E Shtunë, 05.18.2024, 11:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
IRANI 'VESH' MICHELLE OBAMËN

E Martë, 02.26.2013, 09:44am (GMT+1)


Agjencia iraniane Fars ka "ndryshuar" dukjen e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Fars, me anë të programit kompjuterik Photoshop, i ka shtuar material fustanit të saj, duke e bërë më pak dekolte.

Fustani, pa mëngë dhe me ngjyrë argjendi nga dizajnuesi Naeem Khan, është lavdëruar nga shtypi i modës në SHBA.

Agjencia Fars, ndërkaq, ka ngritur dekoltenë dhe i ka shtuar mëngët.  

Agjencia e lajmeve, e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare, ka thënë se ka qenë e pazakontë që Michelle Obama të bëjë publik çmimin e parë, i cili i është ndarë "filmit anti-iranian" ARGO. Tradicionalisht, fituesit shpallen nga aktorët dhe aktoret.

Fars ka kritikuar vazhdimisht ARGO-n, që nga dalja e tij në tetor të vitit të kaluar, për "portretizimin e shëmtuar të jetës në Iran, pas revolucionit të vitit 1979".

Derisa agjencia nuk ka miratuar veshjen e Michelle Obamës, ajo ka pëlqyer atë të bashkëshortes së regjisorit palestinez, Emad Burnat, filmi i të cilit "Five Broken Cameras" ka qenë filmi i parë dokumentar palestinez, i cili është nominuar për çmimin prestigjioz.

"Pika interesante e ceremonisë Oscar ka qenë prezenca e bashkëshortes së regjisorit palestinez në hixhab islamik", ka përshkruar Fars mënyrën se si është veshur gruaja e Burnat-it.

Fars, i cili shpesh akuzon aktoret iraniane se nuk respektojnë plotësisht kodin e veshjes në ceremonitë ndërkombëtare të çmimeve, ka thënë se gruaja palestineze mund të jetë model për aktoret e Iranit. (rel)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NOLI LETËR ENVERIT DHE MALËSHOVËS - KONICA 4 VJET NË DOLLAP, MERRNI TRUPINTestamenti i Konicës: Nuk do të më tretë dheu nëse nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë (02.26.2013)
NË KUJTIM TË INTELEKTUALIT TË SHQUAR SUAT BABANINga RASIM BALLA dhe RESHAT KRIPA (02.25.2013)
BAJRAKTARI I MARTINAJVE TË PLAVË GUCISË SHABAN IBISH HASANGJEKAJ (1889 – 1965)Nga SKËNDER HASANGJEKAJ (02.25.2013)
ISH I BURGOSURI POLITIK VISAR ZHITI, POET DHE SHKRIMTAR I NJOHUR SHQIPTAR, VIZITOI SHBAFotoreportazh nga BEQIR SINA , New York (02.25.2013)
Radio Evropa e Lirë - SHQIPËRI, PARTITË E REJA TRUBULLOJNË UJËRAT E POLITIKËS (02.24.2013)
ERDOGAN - HASAN SHUKUR ËSHTË SHQIPTAR (02.24.2013)
PRISHTINË, KATËR ZYRTARË NËN HETIM - KONTRABANDUAN EMIGRANTË NË SHBA SI 'DELEGACION QEVERITAR' (02.24.2013)
THUEJ DY FJALË PËR VEDI, MORE BURRË!Nga ZEQIR LUSHAJ intervistë me publicistin FRITZ RADOVANI (02.24.2013)
REXHEP SELIMI - BUJAR BUKOSHI KËRKOI TË RRESHTOHEMI KUNDËR IBRAHIM RUGOVËS (02.24.2013)
GJENIU I REPIT GEM BELUSHI TRANSFORMON VIZIONIN E HIP HOPIT AMERIKANNga ERMIRA BABAMUSTA, Ph.D., New York, Prishtinë (02.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]