E Premte, 05.17.2024, 03:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Shtypi gjerman për gjendjen në Kosovë

NËSE KONFLIKTI NË KUFIRIN SERBO-KOSOVAR NUK ZGJIDHET SHPEJT, ATËHERË MUND TË KETË GJAKDERDHJE


E Enjte, 09.29.2011, 01:30pm (GMT+1)

Shtypi gjerman trajton sot konfliktin mes Beogradit dhe Prishtinës në veriun e Kosovës, i cili sërish mund të shkallëzohet në dhunë. Ja një përmbledhje.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se nëse konflikti në kufirin serbo-kosovar nuk zgjidhet shpejt, atëherë nuk ka për të kaluar shumë kohë dhe mund të ketë gjakderdhje. Vetë një studim i fundit i "International Crisis Group", shkruan gazeta gjermane, ka arritur në përfundimin se konflikti mes Prishtinës dhe Beogradit ka hyrë në një fazë të rrezikshme. Në qytetin e ndarë të Mitrovicës ka disa qindra serbë të armatosur, shumë prej të cilëve janë të lidhur me bandat kriminale, dhe mund të ndodhë që të hapin zjarr kundër zyrtarëve kosovarë dhe atyre të EULEX-it, por edhe kundër KFOR-it. Në rastin më të keq mund të nisë një seri atentatesh hakmarrëse kundër civilëve në të gjithë Kosovën. Kjo do të prekte edhe Gjermaninë, që ofron kontigjentin më të madh të trupave në KFOR. Nga ana politike, shkruan gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung, bëhet fjalë kush do ta kontrollojë veriun e Kosovës. Serbia apo Kosova. Faktikisht Serbia ka pushtetin në veri. Presidenti serb, Tadiç ka edhe një plan të qartë për Kosovën. E përditshmja gjermane vëren se Beogradi e pret me dëshirë nëse pjesa e mbetur e Kosovës, më pas i bashkohej Shqipërisë. Por aktualisht as Uashingtoni dhe as BE nuk e duan ndarjen e Kosovës.

Gazeta Süddeutsche Zeitung në artikullin e saj "Problemi i Serbisë" i kushton vëmendje konfliktit në veriun e Kosovës. Ka ardhur koha që BE t'i dalë ballë këtij problemi dhe të detyrojë Beogradin të luajë një rol konstruktiv në konfliktin e Kosovës. Serbia nuk duhet ta njohë menjëherë Kosovën, por duhet të paktën të pranojë se Kosova është shkëputur përfundimisht nga Serbia. Në vend të kësaj, Beogradi kërkon ndarjen territoriale të Kosovës. Ndryshimet e kufijve në Ballkan mund të rrezikojnë stabilitetin.

E përditshmja gjermane Tageszeitung në artikullin "Hapje zjarri në vend të dialogut" vëren se kanë marrë një goditje shpresat për fundin e dhunës në Kosovë. Vëzhguesit politikë janë të mendimit se mund të ketë sërish përplasje të reja, pasi qeveria e Beogradit nuk ka një pozicion të qartë lidhur me këto incidente. "Qeveria e Beogradit është e ndarë përsa i përket çështjes së Kosovës. Prandaj ajo nuk ia del të kontrollojë serbët radikalë në Kosovë" thuhet në qarqet diplomatike të Prishtinës, vëren Tageszeitung.

Ndërsa gazeta austriake Die Presse e cilëson konfliktin në Kosovë si një lojë të maces me miun. Situata është shkallëzuar rrezikshëm, shkruan Die Presse, që i referohet komandantit të KFOr-it, Erhard Drews. Ai i lidh trazirat me një "grup të vogël, shumë të gatshëm për dhunë të personave me maska të zeza."

Autor: faz, sdd, taz, die presse/Arapi

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASHTON KUTCHER E DEMI MOORE NË KRIZË MARTESORE? (09.29.2011)
OBAMA E FITON PRAPË HOLLYWOODIN (09.29.2011)
MINISTRIA E TURIZMIT PROMOVON NË SHKODËR "DITËN BOTËRORE TË TURIZMIT" (09.27.2011)
PRESIDENTI OBAMA: KRIZA NË EVROPË FRIKËSON BOTËN (09.27.2011)
BILL CLINTON DHE BARACK OBAMA DUKE LUAJTUR GOLF BASHKË (09.26.2011)
Gazetarja e publicistja e njohur tregon për jetën në Zvicër, angazhimin e saj profesional e familjar dhe rolin e femrës në shoqëri-Intervistoi:MANJOLA BREGASI - ELIDA BUÇPAPAJ:NJË ELITË FEMËRORE PËR TË PËRMIRËSUAR SHOQËRINË (09.24.2011)
XHEJMS HUPER: BRUKSELI TË MOS E LUAJË LOJËN E BEOGRADIT (09.24.2011)
INTERVISTË: JIM BELUSHI, NJË KARRIERË NË KUJTIM TË VËLLAIT JOHN BELUSHI (09.24.2011)
MBESA NDERON GJYSHIN, PRESIDENTJA JAHJAGA NË SHBA TEK VARRI I NACIONALISTIT MEHMET AGË RASHKOCIPresidentja vendosi një tufë me lule dhe bëri homazheNga DALIP GRECA, Dielli (09.24.2011)
E ARDHMJA ÇFARË? Esse nga ALI PODRIMJA (09.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]