E Hënë, 05.20.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AUTOSTRADAT DHE MITI I RREMË I HITLERIT

E Shtunë, 08.04.2012, 02:08pm (GMT+1)



Deri sot vazhdon të ekzistojë përshtypja e gabuar, se autostrada është një shpikje e nacionalsocialistëve dhe se me punën e ndërtimit u mënjanua papunësia në masë në Gjermani. Një gënjeshtër historike.

Adolf Hitleri ngul me forcë lopatën në rërë. Ngjitur me të qëndrojnë ushtarë. Njëri mban në duar një aparat fotografik, për të bërë një fotografi të führer-it dhe për të dokumentuar përurimin e punimeve edhe për një pjesë autostrade. Një motiv tipik, që në atë kohë ka qenë i përhapur në gjithë vendin. Më shpesh atje, ku u ndërtuan segmente të shkurtra të autostradës së Reich-ut ("Reichsautobahn").


Inskenim i qëllimshëm - Adolf Hitler përuron fillimin e punimeve edhe për segmente autostrade

Inskenimi kishte vetëm një qëllim: Aktivitetet duhet të arrinin qytetarët në gjithë perandorinë. Hedhja e lopatës së parë inskenohet me shumë kosto dhe përfundimi i rrugës festohet edhe një herë.

Hitleri zbulon papritur autostradën

Një transformim i çuditshëm, pasi vetëm pak vite më parë një pjesë e madhe e Partisë Nacionalsocialistëve Gjermane të Punëtorëve (NSDAP) bashkë me Partinë Komuniste e pati sabotuar ndërtimin e "rrugëve vetëm për automjete", siç quheshin fillimisht pistat me pllaka betoni. Sipas tyre projektet për këtë ndërtim të madh do t'u "shërbenin vetëm aristrokratëve të pasur dhe kapitalistëve të mëdhenj çifutë", argumentuan nazistët dhe nuk morën pjesë në negociatat politike për financimin e autostradave. Vetëm kur erdhi në fuqi Hitleri në vitin 1933 autostradat nisën t'u interesonin nazistëve për qëllimet e tyre.



Fillimi i punimeve të autostradës së Reich-ut , 1934.

Deri në 1929-n ndërtimi i autostradave në Gjermani kishte dështuar për shkak të krizës ekonomike dhe të mungesës së kapitalit. Gjermania rënkonte nën pasojat e papunësisë masive, të hiperinflacionit dhe të pagesave të reparacioneve të Luftës I Botërore. Vetëm kryetari i atëhershëm i bashkisë së Këlnit, Konrad Adenauer, ia kishte dalë në vitin 1932 të ndërtonte dhe të financonte autostradën e parë pa kthesa midis Këlnit dhe Bonit: A 555-ën e sotme. Segmenti ishte asokohe 20 kilometra i gjatë. Ai mund të përshkohej vetëm me 120 kilometër në orë (megjithëse atëherë shumica e automjeteve mezi arrinin 60). Zona përreth Këlnit konsiderohej në atë kohë si hapësira me më shumë trafik. Vetëm gjashtë muaj pas hapjes, rruga për makina u ul prej nacionalsocialistëve (ndërkohë në pushtet) në nivelin e një rruge kombëtare, për t'i dhënë vetes titullin e ndërtuesit të autostradës së parë.

Kudo futet Hitleri

Në këtë mes kishin qenë që në 1909-n industrialistë të entuziazmuar për makinat dhe qytetarë me ndikim, të cilët ishin bashkuar duke u angazhuar për ndërtimin e një rruge, që bënte të mundur ecjen e makinave pa pluhur e baltë, pa karroca me kuaj dhe pa këmbësorë.


Krijim vendesh pune? - Imazhet e punëtorëve të autostradave janë ngulitur në kujtesën e një brezi të tërë.

Një shoqatë e themeluar më 1926-n u angazhua për ndërtimin e një rruge mes për mes Gjermanisë (nga Hamburgu, përmes Frankfurtit, deri në Bazel). Nisma "HaFraBa" ndeshi fillimisht në refuzim nga ana e nazistëve, pas marrjes së pushtetit nga Hitleri planet për "HaFraBa" u morën pjesërisht siç ishin nga Hitleri; emri i shoqatës u shndërrua në "Shoqëria për përgatitjen e autostradës së Reich-ut".

Mobiliteti i bashkësisë duhet të rritet

Historianët thonë sot se Adolf Hitleri shfrytëzoi një lëvizje për mobilitet në rritje, e cila po ravijëzohej në mbarë botën. Megjithatë, ai dalloi mundësitë për t'i prishur mendjen me një sipërmarrje (fillimisht të pakuptimtë) një kombi dhe për të siguruar pushtetin e vet. Sepse ishte e qartë: vetëm pak gjermanë mund t'i lejonin vetes luksin e një makine personale e kësisoj edhe për shfrytëzimin e autostradave.

Çdo vit duhet të përfundoheshin 1.000 kilometra autostradë. Ky ishte urdhri i Hitlerit. Ndërtimi i autostradave duhet të siguronte të paktën 600.000 vende pune, por në kohët e ngarkesës maksimale punonin vetëm 120.000 punëtorë. Deri në vitin 1941 ishin ndërtuar vetëm 3.800 kilometra autostradë. Mirëpo imazhet e punëtorëve të autostradave ishin ngulitur në kujtesën e një brezi të tërë. Nazistët e kishin arritur synimin.(dw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALFRED MIRASHI IA RRËMBEU LONDRËS OLIMPIKE ÇMIMIN E ARTË PËR PIKTURË (08.04.2012)
HAPPY BIRTHDAY ZOTËRI PRESIDENT - PLOT FESTIME ME RASTIN E 51 VJETORIT TË PRESIDENTIT BARACK OBAMA (08.04.2012)
QERRETI I KAVAJËS DHE GJIRI I LALZIT NË DURRËS JANË ZONAT E ZGJEDHURA NGA QEVERITARËT E SHQIPËRISË (08.04.2012)
PROJEKTI I ZHDUKJES SË SHQIPTARËVE, HARTUAR MË 1939 NGA SHKRIMTARI NOBELIST SERB IVO ANDRIQNga HIVZI ISLAMI (08.04.2012)
CIA: MË 1951 GREQIA E JUGOSLLAVIA KISHIN PLANE PËR NDARJEN E SHQIPËRISË (08.04.2012)
SUXHO: AMERIKA E REALIZOI ËNDRRËN TIME SPORTIVE (08.04.2012)
DONALD SUXHO KAPITENI SHQIPTAR I VOLEJBOLLIT TË SHBA NË LONDËR (08.03.2012)
PAS 36 VITESH ALBUM ME KËNGËN QË IA KËNDOI MARILYN NË ËNDËRRKopisti Malleus gjen në Kastelo Rekanati melodinë e ëndërruar (08.03.2012)
DHE IDEOLOGJIA VAZHDON...Nga Dom GJERGJ META (08.03.2012)
VIZITËN E PARË NISHANI E BËN NË KOSOVË (08.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]