E Hënë, 05.20.2024, 07:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KONGRESMENI ELIOT ENGEL PËRGËZON MARRËVESHJEN - ËSHTË KONFIRMIM TJETËR I KOSOVËS SË PAVARUR, SOVRANE DHE TË LIRË

E Shtunë, 04.20.2013, 07:15am (GMT+1)



Ligjvënësi amerikan Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi "‹"‹deklaratën e mëposhtme në lidhje me marrëveshjen historike të arritur sot për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata vijon si më poshtë:
 
"Unë përgëzoj Kosovën dhe Serbinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Në veçanti, do të doja të vlerësoja kryeministrin Thaçi për guximin dhe gatishmërinë e tij për të marrë vendime të vështira dhe kryeministrin Daçiç për pragmatizmin e tij dhe vizionin për të ecur përpara. Angazhimi personal i Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka qenë kritik për këtë marrëveshje historike. Marrëveshja dërgon një sinjal të qartë shprese për një rajon që kërkon t'i jap fund konfliktit dhe se popujt e tyre duan të jetojnë në paqe dhe prosperitet në Bashkimin Evropian. Ky është edhe një tjetër konfirmim i faktit se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë.
 
Kanë kaluar nëntë-vjet që kur BE-ja deklaroi në Samitin e Selanikut se "e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian". Hyrja e Kroacisë në BE në korrik afirmon këtë vizion strategjik. Pas marrëveshjes së sotme, është koha për BE-në për të forcuar besimin e shteteve të tjera të Ballkanit se ditët e tyre janë pranë, përfshirë edhe Kosovën. Kjo është aspiratë e përbashkët e anëtarësimit në BE që lidh shtetet e Ballkanit së bashku. Marrëveshja e sotme nënvizon besimin se rajoni do të përparojnë kur të gjitha shtetet e Ballkanit të bashkohen në familjen evropiane.
 
Ndërsa i ofron Serbisë një datë për negociatat e pranimit në BE, Bashkimi Evropian duhet t'i ofrojë edhe Prishtinës atë që vendet e tjera të Ballkanit tashmë e kanë marr: Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për të udhëhequr orientimin europian të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për t'u dhënë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të udhëtuar në BE. Shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën; Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - tani duhet të afirmojnë sovranitetin e Kosovës. Dështimi i tyre për të njohur Kosovën jo vetëm do të vonojë përparimin e vendit në BE, por edhe atë të Serbisë. Dialogu synon të sigurojë një të ardhme të begatë, për të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë. Sot u dha një sinjal i qartë se e ardhmja e Ballkanit mund të jetë e ndritshme, por ka ende shumë punë për t'u bërë përpara".


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEKSTI I PLOTË I MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.20.2013)
ALBERT ROHAN - KOSOVA KA BËRË KOMPROMIS KUR KA PRANUAR PLANIN AHTISARI (04.19.2013)
Koha ditore - PESËMBËDHJETË PIKAT E PROPOZIM-MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.19.2013)
GJERMANIA - KOSOVA DHE SERBIA TË NJOHIN NJËRA TJETRËN DHE TË ANËTARËSOHEN NË BE SI DY SHTETE TË PAVARURAKështu thuhet në deklaratën për opinion të grupit parlamentar CDU/CSU (04.19.2013)
FBI VEÇON DY TË DYSHUAR PËR SHPËRTHIMET E BOSTONIT (04.19.2013)
KUR ISH KAFEXHIU TALLET ME KULTURËNNga GANI MEHMETAJ, Drejtor i Kosovafilmit (04.19.2013)
BELGZIM KAMBERI - LUGINA E PRESHEVËS DO RECIPROCITET TË DREJTASH, JO SHKËMBIM TERRITORESHKamberi: Qeveria e Kosovës nuk ka treguar vullnet politik që çështja e Luginës të trajtohet në dialogun politik që po zhvillohet në Bruksel (04.18.2013)
JONATHAN MOORE - JEMI TË SHQETËSUAR TENSIONIN E SHTUAR POLITIK, JEMI TË SHQETËSUAR PËR PRESIONIN MBI DEPUTETIN ISLAMI DHE FAMILJARËT E TIJ (04.18.2013)
KOHA PËR SKËNDERBE TË DYTË!Nga GANI MEHMETAJ (04.18.2013)
SHBA - EVAKUOHEN PJESË TË KONGRESIT (04.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]