E Hënë, 05.20.2024, 09:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BUJAR KALOSHI NDEROHET ME TITULLIN "DËSHMORI I ATDHEUT"
E Enjte, 07.28.2011, 08:23am (GMT+1)

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i dorëzoi titullin "Dëshmor i Atdheut" familjarëve të Bujar Kaloshit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i vrarë me armë zjarri më 26 korrik 1996 në Tiranë. Pjesëmarrës në ceremoninë e organizuar mbrëmje e djeshme në Shtëpinë e Oficerëve në Tiranë, ishin kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, anëtarë të kabinetit qeveritar etj. Në fjalën e tij, ministri Halimi u shpreh se, "data e sotme mban mbi vete një kujtim tejet të trishtuar. Jo vetëm largimin nga jeta të një prej njerëzve më të devotshëm dhe më të përkushtuar të sistemit të drejtësisë, por dhe të një prej themeluesve të shoqatës antikomuniste në Shqipëri dhe Partisë Demokratike në Lushnjë". "Kjo datë mban mbi vete dhe peshën e rëndë të aktit më të rëndë kriminal, atë të ekzekutimit nga krimi i organizuar të shtetarit, i cili qëllim të jetës së tij pati detyrën e lartë shtetërore të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ndaj edhe sot, pas 15 vjetësh është e vështirë të pajtohesh me ndarjen nga jeta të Bujar Kaloshit", u shpreh Halimi. Duke vlerësuar lart figurën e Bujar Kaloshit, ministri Halimi tha se, "Ne jemi mbledhur këtu për të nderuar pikërisht jo vetëm shtetarin dinjitoz që dha jetën në emër të detyrës së lartë, por edhe atë punë që i ka dhënë atij titullin 'Nderi i Kombit', atë përkushtim të tijin prej martiri demokracie". Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bujar Kaloshi, mbeti i vrarë më 26 korrik 1996 në Tiranë, në një atentat me armë zjarri ndaj tij.

 

Ministri Halimi i dorëzon titullin " Dëshmor i Atdheut" familjareve të Bujar Kaloshit

I nderuar zonja kryetare e Kuvendit,

Te nderuar zoterinj ministra,

I nderuar kryetar i Bashkise Tirane,

Te nderuar pjestare te familjes Kaloshi,

Data e sotme mban mbi vehte nje kujtim tejet te trishtuar. Jo vetem largimin nga jeta te nje prej njerezve me te devotshem dhe me te perkushtuar te sistemit te drejtesise, por dhe te nje prej themeluesve te shoqates antikomuniste ne Shqiperi dhe Partise demokratike ne Lushnje.

Kjo date mban mbi vehte dhe peshen e rende te aktit me te rende kriminal. Ate ekzekutimit nga krimi i organizuar te shtetarit, i cili qellim te jetes se tij pati detyren e larte shteterore te Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve.

Ndaj edhe sot pas 15 vjetësh është e vështirë të pajtohesh me ndarjen nga jeta të Bujar Kaloshit.

Sot ne mblidhemi për ta kujtuar atë që në fakt duhet të ishte bashkë me ne në ndërsa ndërtojmë këtë Shqipëri, për të cilën ai dha jeten dhe për të cilën ai familja e tij u persekutua nga rregjimi me i eger botes komuniste.

Ai ishte një ndër të parët që u rrjeshtuan në rradhët e atyre që kërkonin një atdhe demokratik dhe të lirë. Ishte ndër të parët që u përkushtua në ndërtimin e këtij atdheu dhe do të ishte edhe sot duke punuar për të njëjtën endërr nëse do ta kishin lejuar.

Ne jemi mbledhur këtu për të nderuar pikërisht jo vetem shtetarin dinjitoz qe dha jeten ne emer te detyres se larte, por edhe atë punë që i ka dhënë atij titullin "Nder i Kombit", atë përkushtim te tijin prej Martiri Demokracie.

Ndaj dhe sot kjo date perkujtimore pervec trishtimit mbi te gjitha na ben krenare te gjitheve ketu, familjare, bashkepunetore e shtetare qe i perkasim te njejtes familje, te njejtes klase politike e sociale. Na ben krenare sepse sot ne nderojme njeriun qe me guxim, perkushtim e vetemohim vendosi detyren shteterore dhe misionin publik para gjithkujt dhe para gjithshkaje

 

Cilesi te tilla per shtetari, jane te rralla per shoqerine tone dhe kane domethenie te madhe per te gjithe, ndaj ndjehem shume i nderuar si Minister i Drejtesise ti dorezoj sot titullin Deshmor i Atdheut familjareve te Bujar Kaloshit.

Ju faleminderit te gjitheve !

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EMI UAJNHAUS, E GJASHTA E KLUBIT TRAGJIK 27 (07.27.2011)
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT KËNGËTARES EMI UAJNHAUS, TË GJASHTËS NË KLUBIN TRAGJIK 27 (07.27.2011)
BUJAR KALOSHI 15 VJET PAS VRASJES...Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!Nga BEQIR SINA, New York (07.26.2011)
BREIVIK: TROJET SHQIPTARE TË PUSHTUARA NGA XHIHADISTËT (07.25.2011)
NORVEGJIA NË ZI (07.24.2011)
VDEKJA E PAPRITUR E EMI UAJNHAUS TRONDIT BOTËN (07.24.2011)
KËTË VERË TË NXEHTË VISOREVE TË MALËSISË SË GJAKOVËSReportazh nga AVDYL SULAJ (07.24.2011)
Ish-ambasadori i parë i SHBA në Shqipëri e cilëson mazoleumin e diktatorit jo funksional dhe një vepër të shëmtuar RAJERSON: PIRAMIDA, GRUMBULL PLEHU PËR NJË PËRBINDËSH (07.24.2011)
NË PËRVJETORIN E TRIDHJETË KTHEHET SOT DYNASTY, NË KATËR EPISODE PËRFUNDIMTARESI E PËRSHKRUAN AKTORJA JOAN COLLINS RIKTHIMIN E MADH TË DINASTISË (07.23.2011)
TË PRISHET APO JO PIRAMIDA NË TIRANË?! (07.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]