E Hënë, 05.20.2024, 03:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

SUZANA ARBNORI: PD E BRAKTISI PJETRIN, 5 VJET PA ASNJË KUJTIM (Intervista e plotë)


E Djelë, 10.30.2011, 08:57am (GMT+1)

Në foto: Presidenti Topi me bashkëshorten e të ndjerit Pjetër Arbnori, Suzana dhe dy fëmijët e saj

Gruaja e ish-kryetarit të Kuvendit rrëfen jetën pa Arbnorin

"Ftova Berishën e Topallin, por s'më erdhën. Jozefina më tha se e kishte axhendën e ngjeshur"

Pjetër Arbnori është dekoruar pas vdekjes me urdhrin "Nderi i Kombit", por, në të njëjtën ditë speciale, është harruar po nga politikanët e këtij kombi që e ka për nder. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Presidencë nuk ka qenë asnjë përfaqësues nga Parlamenti shqiptar, institucioni që ai drejtoi për pesë vjet, nga viti 1992 deri më 1997-n. Vetë kryeparlamentarja demokrate, Jozefina Topalli, kishte paralajmëruar mungesën e saj duke nxjerrë si shkak axhendën e ngjeshur, megjithatë, ishte treguar aq e sjellshme sa t'ua thoshte këtë vetë familjarëve me telefon. E njëjta axhendë duket se ka penguar edhe Kryeministrin Sali Berisha, i cili, nëpërmjet sekretares së tij, e ka njoftuar familjen Arbnori se ndodhet në Tropojë. Si bashkëthemelues i PD-së duket se Pjetër Arbnori është një figurë "e lënë pas dore" nga ajo histori, ashtu si dhe nga vizitat e demokratëve në shtëpinë pranë stadiumit "Dinamo", apo festat përkujtimore për nderin e tij. "Qëkur vdiq Pjetri nuk na kanë shkelur më në shtëpi. Për ceremoninë e dekorimit ftova vetëm miqtë e vërtetë, ata me të cilët vuajti në burgje", thotë bashkëshortja Suzana. Arsyen ajo nuk di ta thotë, por se çfarë ka ndodhur këto pesë vjet pa Pjetrin, mund ta lexoni në gazetën "Panorama"...

Në ceremoninë e Presidencës për dekorimin e bashkëshortit tuaj të ndjerë Pjetër Arbnori me urdhrin "Nderi i Kombit", mungonin aktorët kryesorë të politikës shqiptare. Pse?

Në fakt, nuk i kam ftuar vetë. Si familje vendosëm që të ftonim të burgosurit politikë, të përndjekurit, shkrimtarë, publicistë, aktorë. Pra, rreth 140 bashkëvuajtës dhe artistë, ata që vetë Pjetri i donte shumë.

Në 140 të ftuar asnjë politikan?

Ftova vetëm disa figura të hershme të politikës, si Aleksandër Meksin, Blerim Çelën, Ylli Vejsiun etj. Këta i ftova sepse kanë qëndruar gjithnjë pranë familjes sonë.

Po politikanët e tjerë?

Qëkur vdiq Pjetri nuk na kanë shkelur më në shtëpi. Ndaj, për ceremoninë e dekorimit, ftova vetëm miqtë e vërtetë, ata me të cilët vuajti në burgje. Miq, të cilët nuk na u ndanë asnjëherë në këto pesë vjet pa Pjetrin. Miq që e kujtojnë me nostalgji, tregojnë për vitet me të, por edhe sa u mungon ai pas vdekjes. Vetëm shokët e vuajtjes nuk e kanë harruar. Ftova gjithashtu edhe kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, por nuk erdhën.

Jua thanë arsyen e mungesës?

Zonja Topalli më mori vetë në telefon dhe më tha që nuk mund të vinte në ceremoni sepse e kishte axhendën shumë të ngjeshur. Megjithatë, i jam mirënjohëse për vitin e kaluar, pasi ajo i vuri emrin e Pjetrit sallës së Kuvendit. Ndërsa nga zoti Berisha mora përgjigje nga zyra e tij, që edhe ai nuk mund të vinte dot pasi ndodhej në Tropojë.

Në ceremoninë për ish-kryetarin e Kuvendit e bashkëthemeluesit të PD-së, siç ishte Arbnori, mungojnë pikërisht pasardhësja e tij dhe kryetari i PD-së. A e justifikoni mungesën e tyre, pavarësisht argumentimit për "axhendën"?

Nuk dua të paragjykoj mungesën e tyre. Unë as doja dhe as dua ta politizoj fare dekorimin e tij. Zotin Berisha dhe zonjën Topalli i ftova për shkak të postit të tyre në qeverinë aktuale, sepse dekorimi i Pjetrit nuk po bëhej konkretisht ngaqë ka qenë kryetar apo bashkëthemelues i PD-së, por, mbi të gjitha, si disident politik, si i dënuar nga diktatura, si një simbol qëndrese dhe humanizmi, si shkrimtar, si publicist, si intelektual me urtësi, me sjellje qytetare, si njeri i mendimit dhe fjalës së lirë, që u bë burim frymëzimi për të gjithë. Ky ishte Pjetër Arbnori, pa ia mohuar rolin e tij të madh edhe në politikë, pjesëmarrjen e tij në demonstratat e para në Shkodër kundër komunizmit, kontributin e tij për të themeluar Partinë Demokratike, drejtimin e Kuvendit shqiptar për pesë vjet dhe deputet për 11 vjet, mbështetës i shtetit të së drejtës, si dhe i një seriali të gjatë të proceseve demokratike në vend, për të cilat u quajt me të drejtë "Mandela i Ballkanit". Ky ishte Pjetër Arbnori dhe, duan apo nuk duan politikanët, ai do të mbahet mend gjithmonë.

Më konkretisht, në pesë vitet pa Pjetrin, cilët nga personazhet aktualë të PD-së kanë qenë në shtëpinë tuaj për përvjetorë, apo që ju kanë telefonuar?

Asnjë. Më vjen keq ta them, por demokratët u larguan bashkë me Pjetrin, e harruan, e braktisën. Gjej rastin të falënderoj Presidentin Bamir Topi për ceremoninë. Ka qenë nderimi më i veçantë që i është bërë Pjetrit pas vdekjes. Kam parë lot në sytë e tij kur vajza ime, Gjystina, lexoi fjalën e përgatitur për të atin.

Jeni e bindur që ishin lot, d.m.th. qau?

Nuk qau, por sytë iu mbushën. E kuptova që u emocionua vërtet shumë. Ashtu siç ishim të gjithë.

Dekorimi: Presidenti i jep urdhrin "Nderi i Kombit" ish-kreut të Kuvendit

Topi: Arbnori, përfaqësues i denjë i qytetarisë shkodrane

Presidenti Bamir Topi ka dekoruar dje me urdhrin "Nderi i Kombit" (pas vdekjes) ish-kryetarin e Parlamentit, Pjetër Arbnori. Në këtë ceremoni ra në sy mungesa e përfaqësuesve nga Partia Demokratike, ndërkohë që i pranishëm ishte ish-kryeministri PD-së në kohën kur Arbnori drejtonte Kuvendin, Aleksandër Meksi. Urdhri për "Mandelën e Ballkanit' u dha me motivacionin "Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ua kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar". Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Presidenti Bamir Topi u shpreh se në ndryshim nga politikanët e tjerë në vend, Pjetër Arbnori kujtohet për qetësinë dhe integritetin e lartë. "Në kontrast me modelet politike konfliktuale dhe ideologjike, me sjelljet politike joqytetare dhe penguese për vendin, Arbnori kujtohet nga të gjithë për qetësinë, argumentin dhe integritetin e lartë. I zgjedhur deputet në pesë legjislatura, një nga përfaqësuesit më të denjë të qytetarisë shkodrane, Arbnori krijoi edhe në demokraci modelin e politikanit europian, mbështetës i vendosur i dialogut politik dhe i shtetit të së drejtës, aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut, politikan që vendos mbi gjithçka tjetër interesin publik e kombëtar", tha Topi. Sipas tij, "personalisht kam pasur kënaqësinë ta njoh nga afër si mik, si koleg në Parlament, si bashkudhëtar të ideve të njëjta, por edhe si lexues i rregullt i krijimtarisë së tij. Gjithçka ruaj e kujtoj nga jeta e gjatë miqësore e politike, është respekti e mirënjohja, të cilën sot, me cilësinë e kryetarit të shtetit, po e shpreh publikisht, përmes një nderimi të merituar". Ndërsa vajza e Arbnorit, Gjystina, tha se "emri i babait është një përgjegjësi shumë e madhe për ne, një detyrim për të vazhduar rrugën dhe filozofinë e tij. Ky vlerësim që i jepet sot babait, i shkon natyrisht dhe mamasë sonë, që ka ndarë me të çdo moment të bukur dhe të vështirë në karrierën e tij, si politikan dhe shkrimtar, deri në momentet e fundit, por dhe të gjithë shokëve, miqve dhe dashamirësve të familjes sonë, që kontribuojnë duke mbajtur gjallë emrin e tij. Ata janë vërtet të shumtë në numër".

(http://www.panorama.com.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJU JORKU FESTOI 125 VJETORIN E SHTATORES SË LIRISË (10.29.2011)
DEMOGRAFËT: 'BOTËS I MUNGOJNË 160 MILIONË FEMRA' (10.29.2011)
NJË LIBËR TMERRËSISHT I SHKËLQYESHËM"Romani i aktorit, nga fëminia në pragun e teatrit"Nga UK LUSHI (10.29.2011)
GRUAJA E ARBNORIT: QE 5 VJET S'MA SHKELËN DERËN (10.29.2011)
INAUGUROHEN DY RRUGË NË TROPOJË DHE KUKËS ME VLERË 1,6 MILIARDË LEKË (10.29.2011)
'ZONJA E SHTËPISË' MBLEDH UDHËHEQËSIT RETH SOFRËS NË "DARKËN E LAMËS"‘Darka e Lamës’ ka filluar të shënohet tradicionalisht prej 2002, nga presidenti Ibrahim Rugova (10.28.2011)
SHQIPTARËT E LUGINËS KËRKOJNË TË DREJTAT QË KANË SERBËT NË KOSOVË (10.28.2011)
LIGJVËNËSI DANA RORHRABAKER PROPOZON SHKËMBIM TERRITORESH MES SERBISË DHE KOSOVËSRohrabaker: Ka njerëz në Kosovë dhe Serbi të cilët po e shqyrtojnë me seriozitet këtë ide (10.28.2011)
LETËR AMBASADORIT TË FRANCËSNga ALBIN KURTI (10.28.2011)
"KOHA DITORE" BOTON DITARËT E DËSHMITARIT X (10.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]