E Enjte, 05.16.2024, 07:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJE TAKIM I GËZUESHËM ME ANA XHON KOHEN
Nga LUAN ÇIPI, Dielli

E Shtunë, 12.08.2012, 09:33am (GMT+1)



Ishte e papritur thirrja telefonike për një takim ne "Hotel Rogner". Bashkë me shkrimtarin  vlonjat Lame Fandi u ftuam për një bashkëbisedim me vlonjaten e famshme, hebreje-amerikanen Ana Xhon Kohen dhe kaluam këndshëm me të për gati dy orë.

Është rasti të shkruajmë pak fjalë për këtë figurë të shquar të gruas shqiptare në diasporë, që prej shumë vjetësh është Presidente e Shoqatës të Grave Shqiptaro-Amerikane, me emrin "MOTRAT QIRIAZI".

 Ajo ka lindur në  qytetin e Vlorë, ne vitet e para pas Çlirimit dhe atje kaloi vitet plot gjallëri  të fëmijërisë dhe adoleshencës, duke kryer me rezultate të mira edhe  Gjimnazin "Halim Xhelo".

 Nisi edhe studimet e larta në Tiranë, por u largua nga Shqipëria në vitin 1966, së bashku  me  prindërit dhe  anëtarët e familjes e saj dhe shkoi në Greqi, ku përfundoj studimet për mjekësi dentare në Universitetin Ethnikon dhe Kapodistriakon të Athinës, në vitin 1970. Pas  kësaj u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, ku vazhdoi studimet në Shkollën Dentare të Universitetit të  Nju Jorkut dhe mori një diplomën për DDS Dentare në vitin 1976. Fillimisht u emërua si Asistent Profesor në një klinik të stomatologjisë të NYU ku qëndroj për dhjetë vjet dhe praktikoj po atje stomatologji të përgjithshme pa ndërprerje.

Në vitin 1990, me ndihmën e disa organizatave herreje të Amerikës, ajo solli 37 hebre shqiptarë  (dhjetë familje) në SHBA, dhe i ndihmoj ata në procesin e integrimit.

Në vitin 1991, ajo u ftua në Shqipëri për të festuar formimin e Shoqatës shqiptaro-izraelit, ku ajo ka qenë zgjedhur si anëtare nderi.

Dr. Kohen ka manifestuar qysh herët shpirtin e saj human e bamirës. Ajo arriti të ndihmojë shumë njerëz, duke u lidhur me partnerë analog  dhe me organizatat jo fitimprurëse që kanë pasur një vizion të ngjashëm me të sajën.  Kështu gjatë viteve të fundit, në partneritet me Fondin "Ajri i Pastër", Dr Kohen ka arritur të dërgojnë fëmijët nga familje të varfra (kryesisht të emigrantëve shqiptar) në kampe verore.  Ajo gjithashtu ka  punuar me vullnetarë në mënyrë që të sigurojë  falas aftësimin  për burra dhe gra shqiptare, për të trajnuar e licencuar si ndihmës e shoqërues në  shtëpitë për të moshuarit, etj. Nëpërmjet  shoqatës së vet të grave ka kontribuar për të evituar e lehtësuar rastet e dhunës në familjet shqiptare dhe për kujdesin shëndetësor të tyre, deri në shërbime mamografie dhe të specializuara. Kjo ndihmë falas ka raste që ka kaluar deri te disa fëmijë dhe gra nga Kosova, çka mendohet te zgjerohet për raste emergjente në  dhe në Shqipëri.

Dr Kohen shpesh viziton shkollat me nxënës shqiptarë në Bronx, duke i mësuar fëmijët si të kujdesen për dhëmbët e tyre dhe për të ruajtur higjienë e mirë orale. Ajo merr pjesë në jetën e komunitetit ne vazhdimësi dhe ka kontribuar në mbështetje morale, emocionale dhe financiare për pjesëtarët e familjeve shqiptare. Ajo është vazhdimisht atje për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Këto janë arsyet pse për pesëmbëdhjetë vitet e fundit gratë shqiptare e kanë nderuar atë me zgjedhjen e saj për çdo vit si President i AAWO Motrat Qiriazi ", organizata më aktive në komunitetin shqiptar të Amerikës.

 Ana Kohen është e martuar me një intelektual hebre të mbijetuar nga Holokaustit, me origjinë nga Polonia dhe ka dy fëmijë mirë të arsimuar dhe te suksesshëm në profesionet e tyre, djali si financier dhe vajza në veprimtari mode.

Dr. Ana Kohen çmohet dhe vlerësohet jo vetëm nga shqiptaret e Amerikës, po dhe nga Shteti i Izraelit dhe sidomos nga Shteti Shqiptar dhe Bashkia e Vendlindjes. Ajo është dekoruar nga Presidenti Mojsiu me medaljen "Për merita të veçanta civile" në vitin 2004 dhe është shpallur nga Bashkia e Vlorës "Qytetare Nderi", në korrik të vitit 2006.

Ana Kohen ka popullaritet, afeksion e dashuri nga çdo qytetar që e ka njohur ne Vlorë dhe ka ndjekur me tej jetën e saj.  Ajo konsiderohet si simboli i hebrenjve shqiptar, që siç dihet, u mbrojtën me kujdes e ngrohtësi prej shqiptarëve dashamires nga rreziku i asgjësimit nazist. Sipas shkrimtarit dhe studiuesit Mojkom  Zeqo, pjesë të objekteve personale të saj do vendosen në Muzeun Historik, krahas dokumenteve strehues të Anshtajnit të madh, (që dihet se u strehua për pak kohë në Shqipëri) si simbole të mbrojtjes dhe bamirësisë shqiptare ndaj hebrenjve.

Poeti i madh Xhevahir Spahiu, gjithashtu e njeh dhe e simpatizon humanisten e bukur, ndaj thotë për te: "E njoh Ana Kohen, është rritur në Vlorë, ka ngrënë bukë Vlore". Ai vazhdon të tregojë; "E mbaj mend të bukur, simpatike, e inteligjente. Bëmat e saj në Amerikë, në ndihmë të Shqiptarëve, janë të panumërta. Ajo ka ndikuar në krijimin e shoqatës së miqësisë mes dy popujve tanë. I takonte t'a bënte këtë punë të nderuar, siç i takon dhe nderimi që i bën shteti dhe shoqëria shqiptare, duke e dekoruar për meritat dhe veprën e saj. Ana mund të ndikojë shumë jo vetëm në gjallërimin e marrëdhënieve kulturore midis shqiptarëve dhe izraelitëve, por dhe mes shqiptarëve dhe izraelitëve që jetojnë në Amerikë. Letërsia jonë është shumë pak e njohur në Izrael, Ana mund të jetë një ambasadore e shkëlqyer, pasi është tepër bindëse si emër".

 

Duke biseduar gjatë me  vlonjato-izrailito-amerikanen Ana Koheni, në radhë të parë si vlonjat, shoqe klase me vajzën time dhe motrën e Lame Fandit, si mik i afërt me babin e saj, të ndjerin Xhon Kohen, ne kujtuam me nostalgji  ngjarje të 40 vjetëve më parë dhe konstatuam se kjo dashuri ka ngelur e pa shlyer në kujtesën tonë, çka na shtyn, siç thotë ajo "ta duam më shumë Vlorën, Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe të bëjmë sa më shumë përpjekje për forcimin e kësaj mirënjohje, dashurie dhe miqësie tradicionale".

Gjatë bisedimit mësuam se me kontributin e saj në qytetin e Vlorë, rruga ku kanë banuar pjesa me e madhe e izraeliteve është restauruar dhe Bashkia si çdo rruge i kane vene dhe asaj një emër.  Mendimi ishte ta emërtonin "Rruga Ana Kohen", po kur e mori vesh ketë  ajo protestoi dhe propozoj, ti a vinin emrin, ashtu si dhe u vendos përfundimisht "Rruga e Hebrenjve". Ky gjest altruist  modestie na i rriti dhe më shumë respektin për të.

Ana Kohen është e ftuar në Shqipëri personalisht nga Kryeministri Berisha për festimet me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë dhe në agjendën e saj janë vizitat ne Vlorë dhe Tiranë, sipas Programit Qeveritar.

Unë dhe miku im Lame Fandi që ishim në bashkëbisedim, ndjemë kënaqësi të veçantë se e pamë  Ana Kohen ashtu të bukur, si ishte para 40 vjetësh.  Ne, gjithashtu,  u larguam me besimin se dr Ana Kohen ishte entuziaste e optimiste dhe me program të kthjelltë për ta gjallëruar dhe me tej veprimtarinë e Shoqatës të grave shqiptaro-amerikane "Motrat Qiriazi", në dobi të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për rritjen e forcimin e miqësisë të popullit tonë  me popullin Amerikan dhe Izraelit.
Tiranë,Nëntor 2012


LUAN ÇIPI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LLALLA U ZGJODH KRYEPROKUROR - TOPALLI ME DASHJE NUK MORI PJESË NË VOTIM (12.08.2012)
FOTOGALERI - PRESIDENTI BARACK OBAMA DHE FAMILJA E TIJ NË CEREMONINË E 90 TË PËRVITSHME TË NDEZJES SË PEMËS KOMBËTARE TË KRISHTLINDJEVE (12.08.2012)
SHQIPTARËT KUNDËR REFERENDUMIT PËR 'GUCINË KOMUNË'Fondacioni Plavë Guci në New York dhe shoqata Plavë Guci në ZurichPër Referendumin për “Gucinë komunë” (12.08.2012)
Ekonomist - SERBIA DHE KOSOVA, NJË AFRIM MES DY ISH ARMIQVE (12.07.2012)
PROTESTË ME KËRKESË PËR LIRIMIN E FATMIR LIMAJT (12.07.2012)
Radio Evropa e Lirë - HARADINAJ IA KONFIRMOI THAÇIT SYNIMIN PËR POSTIN E KRYEMINISTRIT (12.07.2012)
RAMUSHI DHE HASHIMI PAJTOHEN PËR BASHKËPUNIM (12.07.2012)
HARADINAJ ZBARKON NË PDK TEK THAÇI - SOT VENDOSIN PËR KOALICIONIN (12.07.2012)
MAQEDONIA, NJË FËMIJË I RRAHUR NGA POLITIKANËT E SAJNga SHKËLZEN LUSHAJ, Shkup (12.07.2012)
GAZETARJA SHQIPTAROGJERMANE ARTA RAMADANI SHPALLET FITUESE E 'KAUSA 2012'Arta ka fituar çmimin e parë në kategorinë e gazetarisë televizive për një rrëfim me temë nga emigracioni (12.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]