne Peru dhe ka zbritur ne Hënë 10 vjet përpara Neil Armstrong!

Hergé (Rémi Georges: Her (R)-gé (G)) eshte lindur ne Bruksel ne 3 maj 1907. Që shume i ri eshte punesuar ne gazeten « Le Vingtième Siècle » ku takon gazetare me të rritur dhe me eksperience. Shpejt Hergé dallohet si vizatues. Vete eshte inspiruar nga lajmet qe reporteret sjellin nga gjithe bota ku i dergon redaksia. Me fantazinë e tij, Hergé fillon te krijoje personazhin e Tintinit.

Hergé eshte nje nga autoret klasike te historive vizatimore me te njohura neper bote. Ka dhene tashme provat me më shume se njezet albume ne gjuhen frenge, i perkthyer ne gjithe gjuhet kryesore dhe qe numron miliona lexues në të gjithe botën !



Pyetje : Perse zgjodhet te sillnit pikerisht Skeptri i Otocarit dhe jo per shembull Tintin au pays des Soviets Tintini ne vendin e sovjeteve, pasi Shqiperia eshte vendi qe ka perjetuar nje diktature sovjetike?

Evelyne Noygues:
« Skeptri i Otocarit » eshte libri i 8-të ne serinë « Bemat e Tintinit ». Eshte botuar bardh & zi ne gusht të 1939 në « Petit Vingtième », nje suplement i gazetes se famshme « Le Vingtième Siècle » qe dilte ne Bruksel. Versioni i ngjyrosur eshte botuer ne 1947.

Skeptri i Otocarit zhvillohet në një vend imagjinar. Imagjinar po, por jo dhe aq! Shume detaje na kujtojne nje vend ballkanik si dhe vendin e shqiponjave. Mbreteria e Pelikanit te zi na kujton mbreterine shqiptare, shqiponjen e zeze dhe mbretin Zog I, portreti i te cilit i veshur me kostum ceremonie paraqitet besnikerisht ne faqet e albumit. Gjithashtu shume personazhe, vende, veshje na kujtojne Shqiperine.

Aventurat e Tintinit ne vendin imagjinar te Ballkanit që quhet në libër Sildavia, eshte Shqiperia sipas studiueses Olimpia Gargano, prane Universitetit Nice Sophia Antipolis. Artikulli "Illyria, Syldavia, Elbonia e altrove: la reinvenzione narrativa dell'Albania fra spazi immaginari ed eterotopie" i Gargano-s gjendet i botuar ne permbledhjen me titull "Landscapes and mindscapes. Metodologie di recerca, percorsi geocentrati e poetiche dello spazio in una proespettiva comparata", nen kujdesin e Stefania De Luca, Carmen Gallo dhe Danilo Marino, Marchese editore 2011. |
http://association-albania.com/Illyrie-Syldavie-et-ailleurs-l.html?lang=fr]

Sipas studjueses Olimpia Gargano - e para universitare që interesohet për « Le Sceptre d'Ottokar » ne frengjisht ajo vë re se karakteristikat e personazheve, ngjarjeve e peizazhit te librit perputhen me se shumti me ato te Shqiperise, sipas dy aspekteve kryesore: vizive dhe historike e pershkruese. Një gjë që na ka tërhequr edhe si ne, si perkthyesit e tij, ka qene së pari ngjashmeria fizike e mbretit te Sildavise, Muskar XII, me mbretin Zog I. Nga pikepamja historike e pershkruese, fakt pashmangshem ka qene se Mbreti Muscar I (alias Hveghi), heroi kombetar qe arriti te mposhte turqit dhe te bashkoje e mbaje te bashkuar gjithe vendin, evokon heroin kombetar, Skenderbeun.

Pyetje : I perkthyer ne rreth 100 gjuhe, i botuar me nje tirazh rreth 200 milione kopje, i zgjedhur si personazh nga Steven Spielberg ne filmin e tij Aventurat e Tintinit prodhim i vitit 2011 qe eshte pare neper bote nga miliona e miliona spektatore, çfare ka te jashtezakonshem ky personazh qe vazhdon t'i mbijetoje kohes kur kemi parasysh se botimi i tij ka nisur ne vitet `30 dhe ka perfunduar me ikjen nga kjo bote te autorit ne mes te viteve `70 ? Perse vazhdon te mbetet Tintin modern dhe kontemporan me ne?

Evelyne Noygues:
Tintini mbetet modern dhe kontemporan sepse vete Hergé e ka krijuar si një djalosh pa moshe të caktuar, gjithmone veshur me pantallona, golf dhe me nje pardesy jashte fenomeneve të modes. Ai eshte karakterizuar nga energjia dhe kurioziteti pozitiv për boten dhe per ata qe vuajne. Eshte nje personazh i dashur për të rinjtë. Ndërsa për te rriturit Tintin është interesant, sepse ata zbulojnë me vonesë që ka gjithmonë një kuptim të dytë në librat e Hergé lidhur me historine politike te shekulli XX. Ata habiten si s'e kishin kuptuar kur ishin te vegjel paçka që i lexonin dhe rilexonin librat e tij nga 100 herë... Gjithe talenti i Hergé ndodhet ketu per ne.

Pyetje: Ju si franceze perse zgjodhet personazhin e Tintin-it ne vend te Asterix-it qe eshte krijuar nga autorë franceze ?

Evelyne Noygues:
Ne vendosëm të fillojmë me një album që do të udheqë lexuesin nëpër rrugët Ballkanit. Dhe s'ka më mirë se "Skeptri i Otocarit" të Hergé !

Pyetje: Ne trojet shqiptarofone nuk eshte e zhvilluar kultura e librave me kartona, respektivisht nuk kemi as fjalen shqip qe perkon me kete gjini te librit, a mendoni se shqiptaret jane te vonuar per të kultivuar këtë gjini që ushqen kritiken, ironine dhe kultivon inteligjencien tek lexuesi ?

Evelyne Noygues:
Pas rënies së komunizmit dhe në vitet që e pasuan, Shqipërisë iu desh kohë për të shëruar plagët, të ballafaqohet me veten e saj, të rindërtohet... "E duam Shqipërinë si gjithë në Evropë" ndëgjohej në çdo rrugë ato kohë. Dhe kjo nuk do të mbetej vetëm një slogan. Ishte kjo aspirata e gjithë popullit. Evropa do të ishte para së gjithash një mënyrë jetese, mënyrë sjellje, një model ekonomik e gjithashtu kulturor. Tintini i përgjonte të gjitha këto nga larg. Ai priste të vinte ora e tij...

Pyetje: A kishte vështirësi përkthimi apo përshtatja?

Evelyne Noygues:
Vështirësia e përkthimit ishte të ruhej thelbi i dialogjeve. Dhe ky ishte ojektivi që ne i vendosëm vetes. Albumi e ka parë dritën e botimit prej shtatorit 2014 dhe është pritur shumë mirë në panairin e librit në Tiranë në nëntor 2014. Megjithatë nuk e dimë akoma a ia kemi mbrritur qëllimit.

Pyetje: Duke iu referuar statistikave te shitjes se librave ne Shqiperi, mund te themi se eshte nje krize e vertete, si mendoni se mund te dilet prej kesaj gjendje librofobe ?

Evelyne Noygues:
Vdekje e libriti apo zhdukje e lexuesit? Ky ishte titulli i të përditëshmes « Le Figaro » kur u hap salloni i librit në Paris në mars 2014. Thelbi i pyetjes nuk qëndron tek libri, por tek leximi, sepse ç'do të jenë librat kur të mos ketë lexues për t'i lexuar?

Dhe sa i përket lexuesve në Shqipëri, ka patur gjithmonë dhe do të vazhdojnë të jenë... Ne u mahnitëm nga numri i vizitorëve në koridoret e Pallatit të Kongereseve në Tiranë kur ne u ftuam nga Ambasada Franceze te panairi i librit për të prezantuar Tintinin në stendën e Francës. Ishte fantastike!



Pyetje: Zonja Evelyne si mendoni a do te shitet TintTin ne Shqiperi, trojet shqipfolese dhe po ashtu ne diaspore dhe si do te behet e mundur qe t'i afrohet lexuesit shqipfoles nisur nga fakti se eshte nje liber i te gjitha grupmoshave ?

Evelyne Noygues:
Objektivi ynë kryesor, nga ana ime dhe nga Arben Selimi, është që albumi të prekë kryesisht publikun shqipfolës kudo që ai ndodhet. Sigurisht që do të ketë një shpërndarje në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi dhe konkretisht ka filluar ne Shqiperi tashme. Në të njëjtën kohë, ne bëjmë të mundur që shqiptarët e diasporës të mund ta blejnë. Kjo nuk i pengon Tintinofilët e përkushtuar të reporterit të famshëm kudo që ndodhen të blejnë albumin nëpërmjet internetit dhe faqes të Facebookut « Bëmat e Tintinit » që kemi hapur në 2014. Do të shtoja se botuesi u është përgjigjur të gjitha kërkesave të lexuesve për « Bemat e Tintinit » - albumin "Skeptri i Otocarit" që kanë ardhur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Hollanda, Britanina e Madhe, Kanada etj. falë Facebook-ut.

Ky album është gjithashtu një ndihmë pedogogjike dhe argëtuese për të gjithë fëmijët lindur apo/dhe rritur jashtë shtetit. Për ata që e kanë lexuar Tintinin në frengjisht apo në një gjuhë tjetër, është më e lehtë të mësojnë në gjuhën e nënës apo/dhe të babait me anë të tregimeve të vizatura.


Pyetje: Libri eshte perkthyer nga ju dhe nga Arben Selimi, a mund te na thoni diçka per kolegun tuaj qe eshte edhe bashkebotues?

Evelyne Noygues:
Arben Selimi eshte perkthyes letrar, skenograf teatri, piktor, i vendosur ne Paris prej 20 vitesh. Gjate kesaj periudhe ai ka krijuar skenografi per trupa te ndryshme teatrore dhe ka patur nje aktivitet jo te vogel si piktor nepermjet hapjes se eksozitave te ndryshme.

Ne vitin 2004 ai ka krijuar shtepine botuese grafike « Bénart Edition » specializuar ne botime gravurash, vizatimesh dhe objektesh te ndryshme kryesisht lidhur me imazherine pariziane. Te gjitha keto krijime i gjejme sot gjithandej ne tregun francez.

Se fundi, ne menyre krejt te logjikshme, kjo shtepi po interesohet gjithashtu per librin. Nje shprehje e drejtperdrejte e ketij interesi eshte dhe dalja e "Bëmave te Tintinit" ne gjuhen shqipe shperndare ne tregun shqiptar dhe europian.

Se bashku perkthejme drama qe prej tre vitesh per Eurodramën, Réseau Européen de Traduction Théâtrale ne me shume se 20 gjuhe nga Evropa, Azia Qendrore si dhe nga Mesdheu.

Pyetje: Cilai eshte aktualiteti i fillimit te vitit 2015 lidhur me librin « Skeptri i Otocarit »?

Evelyne Noygues:
Ne kuadrin e vazhdimit te paraqitjes se ketij botimi dhe berjes sa me te njohur per publikun frankofon, do te jemi te pranishem ne aktivitetin qe do te zhvillohet nga shoqata « Miqte e Hergé-së » ne Nivelles te Belgjikes me 7 mars 2015, date qe perkon dhe me mbledhjen e Asambles se 30-te te kesaj shoqate.

Ky eshte nje takim shume i rendesishem per gjithe njohesit, dashamiresit dhe fansat e vepres se Hergé. Pjesemarrja eshte e madhe, ka konferenca, ekspozita, takime ku behen analiza dhe kalohen informacione te shumta qe kane lidhje ne menyre te drejteperdrejte me «Bemat e Tintinit». Nga stenda jone ne do veme sa me mire ne dukje si dhe do te shesim botimin e pare ne gjuhen shqipe te njerit nga 24 albumet e serise dhe pikerisht « Skeptri i Otocarit ».

Bemat e Tintinit : Skeptri i Otocarit Informacion shtypi/ shperndarje :
Bénart Editions, Paris Mail : benart5@free.fr
ISBN : 9782 3 72 53 0002 Cel :
00 33 6 64 99 07 58
Botuar ne Paris me 5 shtator 2014 Tel/fax : 00 33 9 50 40 90 17


Pyetje: Zonja Evelyne ju lutem na thoni diçka rreth jush?

Evelyne Noygues: Po bëhen 25 vjet që kam shtrirë një aktivitet të rëndësishëm në favor të një përhapje sa më të mirë të gjuhës dhe kulturës shqiptare në gjirin e shoqatave dhe rrjeteve universitare franceze.

Kjo është si rrjedhojë e eksperiencës time në Shqipëri ku kam jetuar dhe punuar nga viti 1991 deri më 1994. Pasi studjova shqipen në Institutin Nacional të Gjuhëve dhe Cilivizacioneve Orientale (INALCO) në Paris, mora përsipër vullnetarisht dosjen « Shqipëria » të shoqatës humanitare « Farmacistët pas kufinj » më 1990. Në verën 1991, farmacistët francezë sollën kamionë me ilaçe në Shqiperi. Dhe kështu takova Ambasadorin Francez i cili kërkonte bashkëpunëtorë shqipfolës. Në shtator të të njëjtit vit u emërova në postin e atasheut kulturor në ambasadën e Francës në Tiranë. Kjo eksperience me dha mundësinë të përmirësoja gjuhën shqipe të cilën nuk kam ndalur asnjëherë ta praktikoj dhe ta studjoj.

Pasi u ktheva në Francë, mora pjesë në themelimin e shoqatës kulturore « Albania » më 1997 për të tërhequr vëmendjen e mediave franceze rreth rreziqeve që i kanoseshin trashëgimisës shqiptare në momentin e rënies së piramidave financiare. Që më 1997, shoqata jonë ka për objektiv të bëjë të njohur sa më mirë në France dhe në vendet frankofone, si edhe nëpërmjet internetit kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Sot kam nën kujdes sitin internet association-albania.com të cilin e kam krijuar më 2009. Ky sit ka më shumë se 500 artikuj dhe dosje, në frengjisht dhe në shqip, mbi kulturën dhe artistêt shqiptarë. Ai ka tërhequr mbi 170 000 koneksione në këto pesë vjet (gusht 2009-janar 2015).

Pyetje: Ju thoni se ne vitet 1991-1994, kur ishit ne Shqiperi si diplomate, ishte nje shprese e madhe se ringjallja e Shqiperise do te ishte e shpejte, çfare ndodhi qe u vonua dhe çfare mund te na thoni per te ardhmen?

Evelyne Noygues: Kam qene dhe jam gjithmone entuziaste per zhvillimin kulturor, social dhe ekonomik që po përjeton Shqiperia qe prej fillimit te tranzicion demokratik. Kur isha ne nentor 2014 ne Tirane per Panairin e Librit kam qene prape entuziaste per aktivitetin organizuar nga Ministria e Kultures per të nxjerrë ne pah krijuesit e rinj ne fushen e tregimit me vizatime (shikoni në Facebook te Shpend Bengu) , iniciatori i konkursit i pare organizuar ne 2014 dhe Director of Intangible Cultural Heritage ne ministrine e kultures ne Tirane).

Pyetje: Pas vitit 2009 keni hapur nje sit internet dedikuar kultures shqiptare qe ne fillim te 2015 ka kaluar 170 000  koneksione. Cilet jane disa nga emrat shqiptare te cilet ia keni prezentuar publikut frankofon gjate aktivitete organizuar nga shoqata Albania dhe qe reflekton siti qe aktivizoni ?

Evelyne Noygues: Ja disa shembuj që po i sjell tek ju:

2013-2014
- Takim me Ilir SEMILOSKI dhe shfaqja e filmit të tij "Ushëtimin në Malin e Tomorrit"
http://association-albania.com/Albania-rencontre-avec-Iljir.html
- Mbrëmje homazh në nderim të aktorit të njohur të humorit, Roland TREBICKA, treguar nga vajza e tije Manjola
http://association-albania.com/Roland-TREBICKA-un-grand-acteur.html
- Takim me Prof. Pierre CABANES, historian i specializuar në historinë antike të Shqipërisë dhe themelues i Misionit arkeologjik dhe epigrafik francez në Shqipërihttp://association-albania.com/Pierre-CABANES-l-Albanie-d-hier-et.html

2011 - 2012 -
Festime me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në Paris
- intervistë me Shkëlqesinë e Tij Ylljet ALIÇKA, Ambasador i Shqipërisë në France mbi manifestimet kulturore organizuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, nga Evelyne Noygues
http://association-albania.com/Centenaire-de-l-Etat-albanais.html?var_mode=calcul
- organizimi i një mbrëmje kulturore të animuar për nder të poetëve të "Rilindjes"
http://association-albania.com/Celebration-du-centenaire-de-l.html
- hapja e një ekspozite fotohrafike të Koli IDROMENO në bashkëpunim me Prof. Ardian Marashi nga Institutin e Studimeve Shqiptare dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë http://association-albania.com/Photographie-exposition-Kole.html

2010 2011
- Paraqitja e ribotimeve të "L'Enigme...résolue » dhe "Grammaire albanaise comparée" nga Robert d'ANGELY me bijen e tij dekoruar me Legjinin e Nderit dhe bashkë me zotërinjtë Prof. Remzi Pernaska dhe Luan Rama
http:llassociation-albania.com/Albania-presentation-de-L-ENIGME.html?lang=fr
- Takim kushtuar MIGJENIT, nga Mickael Wilmart dhe Jérôme Carassou, botues të « Non lieu »
http://association-albania.com/Au-Sud-de-l-Est-Migjeni-un-auteur.html?lang=fr
- Takim me Maks VELO, me rastin e botimit të albumit të artistit titulluar « Parisi » dhe poezive të tij përkthyer nga Evelyne Noygues
http://association-albania.com/Maks-Velo-un-precurseur-de-la.html?lang=fr

2009 2010

- Konferencë mbi veprën e Ismail KADARE brënda realizmit-socialist nga Jean-Paul Champseix, profesor i Letërsisë
http://association-albania.com/Le-role-et-le-statut-de-la-ville.html?lang=fr
- takim rreth polifonisë shqiptare nga Bernard Lortat-Jacob, etnomuzikolog
http://association-albania.com/Chanter-pleurer-etre-ensemble.html?lang=fr
- Konferencë kushtuar Prof.Eqrem ÇABEJ, nga Prof. Remzi Pernaska dhe praninë e bijës të gjuhëtarit të shquar
http://association-albania.com/La-figure-emblematique-du.html?lang=fr

Pyetje: Shoqata juaj Albania po i mbush dy dekada aktivitet, a mund te thoni disa nga ato qe ju kane lene me teper mbrese dhe disa aktivitete te tjera qe ju i keni ne planet tuaja si te rendesishme per t'i realizuar ne te ardhmen ?

Evelyne Noygues: Se pari, emrin « Albania » e kemi gjetur si nje homazh ne nderin e Faik Konices dhe revistes kulturore se tij botuar ne Bruksel.... nje rastesi e bukur qe me lidh mua akoma me shume me boten e Tintinit... (Hergé është brukselas) !

Shoqata Albania mbledh nje publik te gjere qe prej 1997 ku francezet dhe shqiptaret kerkojne me shume informacion per Shqiperine dhe kulturen e saj.
Temat me te preferuar nga audienca vazhdojnë te jenë : letersi, arkeologji, turizm,... Prandaj bordi drejtuar qe prej dy vjetësh nga Ornela Todorushi, perpiqet te ftoje pjesëmarresit qe u pergjigjen kerkesave të publikut. Ne pergjithesi, francezet dhe sidomos parizianet jane shume te terhequr nga kulturat qe njihen pak. Prandaj qe prej 18 vjetësh shoqata ben nje pune pedagogjike qe te dy popuj të njihen me mire dhe ne nje menyre me te thelle. Edhe te shqiptaret e vendosur larg atdheut vazhdojme te gjejme nje etje të pangopur per çfarë perben kulturen e tyre... Ndoshta nje vezhgim nga larg vlereson pa tabu nje kulture dhe nje komb akoma me mire duke kapercyer telashet qe nuk i bien ne sy... .

Pyetje: Nje mesazh per shqiptaret, te cileve ju iu keni kushtuar shume energji dhe dashuri.

Evelyne Noygues: Ne kujtimet e mia lidhur me Shqiperinë dhe Shqipetarët une ndihem shume mirenjohjese per perkrahjen dhe mbeshtetjen e të gjithe miqve, të aferm dhe të larget, për inkurajimin nga te gjithe intelektualet dhe artistet qe kam njohur gjate me shume se 25 vjetëve deri tani, por edhe per njerezit e thjeshte qe gjithandej me kane pritur me dashamiresi. Te gjitha ato që kam marrë nga ata në Shqiperi, jam perpjekur tua përcjell atyre qe kam takuar ne France.

Elida Buçpapaj: Une si gazetare ju shpreh mirenjohjen time per angazhimin tuaj ne Shqiperi, ne promovimin e vlerave te kultures shqiptare ne France dhe per perkushtimin tuaj ndaj botes shqiptare.

Evelyne Noygues: E dashur Elida, ju falenderoj edhe une per ngrohtesine dhe kujdesine qe me keni treguar gjate kesaj interviste. Për cilindo që është i interesuar mund të kontaktojë përmes kësaj adrese : asso.albania@yahoo.fr.

 

 

 


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROBERT PAPA - KUR RA SHTATORJA E ENVER HOXHËS, SALI BERISHA ISHTE TEK ZYRA E RAMIZ ALISË (02.19.2015)
AMBASADORËT E HUAJ, ADMINISTRATORË APO SUNDUES NË KOSOVË?!Nga FLORIM ZEQA (02.19.2015)
RIKONFIGURIMI RUS I POLITIKËS GREKENga PETRIT HALITI (02.18.2015)
LUIGJ  GURAKUQINë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (02.18.2015)
CEREMONI ZYRTARE PËR PAVARËSINË E KOSOVËS  NË SHTËPINË E PËRFAQËSUESVE TË POPULLIT AMERIKAN NË  HARTFORD, KONEKTIKUTFotoreportazh nga ARTUR VREKAJ (02.18.2015)
KOALICIONI PDK-LDK ISHTE FATAL PËR POPULLIN E KOSOVËSKoment nga SAIM TAHIRAJ (02.18.2015)
SHPËRBËRJA E KOMBIT TIMNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (02.18.2015)
QAN E VAJTON PAVARËSIANga AGIM GASHI (02.17.2015)
HAPNI DOSJET!ENVER HOXHA, TIRANI MA I MADH I SHEKULLIT XX - 47 VJET KRIME E DOSJE NUK ZHDUKEN!Nga FRITZ RADOVANI (II) (02.17.2015)
DEKORIMI I 20 HERONJVE TË KOSOVËS NGA PRESIDENTI NISHANI ËSHTË DEKORIM MBARËKOMBËTARNga SKËNDER MULLIQI (02.17.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]