E Premte, 05.17.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ALEKSANDËR ARVIZU - POLITIKA KA NEVOJË PËR KOMPROMISE
ARVIZU, TË RINJVE - NJIHNI SA MË MIRË PARTITË, PARA SE T'I VOTONI ATO

E Martë, 06.04.2013, 07:21am (GMT+1)



Ambasadori Amerikan Alexander A. Arvizu dhe Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi në një bisedë të drejtëpërdrejtë për "Rinia dhe Zgjedhjet". Ky event është i treti i një serie diskutimesh, të organizuara nga Rrjeti i Studentëve të Ekselencës



TIRANË- Kreu i prezencës së SHBA, në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë në bashkëbisedimi me studentë të ekselencës në "˜Qytet Studenti", iu bëri thirrje të rinjve që të njohin sa më mirë partitë që konkurrojnë për t'i përfaqësuar, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen e duhur.


"Informacioni është jetik për të ditur si do t'i qasesh votës tënde. Vota është e shenjtë, hapi i parë është të qenit i informuar mbi partinë dhe kandidatët për të marrë votën tënde. Me rëndësi e ardhmja e vendit tuaj. Kjo është mënyra si mund të bëni një ndryshim në vendin tuaj, gjithçka nis me pasjen e informacionit të duhur. Zëri juaj është vota juaj, vota juaj është zëri juaj. Ju mund të thoni thjesht jam një votues dhe nëse votoj nuk ka rëndësi. Sigurisht që ka rëndësi, pasi ka raste kur një votë e vetme ka shumë rëndësi", theksoi ambasadori duke sjell shembuj të rasteve në SHBA, ku vetë pak vota kanë bërë që një parti të shpallet fituese.
"Në New Hamshpër në 1974 është ndarë vendi me dy vota. Dimë dhe rastin e Shqipërisë me 10 vota. Florida në vitin 2000 ka pasur ndryshim me 500 vota. Nëse ju nuk flisni, njerëzit do e marrin votën tuaj për të mirëqenë", shtoi Arvizu.

Ambasadori amerikan theksoi se pika kyçe e zgjedhjeve, është pjesëmarrja. Sipas ambasadorit sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më funksionale është demokracia. Arvizu i bëri apel të rinjve që të mos i lejojnë partive që të marrin votën e tyre të mirëqenë, ashtu sikurse të mos ndikohen nga besnikëria e familjes së tyre, ndaj një partie.

"Në cilëndo demokraci, deri në një farë mase, partitë disa kandidatë i marrin disa grupe dhe blloqe votuesish për të mirëqenë. Në kohën time në Shqipëri, ajo që kam vërejtur është se janë disa parti dhe dy koalicione kryesore, ata e marrin votën tuaj për të mirëqenë, të dyja palët. A është diçka e mirë? Mendoj se pika kyçe për t'u kujtuar është se një demokraci të funksionojë është se ajo të jetë pjesëmarrëse. Pjesëmarrëja duhet të jetë sa më e gjerë dhe me imput. Ndërsa, Shqipëria vijon para me evolucionin demokratik ky është një element, që ka nevojë për më shumë punë. Nuk po flas vetëm për të dalë në votime dhe për të votuar. Këtu është tejet e rëndësishme, është që vota juaj të mos merret e mirëqenë, (psh: nëse PS ka votuar për PS ndër vite ju duhet te vendosni vetë për kë do votoni. Nëse familja juaj është nga Mirdita dhe kanë vuajtur nga komunizmi dhe kanë votuar ndër vite për PD, ti duhet të vendosësh vetë për vete", bëri apel Arvizu.

Arviu nënvizoi fakti se politika ka nevojë për kompromise, në mënyrë që partia që fiton zgjedhjet të kujdeset për të gjithë dhe jo vetëm për ata që e kanë votuar.

"Na duhet të bëjmë kompromise ne politike, ky vend ka nevojë për politikanë të shkojnë përtej pragut të tyre, se kushdo që të fitojë zgjedhjet nuk janë në krye të 50 apo 51 % të vendit, por janë përgjegjës për gjithë vendit. Ato janë votuar të kujdesen për cilido shqiptar, veçanërisht për ato që nuk janë mbështetur", shtoi Arvizu.

KQZ, Arvizu: Mosmarrëveshjet zgjidhen me rregulla, që nuk ndryshohen minutën e fundit

Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Arvizu komentoi edhe përbërjen e institucionit të administrimit të zgjedhjeve.

Sipas ambasadorit amerikan mosmarrëveshjet zgjidhen përmes rregullave që i vendosin palët, të cilat nuk duhet të ndryshohen në minutën e fundit. Arvizu e vuri theksin tek besueshmëria e votuesve në proces dhe transparenca në numërimin e votës.

"Procesi i zgjedhjeve ka shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye të gjithë aktorët politik duhet të rrisin besimin tek njerëzit, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe të ndershme. Mendoj ndonjëherë ajo që humbet në debat... nuk është 4 komisionerë kundrejt 3 komisionerëve apo marrëveshjeve në 2013, apo kapitullin 1 apo 18 të kodit zgjedhor. Pika qëndron në këtë se ju si qytetar dhe votues të mundshëm keni nevojë të keni një masë besimi se kur te hidhni votën të numërohet si duhet dhe kur votimi të jetë shumë i ngushtë, sikurse ndodhi në votimin për Bashkinë, Ka rregulla që të mund të vendosin për mosmarrëveshjet. Rregullat nuk mund të ndryshohen në minutën e fundit. Kyç, të rritet besimi në procesin", theksoi Arvizu, i cili solli shembullin e partive amerikane, të cilat pasi humbin pranojë rezultatin dhe punëojnë për 4 vitet që vijnë.


Sequi: Procesi i integrimit, nuk ka përfunduar me miratimin e 3 ligjeve' të famshme'

Ambasadori Ettore Sequi, nënvizoi se procesi i integrimit, nuk ka përfunduar me miratimin e 3 ligjeve të integrimit, teksa i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e debatit.

"Ju duhet ta përdorni votën tuaj kurdoherë që të mundni. Duke kërkuar dhe programe të veçanta dhe që ato programe të përfshijnë integrimin ne BE. Duhet t'i përfshini partitë që të përfshijnë në programet e tyre nevojat tuaja. Mos harroni të votoni se pjesëmarrja është shumë e rëndësishme, por nuk mjafton. Demokracia dhe ndikimi juaj nuk përfundon tek hedhja e votës... Kjo është arsyeja se 3 ligjet e famshme, nuk shënojnë fundin e procesit, duhet të shprehni interesin tuaj. Bëhuni pjesë e debatit", u shpreh Sequi.

Ambasadori Sequi është shprehur optimist për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, teksa vuri theksin që Shqipëria duhet të zbatojë standardet analoge me ato të vendeve anëtare.

"BE kërkon që vendet që aspirojnë integrimin të zbatojnë standardet e Kopenhagenit. Shqipëria duhet të aplikojë të njëjtat standarde që kanë vendet anëtare. BE ka qenë shumë pranë Shqipërisë në vitet e fundit. Financimet e Unionit në Shqipëri kanë qenë 530 milionë euro. Nëse vërtet doni të jeni pjesë e Evropës në të ardhmen, atëherë duhet të zbatoni parimet në fjalë", nënvizoi kreu i prezencës së BE-së në vendin tonë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FESTIVALI I 15të SHQIPTAR I USTERIT NË MASAÇUSETSMes dy festave 100 vjeçare, 1912-ës Pavarësisë së Shqipërisë dhe 1915-ës së kësaj bashkëse një shekulloreFotoreportazh ng ARDIAN MURRAJ (06.03.2013)
DOKUMENT I 8 PRILLIT 1945 PËR MASAKRËN E TIVARIT (III)Nga ROMEO GURAKUQI (06.03.2013)
YLLI POLOVINA - VETË STALINI URDHËROI ELEMINIMIN E MBRETIT ZOG (06.03.2013)
SARA BLLOSHMI - KURTIZANE APO AGJENTE E MBRETIT ZOG?Mbesa e Ismail Qemalit, femra që sillte vërdallë sallonet e viteve ‘40 (06.03.2013)
KADRI KASTRATI - FSK GATI PËR ISAF DHE MISIONE TË TJERA PAQEJE, DY KONTIGJENTE TË FSK DO TË DISLOKOHEN NË SHQIPËRI DHE MAQEDONI (06.02.2013)
ELHAIDA DANI NË FACEBOOK - NUK DO TË KEM ASNJË LIDHJE POLITIKE (06.02.2013)
SUNDIMI I TITOS - REAGIMI I KOSOVËS NË SHKURT 1945 (II)Cilat janë ngjarjet që shënojnë marrëdhëniet në mes Marshallit Tito dhe Frontit Nacionaçlirimtar Shqiptar?Nga ROMEO GURAKUQI (06.02.2013)
PAPA QË FOLI SHQIP…Nga FRITZ RADOVANI (06.02.2013)
DËSHMI HISTORIKE PËR DËSHMORIN E KOMBIT JETULLAH ISLAMI(Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të kombit profesor Jetullah Islami)Nga Mr.sc. NUE OROSHI (06.02.2013)
PREJ “ATHINËS SË ZEZË”TE “ROMA E ZEZË” (06.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]