E Martë, 05.21.2024, 02:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ESHTRAT E ISA BOLETINIT, PËRPJEKJET E QEVERISË PËR T'I TËRHEQUR NGA MALI I ZI NË VITIN 1923

E Hënë, 10.01.2012, 04:07pm (GMT+1)




TIRANË - Isa Boletini ishte një udhëheqës i mirë, i zgjuar dhe humanist i madh, i cili donte vetëm lirinë e tokave shqiptare. Luftëtarët e tij nuk urrenin popujt e tjerë, thjesht, ata dëshironin lirinë për popullin e vet". Ky ka qenë Isa Boletini për humanisten angleze, Edit Durham, ndërsa për ne, është një hero, mjerisht i pavarr.

I vrarë pabesisht nga malazezët në Podgoricë në janar të vitit 1916, Isa Boletini do të varrosej po në atë qytet. Arkëmorti me eshtrat e tij do të prehej për më shumë së gjashtë dekada në kryeqytetin malazez ku edhe u shua, derisa në vitin 1977 ai do të zhvarrosej në fshehtësi. E megjithëse kanë kaluar kaq vite, ai ende sot nuk është varrosur. Eshtrat ruhen nga hoxha i Mitrovicës. Në Arkivin e Shtetit Shqiptar, ruhen disa dokumente të rëndësishme, që hedhin dritë mbi përpjekjet e shtetit shqiptar për ti marrë ato eshtra në Tiranë. Ne kemi mundur të sigurojmë disa prej tyre. Qeveria shqiptare e vitit 1923, me në krye Ahmet Zogun kryeministër, ka bërë përçapje për t'i tërhequr "˜të mbetunat' e atdhetarit nga Podgorica. Janë tri letra që hedhin dritë mbi këtë përpjekje, që siç koha ka treguar, ka qenë e dështuar. Letra e parë, mban datën 19 qershor 1923. Mban firmën e prefektit të Shkodrës, por emri i tij është i padeshifrueshëm. Në të ai shkruan që "për nderim të dëshmorëve Çerçis-Topulli, Mustafa Qulli, Is Pulatini me të birët, të cilët për lirinë e pa-mvarësin e atdheut, banë fli jetën e tyne... lutemi të bani hapat e nevojshëm pranë Legatës Jugosllave qi të mundemi me çue nji deputacion për marrjen e eshtnave të tyne". Siç shihet, dëshira e tij ka qenë kthimi i eshtrave në Shqipëri dhe përgatitja e një varri të hijshëm për ta. Letërkëmbimi mes prefekturës së Shkodrës dhe Ministrisë së Jashtme të kohës që drejtohej nga Pandeli Evagjeli, kanë vazhduar disa muaj, por disa prej faksimileve nuk kemi arritur t'i sigurojmë. Megjithatë, ka edhe një letër që tregon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Ahmet Zogu, disa muaj më vonë. Letra mban datën 15 dhjetor 1923 dhe në të shkruhet se "në përgjigje të shkresës suaj, këtu bashkuer kemi nderin t'ju dërgojmë kopjen e shkresës së Legatës sonë në Beligrad që bën fjalë mbi eshtrat e të ndjerit Isa Buletini me shokë". Letra mbyllet me kaq, vula është e padeshifrueshme, ndërsa në fund është firma e Ahmet Zogut. E siç thotë Zogu, bashkangjitur është edhe përgjigja e legatës shqiptare në Beograd që zbulon se kjo kërkesë e shqiptarëve, nuk është pritur aspak mirë. Isa Boletini, nuk kishte qenë mik i tyre, përkundrazi, ishte vrarë prej tyre. Kështu, sipas letrës së Legatës sonë, që mban firmën e Ali Kolonjës, zyrtarisht, eshtrat s'mund të merren, aq më tepër me ndërhyrjen e shtetit. "Në Ministeri të Punëve të Jashtme këtu më deklaruan, se nuku munt të pranojnë asnjë lloj intervenie zyrtare time për autorizimin e të vajturit të një delegacioni zyrtar shqiptar në Podgoricë, për të ngritur eshtrat e e Isa Bulatinit", -shkruan Ali Kolonja. Sipas tij, në fjalimin miqësor që ai ka pasur me ndihmësin e ministrit të Punëve të Jashtme Jugosllave, ky i fundit i ka lënë të kuptojë, se po të kërkohet një gjë e tillë nga ana e djalit të Isa Boletinit, që banon në Shqipëri, eshtrat edhe mund të merren. "Me anën e qeverisë shqipëtare, është e pandehur të jepet leje për transportimin të eshtrave nga Mali Zi, me të quajtur këtë, vetëm me formën familiare dhe jo të marë kurrë një ngjyrë zyrtare", -thekson ai. Për fat të keq, mungojë letrat e para, por edhe të fundit, për të ditur saktësisht se pse nuk u arrit marrja e eshtrave që në vitin 1920. Asgjë, por vetëm ngushëllues është fakti që së paku qeveria e kohës ka kërkuar t'i kthejë eshtrat e firmëtarit të Pavarësisë dhe se me këtë çështje është marrë vetë Zogu. Pavarësisht kritikave ndaj Zogut, si figurë komplekse, në këtë pikë ai duhet vlerësuar. Sot, 96 vite nga vdekja e Isa Boletinit, ndonëse jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë, as qeveria e shtetit të Shqipërisë e as qeveria e shtetit të Kosovës, pra as sot kur shqiptarët kanë dy qeveri dhe dy shtete, nuk po arrijnë t'i sigurojnë një varr heroit. Dy qeveri, dy shtete dhe asgjë. Arsyet e kësaj në Kosovë citohen të jenë të ndryshme. Më së shumti faji iu lihet sërish serbëve, sepse fshati Boletin në afërsi të Mitrovicës i përket zonës problematike. Por, faji në fakt sido që të jetë është i shqiptarëve, sepse Isa Boletini nuk është heroi i serbëve, është heroi i shqiptarëve; ai nuk luftoi për serbët, por kundra tyre dhe për shqiptarët, ndaj borxhin për një varr ia kanë shqiptarët e jo serbët.

Letrat

Po zbardhim më poshtë të plotë, tekstin e dy letrave.

Letra e parë, prefektura e Shkodrës, i shkruan Tiranës.
Shkodër, më 19. VI. 1923
PREFEKTURA E SHKODRES
Ministris Punëve Mbrendshme
Tiranë
Si për nderim të dëshmorëve Çerkis-Topulli, Mustafa Qulli, Is Pulatini me të birët, të cilët për lirinë e pa-mvarësin e atdheut, banë fli jetën e tyne, ashtu edhe për një kujtim të çmueshëm historik ndër sy të huejvet e ma tepër për një mësim moral të popullit t'onë në mënyrë qi ndjenjat atdhetare të tijat të rriten e të naltësohen, shofim t'arsyeshme e të nevojshme mbledhjen e eshtnave të tyne të shpërndame andej e këndej, tuj i mbledh tok në nji vend e tuj i shti së bashkut në nji vorr, i cili të goditet me nji përmendore të hijshme.
Meqënëse ndër të sipërpërmenunit dëshmorë, Is Pulatini me të birtë, i ka dhanë fund jetës së tij në Podgoricë, lutemi të bani hapat e nevojshëm pranë Legatës Jugosllave qi të mundemi me çue nji deputacion për marrjen e eshtnave të tyne, të cilat me ndihmë të atdhetarëvet do ti gadisim një vorr të hijshëm.
Prefekti
(Firma dhe Vula)


Letra e dytë

Ambasada e kohës në Beograd i shkruan Tiranës.
Legation D'Albanie
NR. 1329/I
Beligrad, më 24 Nëntor 1923
Shkurtim
Mbi eshtrat e Isa Boletinit me shokë
Shkëlqesi,
Si përgjigje për në letrën tuej NR. A/X/2062/1, me datë 24 tetor 1923, kem nderin tju bëj me dije, që në Ministeri të Punëve të Jashtme këtu më deklaruan, se nuku munt të pranojnë asnjë lloj intervenie zyrtare time për autorizimin e të vajturit të një delegacioni zyrtar shqiptar në Podgoricë për të ngritur eshtrat e e Isa Bulatinit, s'andejmi për në Shkodrë, tue patur parasysh se mos me kësi mënyre, goditet amour-propre i Malëzesve, dhe pastaj provokohet ndonjë manifestacion, kur dihet që ata vjetët e fundit ndodheshin në armiqësi të madhe me të ndjerin.
Po, në fjalimin miqësor që pata me ndihmësin e Ministrit të P. Jashtme, më la të kuptoj, që po të lypet një kërkim i tillë nga ana e djalit të Isa Boletinit, që banon në Shqipëri, me anën e qeverisë shqipëtare, është e pandehur të jepet leje për transportimin të eshtrave nga Mali Zi, me të quajtur këtë, vetëm me formën familiare dhe jo të marë kurrë një ngjyrë zyrtare.
Pranoni, Shkëlqësie, bashkë me të falat dhe nderimet te përzemërta.
(Nga)
Ministër Fuqiplotë
Ali Kolonja (d.v.)
(Për )
Shkëlqësis së Tij
Zotit Pandeli Evangjeli
Ministër i Punëve të Jashtme
Në Tiranë


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MADELEINE ALBRIGHT - AJO QË KEMI BËRË NË KOSOVË ISHTE E DREJTËBiseda me zonjën Albright u bë me rastin e daljes në shitje të librit të saj të ri “Dimri i Pragës” (10.01.2012)
EDIP OHRI: NËNA IME U MARTUA ME TË BIRIN E ISMAIL QEMALITFlet djali i birësuar i të birit të Ismail Qemalit (10.01.2012)
HAPET PANAIRI I PARË MYSLIMAN NË BRUKSELNë Bruksel jetojnë rreth 250 mijë banorë të fesë myslimane (10.01.2012)
VETËVENDOSJE DEMASKON VAJTJEN E KABINETIT QEVERITAR NË NJU JORK - EKSKURSION ME PARATË E POPULLIT (09.30.2012)
MË 1953 ËSHTË SEKUESTRUAR NË STRUGË DOKUMENTI ORIGJINAL I PAVARËSISË SË KOSOVËSQazim bej Vlora vendosi të braktisë Shqipërinë, u vendos në Strugë, ku vdiq më 1953 (09.30.2012)
ME PROJEKTIN TAP EVROPA BËN NJË HAP PËRPARA PËR TË DALË NGA KTHETRAT E RUSISËNga BARBARA LEWIS, Reuters (09.30.2012)
CLAYDEE I KËNGËS 'MAMACITA BUENA' - JAM SHQIPTAR (09.29.2012)
MË 1947 I I BIRI I ISMAIL QEMALIT I THA ENVER HOXHËS: HIQE NGA ZYRA PORTRETIN E TIM ETI (09.29.2012)
SHUHET GJERGJ ANTONIU, THEMELUESI I AKADEMISË SË ARTEVEHomazhet do të bëhen të shtunën në orën 15.00 në Akademinë e Arteve dhe në orën 16.00 trupi i të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit (09.29.2012)
ROBERT DE NIRO - JAM SHQIPTAR, DUA TË VIZITOJ SHQIPËRINË! (09.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]