E Hënë, 05.20.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RRËFIMI I NATËS SË FUNDIT TË AMY WINEHOUSE - VDIQ DUKE PIRË DHE DUKE PARË VIDEOT E VETVETES

E Enjte, 01.10.2013, 02:55pm (GMT+1)


Dëshmi i truprojës së këngëtares gjatë seancës së fundit hetimore për vdekjen e saj, më 2011. Ai e pa duke çuar darkën në dhomën e gjumit dhe duke parë, si e hipnotizuar koncertet e saj në Youtube. Por një natë më parë, doktoreshës së vet i kishte thënë se nuk donte të vdiste


Voal-online - LONDËR, 10 JANAR  -  Ka vdekur duke parë vetveten. Amy Winehouse, këngëtarja e madhe angleze e vdekur para kohe në korrik 2011, e kaloi natën e saj të fundit para kompjuterit, si e hipnotizuar nga videot muzikore të këngëve të saj në YouTube. E ndërkaq pinte vodka, aq shumë sa ta kalonte pesë herë limitin e lejuar për ata që ulen pranë timonit. Dhe pikërisht tepërimi me alkool e vrau atë, siç ka përcaktuar autopsia. Por kjo tashmë dihej. Hollësitë e reja për orët e fundit të artistes së re i ka dhënë truproja e saj, që ka dëshmuar në një seancë të re dhe përfundimare të hetimit të drejtësisë mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Andrew Morris, që ishte shoqëruar i Amyt dhe që thoshte se me këngëtaren ishin si "vëlla e motër", i ka treguar hetuesit se atë natë ai dhe këngëtara ishin vetëm në shtëpi, në banesën e saj në Londër. Ai porosit darkën për vete në një resotrant indian të lagjes e Amy shkoi të hajë vetëm në dhomën e saj. "Duke e njëjta si ka qenë gjithmonë, nuk sillej ndryshe nga zakonisht," ka thënë truproja. Por një gjë të veçantë mund të krijonte alarm: Winehouse shikonte vetveten. E kaloi mbrëmjen me sytë ngulur tek videot e këngëve të saj në YouTube. "Nuk e kisha parë kurrë kështu, nuk ishte në natyrën e saj," ka pranuar Morris.

Kur shkoi në mëngjes ta kontrollonte nëse ishte zgjuar, e pa në shtrat dhe mendoi se ende po flinte. Më vonë, në një kontroll, vërejti se ishte në të njëjtin pozicion të mëparshëm dhe, kësisoj, dyshoi: ia preku pulsin, nuk ndjeu asnjë rrahje dhe vuri re një mori shishesh vodke të boshatisura në dhomën e saj. Por ishte tepër vonë për ta shpëtuar. Amy e kishte mundur vartësinë saj nga droga, por pak ditë para se të vdiste kishte filluar të pinte rëndshëm.

Sipas një dëshmie të dhënë para hetimit, ajo kishte pësuar të fikët tri herë nga vodka në ditët e fundit të jetës së saj. E mbrëmjen e vdekjes ishte aq e dehur sa kishte nisur një tweet delirant. Gjithsesi, nuk donte të vetëshkatërrohej. Nuk donte të vdiste. Në një dëshmit të shkruar dhe të publikuar pardje në seancën dëgjimore, mjekja e saj personale, Cristina Romete, ka treguar se e kishte takuar natën para mbidozës fatale alkoolike: "Amy më tha shkoqur se nuk dëshironte të vritej, nuk donte të vdiste. E kishte paralajmëruar për rreziqet që kishte nga alkooli. Mjerisht as ajo nuk ishte në gjendje ta shpëtonte pacienten e saj. E nuk ishte askush me të atë mbrëmje që mund ta ndihmonte. Përveç truprojës, që ndodhej në katin më poshtë, i pavetëdijshëm për dramën që po ndodhte.Përktheu: ELIDA BUÇPAPAJ
(Repubblica)


Përktheu: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKTORËT SETH MACFARLANE DHE EMMA STONE SHPALLIN SOT KANDIDIMET OSCAR 2013 (01.10.2013)
AKTORJA E FAMSHME JOAN COLLINS ZGJEDH FADIL BERISHËN (01.10.2013)
AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVAShënoi: ALI R. BERISHA (01.10.2013)
NJË POPULL I JEP KUPTIM JETËS DUKE KRIJUAR DHE ZHVILLUAR KULTURËN E VETË KOMBËTARE-thotë poeti, publicisti dhe atdhetari i devotshëm në Gjermani Shaban CakolliNga SOKOL DEMAKU (01.10.2013)
TIM JUDAH - SI DO TË RIPAKETOHET PLANI AHTISARI? (01.09.2013)
ARVIZU - BASHKËPUNIM PËR SEKUESTRIMIN E PASURIVE TË KRIMIT (01.09.2013)
FILMI BESA PËRSËRI NË ZONËN E UASHINGTONIT (01.09.2013)
ALEANCA KUQeZI E DORËZOI KËRKESËN PËR REFERENDUMIN PËR BASHKIMIN KOSOVË-SHQIPËRI (01.09.2013)
TAKIMI I RADHËS NË PRISHTINË - TEMA E TË PAGJETURVE HAP PLAGËN E VJETËR (01.08.2013)
SHBA KUNDËR GAZSJELLËSIT 'TAP' - MBËSHTESIM NABUCCON, REDUKTON INTERESAT RUSE (01.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]