E Enjte, 05.16.2024, 11:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

DOKUMENTET SI U PUSHKATUA LEF NOSI, MIKU I QEMAL STAFËS

Nga MARGARITA SADIKU


E Martë, 05.01.2012, 03:45pm (GMT+1)

 

Lef Nosi kur ishte kryetar i kuvendit

Dokumente e fakte të panjohura nga jeta e atdhetarit të shquar

Rrethanat misterioze si u pushkatua miku i Qemal Stafës që ruajti kopjen e dokumentit të pavarësisë.

Dokumentin e Pavarësisë, pavarësisht mungesës së origjinalit, e kemi dhuratë nga Lef Nosi, studiuesi, intelektuali, politikani dhe atdhetari i shquar, që diktatura e vrau barbarisht fill pas mbarimit të luftës. Teksa kujton këtë konsideratë të studiuesit të njohur nga Kosova, Skënder Kosturi, njëri nga nipërit e Lef Nosit, zbardh historinë e panjohur për mënyrën si është ruajtur kopja edokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë. "Ka qenë 25-vjetori i Pavarësisë, kur dajë Lefi, për të bërë të pamundur falsifikimin dhe manipulimin e dokumentit, e fotografoi dhe e shtypi në qindra kopje, duke ua dhuruar së pari familjarëve të nënshkrueseve.

Falë këtij kontributi, jo vetëm u bë e mundur ruajtja e tij, i vetmi që kemi nga akti i Pavarësisë, por u shmangën e dështuan përpjekjet e sundimtarëve të ndryshëm për të shtuar si nënshkrues të afërm të tyre". Në dorëshkrimet e nipit tjetër, të ndjerit dhe të mirënjohurit Stiliano Nosi, zbulohet se kur Lef Nosiishte në Tiranë si regjent, i ka kërkuar t'i çojë me shoqëruesin e tijdokumentin e Pavarësisë që e ruante në shtëpinë e tij në Elbasan. Sakaq, sipaskujtimeve të mbesës, Adelinës (e cila ka ndërruar jetë) dhe nipit, Vasilit, Lef Nosi gjërat më të vyera i depozitoi në Bankën e Shqipërisë dhe çelësin ia besoi mikut të ngushtë, Aleksandër Xhuvanit. Familjarët e të afërmit e LefNosit, duke përkujtuar faktin që ai ka qenë ministri i parë i Postë-Telegrafëve në qeverinë e Ismail Qemalit, saktësojnë rolin e tij si themeluesi i Filatelisë së shtetit shqiptar. Sipas tyre, në drejtimin e Nosit, qeveria e Vlorës nxori gjashtë emisione pullash, ku më interesanti ishte ai i pullave të vulosura me shqiponjën dykrenore dhe shkrimin "Shqipënia". (Pulla me vlerë 50 piastër, ngae cila janë emetuar vetëm 16 copë, është shitur në ankandin Chrystone të pullave të rralla 26 000 euro në vitin 2008.) Nga kujtimet e të afërmve dhemiqve mësohet se Lef Nosi i ka dhuruar British Muzeumit 65 ekzemplarë të këtyre pullave, me qëllim për ta ruajtur si etalon në këtë institucion prestigjioz dhe për të shmangur falsifikimin e tyre. Po kështu, pulla dhe reperte arkeologjikeshqiptare Lef Nosi i ka dhuruar nëpërmjet mikes së tij, Margaret Hazllëk, universitetit të Aberdinit në Skoci për t'i ekspozuar në muzeun e tij prestigjioz.

Pak radhë për jetëshkrimin

Kontributet e para të Lef Nosit në veprimtarinë atdhetare, politike dhe shoqërore datojnë në fundin e shekullit të XIX. Në vitin 1909 ai themeloi shoqërinë "Afërdita". Në 1910 botoi të parën gazetë të qytetit të Elbasanit,"Tomorri ". Kontribuoi energjikisht për mbarëvajtjen e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Shkollës Normale. Pikërisht në këtë kohë u bë i njohur për shkrimet e spikatura dhe artikujt e përkthyer nga shtypi europian, ku fokusoheshin çështjet e aktualitetit dhe interesat kombëtare shqiptare. Dy artikuj të përkthyer nga shtypi europian bëhen shkak që turqit e rinj ta arrestonin dhe t'i jepnin dënimin kapital.

 

 

Skënder Kosturi dhe Marko Vashem në Izrael

Ndërhyrjet e patriotëve dheopinionit ndërkombëtar bënë që dënimi të kthehej me internim në Bursë tëTurqisë. Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë dhe emërohet ministër i Postë-Telegrafave. Bën pjesë në delegacionet e qeverisë së Vlorës nëKonferencën e Paqes për kufijtë e Shqipërisë, si dhe në delegacionet e pritjessë Princ Vidit. Më 1919 merr pjesë në Kongresin e Durrësit. I ndodhur jashtë vendit përshëndet me telegram Kongresin e Lushnjës. Si mik i Fan Nolit tërhiqet nga jeta politike dhe i kushtohet studimeve gjuhësore, historike, etnografike, albanologjike, si dhe fushave të filatelisë, numizmatikës e mbledhjes sëshprehjeve e fjalëve të urta, dokumenteve e librave të rrallë me vlerë përhistorinë e popullit tonë.

Vitet e luftës

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Nosi ishte kryetar i lëvizjes anti-komunisteBalli Kombëtar. Në vitin 1943 u bë kryetar i Kuvendit shqiptar dhe anëtar iKëshillit të Shtetit gjatë pushtimit nazist. Nga bashkëkohësit thuhet seLef Nosi kishte bibliotekën e dytë të Shqipërisë, pas bibliotekës së Mid'hatbej Frashërit (1880-1949), një figure tjetër e qëndresës anti-komuniste. Mepushtimin fashist, Nosi u internua në Itali, ku nuk e ndërpreu aktivitetin etij në dobi të vendit. Më 14 shtator 1943 mori pjesë në Asamblenë Kushtetueseqë e shkëputi Shqipërinë nga Italia dhe e shpalli shtet të pavarur. Aty uzgjodh Anëtar i Regjencës. Në ditët e para të çlirimit, regjimi komunist kërkoita vërë në pranga. Në përpjekje për t'i shpëtuar goditjes barbare kaloi në jetëilegale në Veri të vendit, e më vonë në Elbasan e Tiranë. Më 8 gusht 1945 uarrestua dhe u dënua me vdekje në gjyqin e zhvilluar në shkurt 1946. Upushkatua më 20 shkurt 1946 së bashku me Patër Anton Harapin dhe Maliq Bushatin."Të afërm dhe miq, thotë Skënderi, kanë pyetur veten se çfarë e shtyu Lef Nosinte rimerrej me politikë në moshën 70-vjeçare, dhe aq më tepër kur fati i Luftëssë Dytë Botërore ishte vendosur. Përgjigjen e jep biseda që kishte bërë meLefin miku i tij, Afëz Musa Basha. Lefi i kishte dhënë këtë përgjigje: "Çunatjanë të rinj, serbi jua ka me hile...". Siç duket, një nga arsyet më madhoreështë fati i Kosovës.

Letërkëmbimi me Qemal Stafën

Familjarët e të njohurit e Lef Nosit kujtojnë një fakt të panjohur: Letërkëmbimin e tij me Qemal Stafën. Nga ky letërkëmbim ata ruajnë vetëm një letër që Qemal Stafa, student në Firence, i drejton Lef Nosit në kohën kur ky ifundit ishte i internuar në Itali. Letra, e cila ruhet ngaSkënderi, datohet më 15 mars 1941. Letra fillon: "I nderuari Lef Nosi. Së pari dëshiroj t'ju tregoj gëzimin shpirtnuer që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim qi jam i sigurtë nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakones, por si një realitet... Letra përfundon: "Përherë në dispozicion të juej përsa të ju nevojitet. Ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit më të thellë.Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai.

Arkitekti i bibliotekës "Qemal Baholli"

Bërthama e fondit të albanologjisë dhe ballkanologjisë në bibliotekën publike"Qemal Baholli" në Elbasan mban vulën personale të Lef Nosit. Myrvet Dhono,specialiste e fushës së albanologjisë, thotë se: "Lef Nosi ka dhënë njëkontribut shumë të madh në bibliotekën "Qemal Baholli" të qytetit, që në themelimin e saj, duke qenë edhe në këshillin shkencor të bibliotekës së asaj kohe. Si njohës mjaft i mirë i disa gjuhëve tëhuaja dhe studiues i vlerave dhe historisë së Shqipërisë, ai blinte rregullisht libra të shkruara për vendin tonë dhe ia dhuronte bibliotekës.

 

 

Margaret Hasluck, mikja e Lef Nosit

Një ndër to është libri në gjuhën frënge me titull "Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së vjetër të veriut, gegërisë". Sipas Dhonos, "ky libër i dhuruar nga Lef Nosi kapër autor Hyacinthe Hecquard, asokohe konsull në Shkodër, kavalier i legjionittë nderi, etj. Në të ka 516 faqe të shoqëruara me hartë, ku ekzistojnë katërvilajete. Kryesisht bëhet përshkrimi i vilajetit të Shkodrës e Tivarit. Në këtëlibër flitet gjatë edhe për Elbasanin. Pasionin e Nosit për librat e përshkruanme hollësi Dora D'Istria në librin "Gli Albanesi in Rumenia". Në fondin eNosit në bibliotekën "Qemal Baholli" gjendet edhe libri me titull "BankaKombëtare e Shqipnis", çfarë dëshmon faktin që Lef Nosi ishte një studiues imjaft fushave". Në morinë e librave me vulën e tij mund të përmenden veprat metituj, "Albania the master Key to the Near East", shkruar nga Christo A. Dako,president dhe drejtues i Partisë Nacionale Shqiptare, me vit botimi 1919, libri"The Balkan Peninsula", me autor Frank Fox, botuar në vitin 1915, e shumë tëtjerë. Sipas studiueses Dhono, një vlerë të madhe të këtij personalitetiparaqet sistemi i dokumenteve historike përmbledhur në një vëllim të madh, kutrajtohen probleme të historisë sonë kombëtare, botim i vitit 1924. Në tëka dokumente që i përkasin harkut kohor 1912- 1918, si telegrame, letërkëmbime,fonograme, shkresa, kujtime etj. Aty pasqyrohen shpallja e pavarësisëkombëtare, krijimi i qeverisë së Ismail Qemalit, luftërat ballkanike,periudha e Princ Vidit etj.

I kryqëzuar nga tri regjime

Kështu ka ndodhur me të. Fillimisht është arrestuar nga turqit, është internuarnga italianët dhe më në fund është pushkatuar nga komunistët. Shkak iprangosjes nga osmanët, sipas familjarëve dhe të afërmve, ka qenë përkthimi idy artikujve nga shtypi i Parisit. Ndërhyrjet e patriotëve bënë të mundur qëdënimi kapital I "turqve të rinj" të kthehej në internim në Brusë tëTurqisë. Falë ndërhyrjeve të miqve do shpëtonte edhe nga dënimi i italianëveqë e degdisën në kampet e internimit. Po nuk do të ndodhte kështu me regjimin eTiranës, së instaluar menjëherë pas Luftës. Duke iu kthyer kësaj të fundit, inipi, Skënderi, rrëfen: "Lefi kur kërkohej nga komunistët, u arratis,ndërkohë shtëpinë ia sekuestruan. Veç shumë dokumenteve, i rrëmbyen edhe veshjepopullore, monedha të ndryshme, pulla, libra shumë të vyer, si dhe revista tëndryshme". Në dorëshkrimet e saj, e mbesa, Adelina, pohonte se Lefi popërpiqej të vërtetonte se gjuha shqipe është shkruar para Buzukut. Të gjithakëto burime sipas saj, i kishte nga zona e Shpatit, e luftonte për këtë punë".Sakaq, Adelina kujtonte se në biografinë e Lef Nosit nuk është përmendur faktiqë ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, kur në fakt ai ka qenëi pranishëm si delegat pa të drejtë vote. Duke pohuar këtë fakt, historianiKujtim Bevapi shton se Lefi ka qenë partizan i Mjedës, At Gjergj Fishtës, nëvariantin shkodran të hartimit të alfabetit gjuhës shqipe. Si kryetar ishoqërisë "Afërdita" në Elbasan, Lef Nosi kërkoi që Kongresi i Manastirit tëbëhej në Elbasan, por delegatët nuk pranuan dhe ai shkoi në kongres, por pa tëdrejtë vote. Nosi u pushkatua te "Kodra e Priftit" në Tiranë. Jo rastësishtplumbat e asaj dite i morën jetën një katoliku, një ortodoksi dhe njëmyslimani. Ende sot nuk dihet vendvarrimi i tyre...

Letra për Enverin: Shpëtoni Nosin

Nga të rrallët bashkëkohës që ka kontribuar sadopak për t'i shpëtuar jetën LefNosit, kujtojnë të afërmit, ka qenë një e huaj: Margaret Hasluck, etnografiadhe sociologia skoceze që qëndroi një kohë të gjatë në Elbasan dhe njihej simikja e tij. E ardhur në vitin 1923 në Elbasan, ku bleu tokë e ndërtoi njështëpi, Margaret Hasluck qëndroi aty deri më 1939. Gjatë kësaj periudheeksploroi të gjitha viset shqiptare, veçanërisht zonat malore të Veriut.Për 13 vjet rendi nëpër zonat e skajshme të vendit e pasionuar pas folkloritdhe traditave të veçanta. Personalitetet e kohës, sikundër dhe miku i saj më iafërt, Lef Nosi, e kanë cilësuar si gjeografe, gjuhëtare, epigrafe, arkeologe,dijetare, etnologe e kulturës shqiptare. Margaret Hasluck në vitin 1932 botoilibrin "Albanian English Reader". Në të përmblidheshin 16 historifolklori të përkthyera me dy gramatika dhe fjalorë. Në kujtimet e Margaret nënvizohetse "pa përkrahjen e Lef Nosit nuk do të mund të kishte nxjerrë në dritëshkrimet e saj". Miqësia etyre mbeti deri në fund e sinqertë dhe fisnike. Në vitin 1946, kur Nosi ishtenë burg, i kryqëzuar si "Kolaboracionist", skocezja Margaret Hasluck moriguximin dhe e i shkroi një letër gjeneral kolonel Enver Hoxhës për t'i falurjetën Lef Nosit. Në të, ndër të tjera, në letër thuhet: "Jam gati meu-prezantue si dishmitare përpara çdo gjyqi shqiptar për me i kallzue punët etij, vetëm se edhe nuk u-shërova prej nji sëmundjeje fort të keqe qi më ka ravjet në Cairo, e doktori nuk më ep leje qi t'udhëtoj.... Guxoj me ju shkrueashtu, shkëlqesi, si mikesha e Shqipnisë qi jam dëftye gjithmonë, kur të vij nëShqipni, po të më epni leje, do të ju dëftej ca letra prej Shqiptarëve qëthojnë se unë jau mora sigurimin zyrtar e indipendencës së Shqipnisë në shendre1942. Pa zotin Lef s'un plotësoj mirë librat që jam tue shkrue përmbiShqipninë.... Ashtu ju shkruaj kët letër si private. Në qoftë se do të kenimirësinë me pranue kët lutje, do të jau di për nder gjithmonë. Me nderime tënalta, shkëlqes Margaret Hasluck d.v

Miku nga Izraeli

Familja Nosi ende ruan emër të nderuar në Elbasan, madje edhe më gjerë.Shërbimet që Lef Nosi i ka bërë kombit janë të gdhendura në kujtesën historikedhe atë njerëzore. Nipi i Nosit, Stilianua, një tjetër pinjoll i kësajfamiljeje, është i njohur si mjek i talentuar me karakter të spikatur human.Gjatë Luftës II Botërore familja e Nosëve strehoi shumë hebrenj nga terrorinazist. Mbas viteve '90, ato u larguan drejt Izraelit, por njëri ndër ta nuk ishkëputi kurrë lidhjet me të. Hebreu Marko Menahemi, në vitet e komunizmit udënua me katër vite burg, pasi ndihmoi familjen Nosi. Mbesa e Lef Nosit,Adelina Kosturi e djali i saj, Skënderi, mes shënimeve dhe librave të Lef dheStiliano Nosit ruajnë edhe disa nga letërkëmbimet mes izraelitit dhe familjessë tyre. Njëra ndër to i drejtohet fëmijëve të doktor Nosit dhe motrës së tij,Adelinës, duke rrëfyer historinë si e arrestuan për mbështetjen që i ka dhënëfamiljes Nosi gjatë regjimit komunist. Ja çfarë shkruhet në të: "Ishte muaji inxehtë i qershorit të vitit 1944, kur ushtria gjermane më ndiqnte pasi kishtemarrë informacione të sakta se unë isha izraelit. Mes shumë rekomandimesh tëmarra u drejtova në familjen Nosi në lagje "Kala", ku jetonte dr. Stiliano Nosi bashkë me gruan e tij, Eleonora dhe djalin Vasil me nusen.Në këtë shtëpi u njoha edhe me motrën e doktorit, Adelinën, e cila ishte emartuar në Tiranë. Në të njëjtin oborr banonte edhe Lef Nosi, një nga treregjentët e Shqipërisë në ato vite. Kur nisën kontrollet e gjermanëve nëbanesat e lagjes "Kala", me ndihmën e doktor Nosit unë u dërgova në një dhomënë fabrikën e alkoolit të familjes Nosi, e cila ndodhej në periferi të qytetit. Çdo ditë fëmijët e doktorit më sillnin ushqime. "Qëndrimi im, vijon Marko Menahemi, në këtë dhomë nuk do të ishte i gjatë, pasi u zbulova nga Gestapo dheu arrestova. Familja Nosi bëri ç'ishte e mundur që unë të lirohesha nga qelitëe burgut. Mes shumë telasheve unë u lirova. Ato më strehuan në spitalin e tyrenë Llixha të Elbasanit. Pas ardhjes së komunizmit, familja Nosi më kërkoi që të qëndroja në Shqipëri dhe të punoj në fabrikën e tyre, duke ditur se unë ishainxhinier e specialist në disa fusha. Vendosa të qëndroj me ta... Duke rikujtuar momentet e arrestimit të Lef Nosit, miku nga Izraeli, shkruan në letër: "Mbajmend se një ditë (pas Luftës) më vjen Vasili, djali i Stilianos ( doktor), dhe më kërkon ndihmë që të fshihnim xhaxhain e tij, Lef Nosin, pasi e kërkonin komunistët. Unë, Vasili dhe babai i tij Stiliano shkuam në Tiranë te një mësuese, emri i së cilës ishte Fahrie Averiqi, në Rrugën e Kavajës. Qëllimii shte që të ndërmjetësonim te Nako Spiro, (sekretar organizativ i Rinisë Komuniste pas vrasjes së Qemal Stafës) që Lef Nosi të dorëzohej vullnetarisht, sepse, duke u dorëzuar vullnetarisht, nuk do ta dënonin me vdekje. Edhe pse nuk isha dakord, kërkuam Nako Spiron por ai nuk ishte, kishte shkuar me shërbim në Moskë. Në këtë situatë, Lef Nosi kërkoi të dorëzohej nëpërmjet nipit të një mikut të tij, figurë e shquar e historisë sonë kombëtare. I thashë Vasilit se nuk e besoja këtë njeri, por pavarësisht, rreth mbrëmjes e çuam Lefin tek ky njeri. Vasili shkoi dhe kontaktoi personin në fjalë, i cili i qetësoi dhe i tha t'ia sillte Lefin në shtëpi. E përcolla unë Marko Menahemi. Personi në fjalë, duke kujtuar që unë mund të isha Vasili, më tha "mos u bëj merak tani Vasil"."Po atë natë Lef Nosin e arrestuan, dhe siç na tregon vetë në burg ku shkuam dhe e vizituam, vetëm pak minuta pasi e kishte futur në shtëpi, ky person i kish thënë "Lefi, të kërkojnë te porta", ai sa hapi portën, e arrestuan". Po atë natë do të arrestohesha edhe unë, bashkë me Vasilin dhe Stilianon, të cilët do të më përcillnin për në vapor, për të shkuar në Izrael", vijon letrën Marko. Marko Menahemi u dënua me 4 vjet burg, vetëm pse ndihmoi familjen Nosi, dhe mundi të bëjë vetëm një vit e gjysëm. Ai qëndroi më pas në Elbasan, duke punuar në profesionin e tij si inxhinier, deri në vitin 1990. Sapo erdhi demokracia, ai u nis drejt Izraelit.

MIRANDA SADIKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E BIJA E JULIA TIMOSHENKOS BËN THIRRJE SËRISH PËR KUSHTET DRAMATIKE TË NËNËS NË BURGJET E UKRAINËS (05.01.2012)
FRYMA E RE DEMOKRATIKE SYNON DREJTËSINË PËR PRONËN E ISH TË PËRNDJEKURIT DHE BASHKËPUNIMIN ME DIASPORËN (05.01.2012)
BILL KLINTON E MBËSHTET OBAMËN (04.30.2012)
MADALEINE ALBRIGHT: JAM E LUMTUR PËR ATË QË BËRA PËR KOSOVËN (04.30.2012)
GJEOPOLITIKA E PRANVERËS ARABEStudim nga ARDITA LUSHAJ (04.30.2012)
LIDHJET KOMBËTARE TË DINASTISË ZOGU ME "VATRËN"Nga GURI DUROLLARI, Kryetar i Partisë Lëvizja Monarkiste Kombëtare Demokrate (04.30.2012)
PIKTORI I SHQUAR STERJO SHKODRANI FLET PËR EKSPOZITËN E TIJ NË KISHËN ORTODOKSE SHQIPTARE TË USTERIT - MASAÇUSETSIntervistoi ARDIAN MURRAJ (04.30.2012)
DAN, A E BËMË NE TONËN?Nga KOZARA KATI (04.29.2012)
FOTOGALERI NGA FESTIMI I 100 VJETORIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE VATRA (04.29.2012)
ME FTESËN E KAPITENIT JOY STAAB Z. AGIM VATOVCI VIZITOI KAMPIN BONSTILL (04.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]