E Hënë, 05.13.2024, 11:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PAS NDËRPRERJES SË PROTESTËS, VV MUND TË SHPALLË SOT HAPAT E MËTEJSHËM
E Hënë, 01.23.2012, 03:06pm (GMT+1)

23.01.2012 - Lëvizja Vetëvendosje pasi ka përmbyllur protestat në kufi me Serbinë, ende nuk ka një qëndrim të prerë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të kësaj lëvizjeje.

Deputeti Rexhep Selimi nga Vetëvendosje në një prononcim për Radion Evropa e Lirë deklaroi se pas ndërprerjes së protestës kryesia e Vetëvendosjes dhe Grupi Parlamentar, gjatë ditës mund të dalin me qëndrimet e tyre.

Megjithatë deputeti i Selimi ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme dhe nuk do të lëvizë nga qëndrimet e saja.

Përmbyllin protestën

"Është shumë e kuptueshme që ne do të jemi konsistentë në punën dhe objektivat tona qe i kemi. Asnjëherë ne nuk do të jemi të heshtur as nuk do të pranojmë që Serbia të vazhdojë të ketë prezencën e saj politike, ekonomike dhe strategjike ne formën çfarë është tani".

"Reciprociteti do të jetë parim të cilit do t'i shërbejmë në vazhdimësi pavarësisht formave, pavarësisht mënyrës dhe vendit të protestave", deklaroi Selimi.

Ai po ashtu ka theksuar se Vetëvendosja do të protestojë sa herë që është e nevojshme.

"‹"‹"Gjithmonë mendoj të mos ketë nevojë, po sa herë që ka nevojë Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë në gjë të tillë, gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarit", u shpreh Selimi.

Ndryshe, Vetëvendosje e ka përmbyllur protestën pas më shumë se 12 orësh qëndrimi në rrugë, në afërsi të vendkalimeve kufitare me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Kjo protestë kishte për qëllim bllokimin e hyrjes së mallrave serbe nga Serbia në Kosovë.

Zhvillimet gjatë protestës

Zyrtarët e Vetëvendosjes, përmes një komunikate për media kanë thënë se "për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe temperaturës së ultë, është bërë i pamundur qëndrimi i sigurt i protestuesve në Merdare".

Mirëpo, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se në asnjë rast protestuesit nuk janë penguar për të protestuar, e aq më të ushqehen.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha për Radion Evropa e Lirë, se protesta u ndërpre për shkak të numrit të vogël të protestuesve.

"Kurse, sa i takon ushqimit dhe veshmbathjeve për protestuesit, ju e dini që Policia e Kosovës gjatë gjithë ditës ka lejuar që ato të shkojnë te protestuesit dhe ato janë parë edhe në xhirimet e drejtpërdrejta nga shumë mediume", deklaroi Kelani.

Qeveria e Kosovës gjatë kohës sa po mbaheshin protestat, ka lëshuar një komunikatë për media duke thënë se "protesta është krejtësisht e panevojshme dhe në kundërshtim me vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës".

Po ashtu, në komunikatë është thënë se protesta "ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave, mirëpo Policia e Kosovës është përkujdesur që liria e lëvizjes të jetë e garantuar dhe që rrugët të mos bllokohen". (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PUBLICISTIT DHE ANALISTIT NAZMI LUKAJAkademia mbahet nën patronatin e Kryetarit të komunës së Pejës Dr. Ali Berisha (01.23.2012)
WILLIAM WALKER NË SHOQËRI TË LIDERËVE TË VETËVENDOSJES: JAM KËTU SI VERIFIKUES (01.23.2012)
KURTI: QEVERIA TRADHTOI POPULLIN (01.22.2012)
PROTESTË E QETË (01.22.2012)
"Radio Evropa e Lirë": NIS PROTESTA (01.22.2012)
HRW PUBLIKON RAPORTIN E RI: KOSOVA PËRMIRËSIM TË VOGËL MË 2011 (01.22.2012)
MICHELLE OBAMA, NJË DITËLINDJE TJETËR, LARTËSI TË REJA (01.22.2012)
IBRAHIM RUGOVA KA VËNË EDHE THEMELET E SHTETIT (01.21.2012)
ALBIN KURTI: VULLNETI I POPULLIT SHQIPTAR, BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINËIntervistoi REDAN BUSHATI (01.20.2012)
21 janari, Arvizu në "Top Story": Ekspertiza e FBI erdhi  (Intervista e plotë) HETIMI GJITHPËRFSHIRËS ËSHTË E GJITHA QË PRESIN SHQIPTARËT NGA DREJTËSIA (01.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]