E Martë, 05.21.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MADONNA NUK ËSHTË NËN HETIMET NGA FBI
E Mërkurë, 04.06.2011, 07:20am (GMT+1)

Voal-online -NEW YORK (Reuters) - Një zëdhënëse e këngëtares Madonna tha të martën (dje) se as Madonna, as shoqaa bamirëse që ajo financon në Malawi (Afrikë) nuk po hetohet nga FBI.

Disa njoftime të fundit të mediave thoshin se një shoqatë ndërkombëtare bamirëse arsimore, të cilën këngëtarja e financon, Success for Kids (Sukses për Fëmijët), është nën hetime nga agjentët e FBI në Los Anxhelos lidhur me parregullsi të mundshme dhe aktivitet të dyshimtë.

Raportet janë në vijim të lajmit të muajit të shkuar se një tjetër shoqatë bamirëse e financuar nga Madonna, Raising Malawi (Ndërtimi i Malavit), kishte hequr dorë nga një plan për të ndërtuar një shkollë për vajzat e varfëra të Malawit për shkak të keqmenaxhimit. Bordi i shoqatës bamirëse u shkarkua.

"Ditët e fundit një numër thashethemesh krejtësisht të rreme rreth filantropisë së Madonnas - përhapur nga blogerët dhe tabloidët - kanë filluar të publikohen në Internet," tha zëdhënësja e Madonnas, Liz Rosenberg, në një deklaratë.

"As Madonna, as Raising Malawi nuk janë nën hetime nga FBI apo IRS (autoriteti i taksave i SHBA). Është fatkeqësi që njerëzit kanë vendosur të thonë për Raising Malawi dhe Madonna gjëra të pavërteta."

Rosenberg tha se këngëtarja "mbetet e përkushtuar dhe e përqëndruar në gjithçka që duhet për t'i ndihmuar fëmijët në Malawi".

Ajo nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje që kërkon komente për shoqatën

Success for Kids. Uebsajti i shoqatës thotë se Madonna është kryetare e Bordit të Drejtorëve./Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI BARAK OBAMA NË RRUGËN DREJT MANDATIT TË DYTË PRESIDENCIAL (04.05.2011)
KOMPENSIMI I DËMEVE TË LUFTËS (04.04.2011)
MUSTAFA: KOSOVA NË UDHËKRYQ - RRUGËDALJA NJË MARRËVESHJE MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS (04.04.2011)
NUMËR REKORD VIZITORËSH NË FESTIVALIN E LULËZIMIT TË QERSHIVE (04.03.2011)
GJASHTË VJET MË PARË NDËRRONTE JETË KAROL VOJTILA, PAPA QË U LUT GJITHNJË PËR KOSOVËN DHE PËR TË ARDHMEN E KOMBIT SHQIPTAR (04.02.2011)
DEPUTETI I PARLAMENTIT TË KOSOVËS FLORIN KRASNIQI PËR VIZITË ZYRTARE NË SHBANga BEQIR SINA, Washington D.C. (04.02.2011)
PENELOPE CRUZ MERR YLLIN E SAJ NË HOLLYWOOD BOULEVARD (04.02.2011)
KIM PHILBY I ZHGËNJYER NGA BRSS, SPIUNI MË I FAMSHËM VDIQ I ALKOOLIZUARNga ENRICO FRANCESCHINI, Repubblica (04.01.2011)
KUR HAPI DREJT JETËS NGEC NË MINA (04.01.2011)
LINDJA E SHTYPIT TË LIRË AMERIKANNga ALBANA LIFSCHIN (03.31.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]