E Enjte, 05.16.2024, 03:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DËME MË TË MËDHA NGA SHIU NË SHKABAJ, HAJVALI DHE NË KODRËN E TRIMAVE
E Hënë, 05.23.2011, 04:41pm (GMT+1)

Publikuar: Sot, më 23 maj 2011

Prishtinë, 23 maj Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masat urgjente me ç'rast ka aktivizuar Shtabin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i cili është duke menaxhuar situatën e krijuar, pas të reshurave të së dielës me ku janë vërshuar shtëpi në disa lagje dhe fshatra të kryeqytetit, thuhet në një komunikatë të KK të Prishtinës.
Në fshatin Shkabaj, ekipet e komunës kanë bërë pastrimin e kanalit para kolektorëve si dhe është bërë pastrimi i rrugës. Në këtë fshat janë dëmtuar 26 shtëpi, një objekt i zdrukthëtarisë si dhe një trafo e KEK-ut e cila aktualisht është jashtë funksionit.
Në rrugën "Ibrahim Fehmiu" të lagjes Kodra e Trimave, ekipet e komunës së bashku me ato të ndërmarrjeve komunale "Hortikultura" e "Pastrimi" janë duke bërë pastrimin e pusetave dhe kanalizimit. Në këtë rrugë 7 shtëpi janë prekur nga vërshimet. Ekipet e komunës janë duke punuar edhe në hapjen e kolektorëve në afërsi të shkollës fillore "Hilmi Rakovica".
Ndërkaq në lagjen Mati 1 rruga "Malush Kosova" ekipet e komunës kanë bërë pastrimin e pusetave dhe kanalizimit.
Në këtë rrugë nga reshjet janë shkaktuar dëme materiale në një shtëpi dhe një lokal afarist.
Në fshatin Hajvali nga reshjet e djeshme janë vërshuar 20 shtëpi. Gjatë ditës së hënë edhe në këtë fshat është ndërhyrë në pastrimin dhe hapjen e pusetave.
Të gjitha ekipet emergjente të komunës së Prishtinës janë duke punuar në teren për t'u dalë në ndihmë lagjeve që janë përfshirë nga vërshimet, me qëllim të
parandalimit të rreziqeve dhe dëmeve tjera nga reshjet që po vazhdojnë.
Komuna e Prishtinës gjithashtu ka krijuar 3 grupe të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet. Anëtarët e këtij komisioni janë duke bërë vlerësimet në lagjet dhe fshatrat e prekura nga vërshimet.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURNEU I OBAMËS: RIAFIRMIM I ALEANCËS ME EVROPËN (05.23.2011)
OBAMA NË EVROPË - NË KËRKIM TË ALEATËVE STRATEGJIKË (05.22.2011)
PROMOVIMI I LIBRIT "AGIMI I LIRISË" NGA IBRAHIM KADRIU KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT AGIM RAMADANI - KATANAORGANIZUAR NË BERNË NGA BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË TË ZVICRËS MË 13 MAJ 2011 (05.22.2011)
MASAKRA E DUBRAVËS, KRIM I PANDËSHKUAR (05.19.2011)
MAGJISTARI I FJALËVENga UK LUSHI (05.19.2011)
Linçohet Sekretari i Përgjithshëm në zyrat e selisë së PSRAMA DHE DOSHI RRAHIN PËR VDEKJE GRAMOZ RUÇINNga ENDRI DIBRA (05.18.2011)
"New York Daily News": SHQIPTARE E DASHURA E KANYE WEST (05.17.2011)
NËNA E OBAMËS, "NJË NËNË E RRALLË"Doli në Amerikë biografia e parë e Ann Stanley Dunham, nënës së Obamës (05.16.2011)
KADARE: DRASHKOVIQI ËSHTË NACIONALIST, UNË JO (05.16.2011)
"Sunday Times": BARONESHËS ESHTON I DRIDHET KARRIGIA (05.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]