E Premte, 05.17.2024, 09:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KANALI (SONETET I-IX)
Poemë nga ARSHI PIPA (Libri i Burgut)

E Hënë, 12.24.2012, 08:15am (GMT+1)



Kjo poemë e Arshi Pipës, marrë nga "Libri i Burgut" asht nji nga kryeveprat e poezisë shqipe, por për fat të keq njihet pak e studiohet edhe ma pak nëpër shkolla a institute. "KANALI" dëshmon për vuejtjet e torturat ndaj të burgosunve në burgjet politike, jetën e tyne, nëse mund ta quejmë të tillë atë gjendje terrori në kampet e shfarosjes, strukturën e përbamjen e të dënuemve padrejtësisht si dhe sjelljen shtazore të komandës e policëve të kampeve.
Në këto 9 sonete të parat (126 vargje) që kam radhitë në kompjuter ka dy elemente që në tanësinë e vet më kthjelluen informacionin rreth asaj kohe, të cilët janë:
1-Përdorja e të burgosunve të dënuem për krime ordinere, për me torturu e poshtnu të burgosunit politikë. Ja dëshmia e autorit në fq.202 "...ndërsyen kundër nesh ordinerët, fundrrín e ktyne...", të cilët ai i stigmatizon me vargun "frrotën ndërsyen mbi né posi çakajt"! Për ironi të fatit, kjo "frrotë" ka vijue të ndërsehet kundër "nesh" qysh prej 1944 e deri sod në 2012-ën, me sjellje nga ma të ulëtat e të padinjitetshmet për ate çka përfaqësojnë të burgosunit politikë e antikomunistët!
2.Në kamp të Vloçishtit (Korçë) kanë qenë 1300-1600 të burgosun, nji pjesë e madhe e të cilëve kanë humbë jetën në kushte çnjerëzore, të cilat përshkruhen në këtë poemë! Sot për këta martirë nuk ka asnji fond arkivi ku të dokumentohet ekzistenca e tyne (jam i sigurt, mjaft prej tyne s'kanë lanë njeri mbrapa që t'i kujtojë"; nuk ka nji përmbledhje sintetike, nji buletin apo diçka të tillë, që të dëshmojë ate kasaphanë mbi pjesën ma cilësore e të shkollueme të asaj kohe; nuk ka nji monografi, dokumentar apo film që të rrëfejë përmes tregimesh kalvarin e të dënuemve; e ç'asht ma e çuditshmja, nuk ka nji angazhim prej shoqatave të të burgosunve e të persekutuemve për m'e zbardhë at pjesë të skëterrshme të historisë së burgjeve politike të periudhës para 1954-ës. Vetë autori thotë se "në këto sonete nuk ka veçse nji pikturë të zbehtë të gjendjes!"
Së fundi, të ban përshtypje fakti që nji gjigant si Arshi Pipa ende "shpërblehet" me heshtje zyrtare, edhe prej njerëzve që pretendohet se i përkasin të djathtës antikomuniste... kam parasysh këtu çmimet që u ndanë këtë fund viti për letërsinë, ku jepen çmime me emna joshqiptarësh e nuk vlerësohet kontributi letrar i Arshi Pipës, për të cilin fare mirë mund të emërtohej nji çmim i posaçëm ose për kritikën etj..

Kamp i Vloçishtit, Korçë
Korrik-Nanduer 1948

Kanali

I
Nga Korça bumbullon. Currila shiu
rrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje.
Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:
nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje.
Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu.
Ky grindet për pakë uj qi shoku i piu;
ai shán se i vodhën bukën. HÅ·n nji roje.

Shkopinj e shqelma. Britma. FrÅ·n bilbili.
Pushim. E dergjet lodhje, prân secili,
e flên kush mundet për at natë me fjetë.

Si lazaret rënkon e fshân baraka.
Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,
veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.

II

Rreshtohet puntorija: ndahet çorba:
dy-trí patate qi vozisin n'uj.
E shtrîhen duert e dridhshme... Por shumkuj,
pse normën nuk e kreu, s'i njomet vorba.

Ky ngjyen bukën me krypë, ai nji këpujë
qepe qëron. E shkunden xhepa e torba.
Për nji fundrrí kazani mu si korba
t'etshëm mbi kërma sulen me rrëmujë.

Mbasdreke. Diell. Tash lahen, hjekin llucën
nga kofshët; terin petkat; ngjesin arna.
Dikush morritet. Njeni zien do barna;

si shtesë për darkën; tjetri qepë këpucën.
Nji profesor me syza vetullçil
Bythça duhani mbledh e i ban fitil.

III

A mund të quhen njerëz? Qe, shikoj.
Fëtyra dheu ku sÅ·t e shojtun ngrohen
kur shofin bukën; faqe qi gropohen
e nofulla qi dalin si patkoj.

Kambët s'i mbajnë e krahët u rrëzohen.
Si dordoleca lkunden qi vendoi
mbi hunj kopshtari. Njerëz kta ksijoj?
Shauretën janë qi nga vorrezat çohen.

Njerëz kanë qenë. Sot janë veç zhele mishi,
automa kockash, nji bërsí, nji pleh,
ku veç prej emnave dallon e njeh

bujkun nga beu, tregtarin nga dervishi,
kusarin, simahorin, lakanderin
prej atdhetarit qi luftoi për nderin.

IV

Por eja tash e shifi ndaj kanalit:
Njimijetreqind vetë, nji mizërí.
Lopata e bela tunden me furí
e qerrkat mbarin plisat e moçalit.

Tri metra e gjysëm kub për çdo njeri.
Qofsh babagjysh qi ke djalin e djalit,
a qofsh i smundë sa dalun prej spitalit,
bani ja vdis: ankimi s'ban dobí.

Shef të gjymtuem e pleq ngarkue mbi shpina
dhogat e randa e qerrkat mbi kaptina,
qi binë e ngrihen e zvarnisen krrut.

U mshon polici me dajak sa mundet.
Por ndodhë sa herë qi njeni sish nuk tundet.
Me vig e çojnë e vigu mbrrîn tabut.

V

Kur bora e Prillit ndritte mbi Gramoz
derisa bryma e vjeshtës rini knetën,
punuem na pa pushim tue hapun shtretën
ndër baltat e moçalit veshë n'rrogoz.

I futeshim kanalit veç me shetën,
bela e lopata. Ushunjzat vijanoz
na thithshin edhe at gjak tuberkuloz
qi kishte ngelë sa me na mbajtun jetën.

Sa zente çquhej nata nga mëngjezi
ndër balta zhyteshim deri te brezi.
Humbojshim, shkajshim, bijshim laradash.

Ngulej qorras për fund lopata e qitte
nji ndrag gjirizi qi si zifti ngjitte
e duhej flakun tutje mbi tre pash.

VI

Kur rojevet u tekej me u-zbavitun
merrshin ndokend nga puna, zakonisht
fetarë a njerëz shkolle, dhe me bisht
lopate u hÅ·jshin sa t'ishin mërzitun.

Mandej nji doç i hypshin mbi kërbisht
qi e ngitte posi kalin tu'e shëtitun
përgjatë kanalit, «hyja!», tue i britun...
E ja diftojshin puntorís me gisht:

«Sabotator i poshtër! klysh i Carit!
Sabotoni po deshët ju të tjerë!»
Zgërdhîheshin, ngërdhesheshin. At'herë

dy-tre zuzarë mâ t'ligj, shokët e t'parit,
shtymën i jepshin n'gjol që nga skarpati,
dhe t'qitmen kryet me hunj i rrijshin gati.

VII

Pushonte puna, niste çfaqja vrik.
Merrshin ata qi normën s'kishin krye
dhe i futshin prap n'kanal tue u-ndërkrye
ma keq mbi ta, mâ t'dobtit, n'epsh sadik.

Nji tregtari t'dukuem qi u-rrokullye
nga pesha e qerres te skarpati thik
dy përnjiherë i futen me kamxhik,
me shqelma nëpër llaçna tue e shkrrye.

Nji babaj zhgulin mjekrrën, e pështÅ·jnë.
«Pa shih, derri! akoma bark më ka!
Ngre këmbët, sqap!... Mos ki merak, baba!

Ta heqim ne!» Mandej n'hendek e shtÅ·jnë.
E i kqyrë nji idiot me gojën hapë... I kllasin
befas nji grusht me dhé... mandej gajasin.

VIII

Por thue se veç me kaq ngopeshin djajt?
Cilat tortura lanë ata pa çpikun.
Kur u-mërzitën vetë tue rrahë, tue fshikun,
frrotën ndërsyen mbi né posi çakajt.

Cubin qi vrau për plaçkë, sifilitikun
rrufjan i s'motrës dhe spijun i t'vllajt,
horin qi hangri bukë turpin e faj't,
ata mblodhën, atyne u dhanë kamxhikun.

E «Bini atyne qi s'punojnë! u thanë
Bini, palaço, t'poshtër! Mirë e keni,
qi anmiqt e popullit ende kurseni!

Qi ju gabuet ata n'errsinë ju lanë.
Dhe shpejt pushteti jú ai do t'ju falë.
Por kta ktu do t'çfarosen dalngadalë!»

IX

Ditën âsht vallja, natën sarabanda.
Se rraskapitesh ditën, natën flên?
Nuk thom për morrin, qi për trup e gjên
(u-msuem me tê) si miza dheu ndër banda.

E zgjohesh trembshëm... Ndien a veshi t'rrên?
Këlthitje t'çjerruna, rënkime t'randa...
Torturohen tash shokët te komanda,
e radha jote nesër ka me qenë.

E ç"˜nuk na bâjshin! Na rrihshin me tel,
lakuriq, e mandej n'ujna handraku
na zhytshin, trupin plagë n'currila gjaku.

E na lidhshin me fill prej telefoni
për shtyllat aty pranë krahnuer e bel,
qi t'na pështynte nesrejt divizjoni.


ARSHI PIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IDENTITETI I RISHKRUAR I SHQIPTARËVE TË REKËSShqiptarët ortodoksë nuk janë komunitet zyrtar në Maqedoni, ndërkohë që një numër i madh i tyre disa dekada kanë pasur edhe frikë të deklarohen si shqiptarë (12.24.2012)
KOSOVË-SHBA, HOXHAJ E UROI SENATORIN KERRY (12.23.2012)
DANIEL SERWER - PLATFORMA SERBE I BËN BISEDIMET SHUMË MË TË RËNDA (12.23.2012)
TËRNAVA PËRGËZON IPESHKVIN DODË GJERGJI PËR KRISHTLINDJE (12.23.2012)
HARADINAJ - PUNË E KRYER, UNË KRYEMINISTËR, THAÇI PRESIDENT (12.23.2012)
RUFI OSMANI RIZGJIDHET KRYETAR I RILINDJES DEMOKRATIKE KOMBËTARE (12.23.2012)
PDK PËRGËNJESHTRON HARADINAJN (12.23.2012)
ADRIAN LULGJURAJ DHE BLEDAR SEJKO DO TË SHKOJNË NË EUROSONG (12.23.2012)
VEPRIMTARI Mr MAZLLUM HASIMJA KA ZËNË SHTRATINNga XHAFER LECI (12.23.2012)
JEZU KRISHTIPoezi nga KUJTIM MATELI (12.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]