E Martë, 05.14.2024, 01:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ËSHTË DANIMARKA NË KRYE TË FITUESVE TË FESTIVALIT EVROPIAN TË KËNGËS - EUROSONG

E Djelë, 05.19.2013, 09:59am (GMT+1)



Emilie de Forest nga Danimarka ka fituar Festivalin Evropian të Këngës, 2013.
Këngëtarja 20-vjeçare ka mposhtur 25 finalistët e tjerë në Malmo të Suedisë me këngën "Only Teardrops".

De Forest ka marrë 281 pikë, për t'u pasuar nga përfaqësuesi i Azerbajxhanit, Farid Mammadov, i cili ka dalë i dyti me 234 pikë.

Kënga e tij "Hold me" ka qenë një tjetër performancë e shquar për Azerbajxhanin, i cili vitin e kaluar ka qenë nikoqir i Eurovizionit.

Në vendin e tretë ka dalë Ukraina, përfaqësuesja e së cilës, Zlata Ognevich, me këngën "Gravity", ka marrë 214 pikë.

Pikët janë dhënë nga juritë kombëtare në 39 vende të Evropës dhe përmes votimit të teleshikuesve. Rregullat kanë ndaluar votuesit të votojnë për përfaqësuesit e vendeve të tyre.

Eurosongu i 58-të me radhë është ndjekur nga 125 milionë teleshikues në mbarë botën.

Fitorja e bën Danimarkën nikoqire të garës vitin e ardhshëm.

Danimarka ka fituar garën edhe dy herë të tjera herën e fundit në vitin 2000, kur Vëllezërit Olsen kanë triumfuar me këngën "Fly on the Wings of Love".

Emilie de Forest ka performuar zbathur, e mbështetur nga flauta dhe daullet. Në një intervistë nga Eurovizioni, është shprehur tejet e lumtur për fitoren.

"Votimi ishte shumë i afërt me vendet e tjera. Jam shumë e lumtur dhe dua të falënderoj Evropën për besimin në mua, besimin në këtë këngë, si dhe miqtë dhe familjen time", është shprehur de Forest.

Ajo ka thënë se suksesin ia kushton nënës së saj dhe babait të ndjerë.

"Jam shumë e lumtur që kam fituar për Danimarkën dhe posaçërisht në Suedi. Babai im ka qenë suedez dhe ai do të ishte shumë krenar. Thjesht, jam shumë e lumtur", ka thënë de Forest.

Në edicionin e sivjetmë, Shqipëria është përfaqësuar me këngën "Identitet" nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, por nuk ka arritur të kualifikohet në finale.
Shqipëria merr pjesë në Festivalin Evropian të Këngës që nga viti 2004, kur Anjeza Shahini ka zënë vendin e shtatë me këngën "Imazhi yt".

Pos Greqisë, asnjë shtet i Gadishullit Ballkanik sivjet nuk ka qenë i suksesshëm. Në gjysmëfinale kanë mbetur edhe Serbia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria.(rel)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE!Nga Prof. SAMI REPISHTI (05.19.2013)
SPAÇ 21-23 MAJ 1973, 40 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT PA YLLNga BEDRI BLLOSHMI (05.19.2013)
PAPA FRANÇESKU - 'DEZINFORMACIONI, DENIGRIMI DHE SHPIFJA JANË MËKAT' Papa - 'I krishteri duhet të fitojë ndaj tundimit për t'u përzier në jetën e të tjerëve' (05.19.2013)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR DEKORATË NË NDERIM TË KARRIERËS NGA UNIVERSITETI AABNë shënimin e 80-vjetorit të lindjes së saj (05.18.2013)
QEVERIA DO TË KËRKOJË SQARIME NGA AMBASADA AMERIKANE PËR TREPÇËNMimoza Kusari - Lila nuk e di mirë nëse fati i “Trepçës” është diskutuar në Bruksel. (05.18.2013)
'MAQEDONIA E MADHE' - PËRFSHIHEN EDHE TERRITORE TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË (05.18.2013)
MATI NË HONIN E HARRESËSNga FITIM SULA (05.18.2013)
DITA E JETIMËVE… “20 MAJI”Nga FRITZ RADOVANI (05.17.2013)
Nard Ndoka: Berisha e ka shndrruar Partinë Demokratike në kazermë dhe individët trajtohen si merecenarëNARD NDOKA - NË VITIN '97 BERISHA MË KËRKOI MERCENARË PËR TË SHTYPUR PROTESTAT E JUGUT (05.17.2013)
Mbresat nga promovimi i një libriAKADEMIK MARK KRASNIQI, NJË NGA FIGURAT MË TË NDRITURA KOMBËTARENga XHAFER LECI (05.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]