E Hënë, 05.20.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

FESTË NË USTER TË MASAÇUSETSIT

Nga ARDIAN MURRAJ


E Shtunë, 02.25.2012, 11:20am (GMT+1)

Pas një turi veprimtarish ku në Masaçusets u përkujtua katër vjetori i Pavarësisë së Kosovës (17-19 Shkurt 2011), ambasadori i Rep.Shqipërisë në SHBA Gilbert Galanxhi qëndroi ditën e Hënë 20 Shkurt në qytetin e Usterit. Ishte një takim i përzemërt në Kishën Orthodokse Shqiptare "Fjetja e Shën Marisë" me një grup bashkatdhetarësh shqiparë të vjetër e të rinj për të realizuar nga afër një njohje të ndërsjelltë mes përfaqësuesve të shtetit shqiptar dhe shqiptaro-amerikanëve në lidhjet e gjalla dhe të qëndrueshme të emigrantëve me Shqipërinë. U zhvillua fillimisht një vizitë në mjediset e Kishës, tërësisht e re me zbukurimin ikonografik dhe shkrimin shqip të realizuara mjeshtërisht nga piktori ikonograf Dhimitri Çika. Më tej i shoqëruar nga Franklin Zdruli ambasadori Gilbert Galanxhi pati mundësinë të diskutonte me shqiptarët e mbledhur këtu e që njëkohësisht përfaqësojnë edhe disa shoqata me karakter patriotik e atdhetar, të atyre të ndihmës sociale të qytetit të Usterit, si dhe me veprimtarë të shquar të bashkësisë shqipëtare.

Një historik i shkurtër i fillimit të përqendrimeve të shqiptarëve, i ngritjes së Kishës më 1915, i brezave më pas që ruajtën lidhjet e tyre fort me Shqipërinë përmes gjuhës, kulturës dhe traditës e deri në ardhjen e shqiptarëve të rinj nga vitet 1990 e paraqiti z.Gregori Stefan, ish president i Bordit të Kishës "Fjetja e Shën Marisë". Për qëllimin e vizitës u shpreh me shumë gëzim dhe amb. Galanxhi i cili theksoi se kjo njohje ishte e rëndësishme dhe shpresoj qe lidhjet tona të jenë të qendrueshme dhe të vazhdueshme. "Unë pata rastin, tha ai:- që me rastin e festimeve të 4-vjetorit të pavarësisë se Kosovës të ndalesha në Nju Jork, në Boston ku u takova me shumë shqiptarë dhe kjo lidhje pa dallim krahine, besimi apo bindje tregon shumë për vlerat që ne na bashkojnë."

Disa kërcime me kostume popullore u përcollën nga grupi i të rinjve, (të cilët ndodhen në një javë pushimesh dimërore) e gjallëruan edhe më shumë këte takim. Në vijim të kësaj dite ishin planifikuar vizitat në qendrat e banimit të të moshuarve dhe të kujdesit për të moshuarit " ILLYIRIA- Garden" dhe " Shën Trinia", si dhe një drekë mikpritjeje dhe pune. Ishte gjithashtu rasti i fotografive dhe ndërrimit të dhuratave respektive që krijoi dhe një mjedis të ngrohtë për të realizuar një intervistë.

A.Murraj, Pyetje: -Zoti ambasador po i mbyllni vizitat me Usterin cili ishte përfitimi nga ky takim me bashkëatdhetarët?

Ambasadori Gilbert Galanxhi : -Të nderuar dhe të dashur bashkëatdhetar ju përshëndes nga Usteri ku ndodhem sot. Është vërtetë kënaqësi të ndodhem mes bashkësisë shqiptare të Usterit, në këtë Kishë të mrekullueshme që është dëshmi e trashigimnisë tonë kulturore e trashigimisë sonë fetare, e kulturës tonë ndonëse miëjra kilometra larg mëmëdheut , vazhon, jeton dhe zbukurohet.

Qëllimi i vizitës sime në Boston dhe Uster është kryesisht organizimi i veprimtarive për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqiperisë. Të gjithë shqiptarët festojnë këtë vit 100 vjetorin e lindjes së shtetit modern shqiptar dhe këtë kënaqësi e kanë edhe shqiptarët e bashkësive të Bostonit dhe Usterit. Është vërtetë kënaqësi që ndodhem midis jush pasi shoh që është një bashkësi e mirëorganizuar ku lidershipi i tij punon me përkushtim për të ruajtur traditat, kulturën, gjuhën, zakonet. Me këtë ç'ka pashë ju siguroj se do të keni nga ambasada jonë vemendjen dhe gjithe mbështetjen e duhur për ta çuar me tej këtë punë shumë të mirë që është bërë, vërtetë ju pëgëzoj nga zemra pasi për mua që jam ambasador i RPSH është një ndihmesë shumë e madhe dhe në të njëjtën mënyrë ju tregoni se sejcili prej jush është një ambasador i Republikës së Shqipërisë, është një shqiptar i mirë në SHBA dhe ju falenderoj nga zemra për kontributin tuaj. E di që asgjë nuk arrihet pa mundim, pa djersë dhe pa sakrifica, dhe e shoh të mishëruar të gjithë këtë përkushtim e këtë punë të palodhur në atë që bën bashkësia shqiptare dhe pikërisht në Uster. Këtu ku ndodhem dhe mjafton të shohësh këtë Kishë që është një kontribut i shqiptarëve, i djersës, i mundit, i punës së tyre . Të shohësh po ashtu këtë pikturë të mrekullueshme që është edhe një vepër arti shumë- shumë e bukur, shqiptare në zemër të amerikës. Shpresoj dhe do të punoj që ky objekt të klasifikohet dhe të ruhet si një vepër arti edhe nga shteti amerikan do të ishte një gjë shumë e mrekullueshme që të mirëmbahet dhe të vazhdohej tradita shqiptare nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Uster dhe kudo në amerikë.

A.Murraj, Pyetje: Autori piktori ikonograf Dh.Çika dhe bashkësia shqiptare janë dy pikat më të forta të arritjes, ngritjes dhe mbajtjes gjallë të kësaj kishe të re, ai është në mungëse sot por,?...

Ambasadori Gilbert Galanxhi : -Unë mendoj që Ai nuk është në mungesë sot! Piktori është i pranishëm këtu, janë ikona të mrekullueshme, është një mirëmbajtje e mrekullueshme që i bëhet kishës nga bashkësia shqiptare. Kjo tregon nivelin e lartë të kulturës, të etikës dhe të estetikës, të ndërgjegjjes kombëtare shqiptare dhe për këtë vlen të falenderojmë SHBA që i krijon këto kushte për ne shqiptarët për ta ruajtur, forcuar dhe zhvilluar treditën shqiptare.

A.Murraj, Pyetje: Ju premtuat se së shpejti do të jeni përsëri këtu?

Ambasadori Gilbert Galanxhi : -Po premtova dhe do ta mbaj fjalën. Besoj se brenda dy muajve do të jem në vizitën tjetër pasardhëse për të ndjekur detyrat që do të lemë sot të gjithë sëbashku për njëri-tjetrin, janë detyra të përbashkëta, janë detyrime që i kemi bashkësisë shqiptare . Pra brenda dy muajve do të jem përsëri për të vazhduar punën që juve e keni bërë kaq mirë.

(Ju faleminderit.)

Kështu për disa orë Usteri tashmë i njohur si një nga qytetet me përqendrim të lartë të etnisë shqiptare në SHBA ishte në vemendjen e diplomacisë së shtetit shqiptar që në sajë të ndërtimit të urave të lidhjes me bashkëatdhetarët dhe me thjeshtësinë e një realiteti që edhe në amerikë të bën të ndjehesh shqiptar, njerzit janë vërtetë të lirë, shkëmbejnë marrëdhënie dhe lidhje të shëndetshme, krenar për prejardhjen e tyre sidomos për këtë vit kur mbarë shqiptarët presin me shumë gëzim 100 vjetorin e Pavarësisë.

















 

 

 

 

 

 

 

 

ARDIAN MURRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTO E DITËS: BASHKËLUFTËTARËT MBAJNË MBI SUPE KAPITEN FETI VOGLIN PËR NË BANESËN E FUNDIT (02.25.2012)
PRESIDENTI TOPI VLERËSON MARRËVESHJET MË TË FUNDIT TË ARRITURA MES KOSOVËS DHE SERBISË NË BRUKSEL (02.24.2012)
BERISHA PËRSHËNDET MARRËVESHJEN MES KOSOVËS DHE SERBISË (02.24.2012)
"Deutsche Welle": ARRIHET MARRËVESHJA MES PRISHTINËS DHE BEOGRADIT (02.24.2012)
PRISHTINA DHE BEOGRADI MERREN VESH PËR PËRFAQËSIMIN E KOSOVËS NË FORUMET RAJONALE (02.24.2012)
PROFESORI I SHKËLZENIT - KUSHTUAR MËSUESIT VETERAN SOKOL ZMAJLI (OSMAJ)Cikël poetik nga ZEQIR LUSHAJ (02.24.2012)
M. I JASHTËM HOXHAJ DEKLARATË PAS VRASJES SË GAZETARES SË ÇMUAR ZNJ. MARIE COLVIN DHE KOLEGUT TË SAJ (02.23.2012)
"Radio Evropa e Lirë": KOSOVA ENDE LARG DEMOKRACISË (02.23.2012)
OBAMA KËRKON FALJE PËR DJEGIEN E KURANIT (02.23.2012)
MARIE COLVIN: VDEKJA E NJË TRUTH-TELLER - E NJË ZËDHËNËSEJE TË SË VËRTETËS - KA RAPORTUAR EDHE NGA KOSOVA, EDHE NGA KUKËSIIntervista e fundit për në CNN një ditë para se të vritej. Nga ERIN NANASI (02.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]