E Hënë, 05.13.2024, 08:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRUROHET UNIVERSITETI I BERATIT, PRESIDENTI ASTRIT VELIAJ: IA DOLËM

E Djelë, 09.16.2012, 07:33am (GMT+1)

           



Në qytetin 2400 vjeçar të Beratit është inaguruar Universiteti i Beratit si dhe është organizuar njëkohësisht ceremonia e diplomimit të 1000 studentëve. Kryeministri Sali Berisha i pranishëm në këtë ceremoni së bashku me presidentin e Universitetit të Beratit, Astrit Veliaj kanë prerë shiritin e inugarimit. Në universitetin e Beratit janë 200 pedagogë staf akademik që japin mësim çdo semestër. Studentët në këtë universitet janë nga 20 qytete të ndryshme të Shqipërisë si Berati, Durrësi, Kavaja e shumë qytete të tjera. I pranishëm në këtë ceremoni ishte ministri i arsimit dhe shkencës Myqerem Tafaj dhe gjithashtu krerë të bashkive kryesore të vendit si kryetari i bashkisë së Beratit, Durrësit etj.

Presidenti i Universitetit të Beratit, Astrit Veliaj, në fjalën e tij tha se ne erdhëm për të hapur një universitet për ti dhënë mundësinë të rinjve të kësaj krahinë të studionin me tarifa shtetërore. "Ne ja nisëm nga zero dhe ja dolëm, Universiteti u hap" kështu deklaroi Veliaj. Nderim për vlerat tuaja dhe falenderim për mbështetjen e treguar, parashikojmë brenda 2020 të investojmë 35 milione euro, për një kampus universitar, kolegje e shkolla të mesme, me godina perëndimore që do të ndryshojnë qytetin tonë. 1000 familje do të kenë nga një pjesëtar të arsimuar. Veliaj falenderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen e dhënë në arsimimin privat. "Ta gëzojë Berati Universitetit për të qenë të parët para kësaj bote" përfundoi Veliaj.

Pas përfundimi të fjalës së presidentit të Universitetit të Beratit mori fjalën kryeministri i vendit Sali Berisha përshëndeti të pranishmit dhe shprehu kënaqësinë për këtë ngjarje që siç tha kryeministri pas fitimit të lirisë është një nga ngjarjet më të mëdha në shumë shekuj në këtë qytet. "Hapja e universitetit të Beratit përbën një zhvillim të madh për mbarë kombin shqiptar. Berisha përgëzoi Astrit Veliaj ai tha se " ky universitet është një tempull që i mungonte kaq shumë qytetit të Beratit, dëshmi kjo e dashurisë suaj të pakufishme për Beratin, dashuri që buron nga shpirti i çdo shqiptari që ka për vendin e tij". Berisha falenderoi stafin pegagogjik dhe studentët që sipas tij ka ndryshuar jetën e qytetit tonë, jetën e Beratit.
"Shqipëria do mund të jetë zonjë e vërtetë midis kombeve të tjera që herë e deshën e herë e perçmun, shqipëria do të zërë vendin e vet vetëm si shqipëri e mendjes e dijes dhe ideve" tha ndër të tjera Berisha.

I ftuar në këtë ceremoni është dhe aktori i njohur Mirush Kabashi i cili vlerësoi arkitekturën e universitetit të Beratit dhe theksoi se qytetit të Beratit po i rikthehet gjallëria. Aktori i njohur Mirush Kabashi ka falenderuar presidentin e Albanian University si dhe Universitetit të Beratit për investimin e bërë në qytetit e Beratit. Aktori i njohur përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, studentët, akademikët dhe të ftuarit e në veçanti presidentin e Universitetit të Beratit me një poezi të titulluar "Në mundsh" nga Rikard Kipli. Në përfundim të ceremonisë u dhanë dhe diplomat për brezin e parë të studentëve.

 

Universiteti i Beratit

 

Universiteti i Beratit është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë, i cili operon me tarifa shtetrëore. Liçensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 697 të datës 18.06.2009, ai hapi dyert në vitin akademik 2009- 2010, duke ofruar programe studimi në dy Fakultete: Fakultetin e Shkencave Shoqërore me Programet Mësimore në Shkenca Juridike, Shkenca Politiko-Administrative dhe Psikologji e Përgjithshme si edhe Fakultetin e Ekonomisë me Programet Mësimore në Financë-Bankë dhe Administrim-Biznes. Gjatë vitit të parë akademik, ndoqën studimet rreth 1000 studentë.

 

Një vit më vonë ky institucion ofroi diploma të reja universitare në programet e studimit: Mësuesi për Arsim Parashkollor, Mësuesi për Arsim Fillor, Gjuhë Angleze, Infermieri, Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, duke e finalizuar kështu vitin akademik 2010-2011 me hapjen e dy fakulteteve të reja: Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive.

 

Viti akademik 2010- 2011 e gjen Universitetin e Beratit me rreth 2600 studentë në ciklin e parë të studimit. Që në vitin e parë të krijimit të tij dhe në vazhdim, ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor. Nëpërmjet prezantimeve, hulumtimeve dhe shkëmbimit , Universiteti orienton dhe nxit identifikimin dhe zhvillimin e projekteve të cilat do të konsolidojnë edhe njëherë qëllimin e tij parësor, atë të zhvillimit shkencor dhe kërkimor drejt cilësisë më të mirë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISH KONGRESMENI ME ORIGJINË SHQIPTARE JOE DIOGUARDI E UROI MARK GJONAJN PËR FITOREN (09.15.2012)
AMERIKA NDERON MUHAMET ALIUN ME MEDALJEN E LIRISËLegjenda e boksit vlerësohet për përkushtimin ndaj çështjeve humanitare (09.15.2012)
Në Akademinë e Shkencave dhe te Arteve te KosovësU ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE 'PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE KOSOVA 100 VJET PAS'Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ (09.15.2012)
NJË RADIOGRAFI E BANESAVE TË PRONARËVENga SOKOL OLLDASHI (09.14.2012)
MARK GJONAJ FITON NJË VEND NË ASAMBELNË E SHTETIT TË NJU JORKUTShqiptarët e shtetit të Nju Jorkut bëjnë histori - i pari shqiptar i Amerikës që zgjidhet në një post kaq të lartë shtetëror (09.14.2012)
PRESIDENTI OBAMA TAKON PUNONJËSIT E DASH E SHKRUAN NGUSHËLLIM PËR AMBASADORIN STEVENS DHE TRE DIPLOMATËT E VRARË - (09.13.2012)
50 VJET SHOQËRI E MIQËSI E PANDARËNga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (09.13.2012)
SAMI HAMITI VETË I TRETË JANË ARRESTUAR PËR KORRUPSIONNuk ka pasur komente nga përfaqësuesit e komunës së Prishtinës që drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (09.12.2012)
12 Shtator përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit - Flet vëllai i Azemit - Rasim HajdariZBARDHJEN E VRASJES SË AZEMIT E KËRKON VETË E VËRTETA    (09.12.2012)
BETINA WULF KUNDËR GOOGLE - MOS MË NJOLLOSNI (09.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]