E Hënë, 05.20.2024, 04:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KADARE KËRKON FALJE - RUGOVA KISHTE TË DREJTË

E Hënë, 06.24.2013, 02:09pm (GMT+1)





Prishtinë, 24 qershor  - Ai kishte kritikuar ashpër Ibrahim Rugovën në veprën e tij "Ra ky mort e u pamë", por shumë vjet më vonë, shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, e pranon  se koha e ka dëshmuar se e drejta ishte në anën e Rugovës.

"Është e vërtetë që i kam kritikuar Rugovën dhe Demaçin. Ju tash mund të mendoni se unë do të them se kisha të drejtë me kritiken që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi së e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar, kisha qenë i ashpër me të, ai më fali në takimin që kishim në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës, ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe, ne u pajtuam, ishim miq", kështu ka thënë Kadare javën e kaluar gjatë një pritjeje në Këln.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, shkrimtaren Helena Kadare, ishin ftuar me iniciativën e Luan Krasniqit së bashku me Asociacionin Shqiptar për Kulturë dhe Integrim.

Në një ambient të mbushur me shqiptarë, Kadare u pyet rreth raporteve të tij me Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin. Duke iu drejtuar të pranishmëve ai dhe tha se autori i romanit "Krushqit janë ngrirë", i cili me këtë libër, përmes botimeve në gjuhën angleze dhe frënge, i bëri të njohura në shkallë planetare, qysh në vitin 1983, kërkesat e studentëve për Republikën e Kosovës tha se "kishte qenë ëndrra ime ta takoj presidentin e Kosovës".

Sa i përket Demaçit, Kadareja tha se ai e ka tepruar pa dyshim me kritikat ndaj tij, mirëpo Demaçi, megjithatë gaboi për Rambujenë, shkruan "Zëri".  Teksa pritej me kurreshtje nga të pranishmit të shpalosë qasjen e tij për gjendjen e shqiptarëve, ai që e kishte ftuar Luan Krasniqi në fjalën e tij, në shqip dhe në gjermanisht, tha se më lehtë e ka pasur në ring se të mbajë një fjalë para Kadaresë.

Megjithëse rrjedha e fjalës së tij brilante e dëshmoi të kundërtën, fjalët e tij e impresionuan jo vetëm publikun, por edhe vetë Kadarenë. Kampioni i dyfishtë europian foli për rrugën që e çoi atë deri te takimi i tij i parë me Kadarenë në Tiranë vitin e kaluar, në shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Fillimisht, tha ai, gjithçka pikënisjen e ka në Berlin, në takimin e tij në përvjetorin e dytë të shpalljes së pavarësisë me ambasadorin dr. Vilson Mirdita. Pasi mori serinë e veprave të tij në 20 vëllime, botim i "Onufrit" të Tiranës, ai lexoi shumë vepra të shkrimtarit shqiptar, por libri "Mbi krimin në Ballkan" ishte një lektyrë tronditëse për të.

Luan Krasniqi tha më tej se idetë dhe mendimet e Kadaresë vazhdimisht e përcjellin dhe se për të është një nder i madh që të bëjë diçka për veprën e tij. Luan Krasniqi i impresionuar nga Kadare ishte ai që e ndihmoi botimin në gjuhën gjermane të librit-intervistë të Ismail Kadaresë "Çlirimi i Serbisë prej Kosovës", vitin që shkoi. (...)  


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VLORA ÇITAKU - ME SERBINË VETËM FQINJËSI TË MIRË (06.24.2013)
Financial Times - KOALICIONI I DREJTUAR NGA RAMA PRITET TË MARRË PUSHTETIN NË SHQIPËRI (06.24.2013)
PËRKEQËSOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E NELSON MANDELËS (06.24.2013)
Corriere della Sera - LIGJIN ME VOTËN E SHKEL MINISTRI, KJO NDODHI NË SHQIPËRI! (06.24.2013)
ARD - PARADOKSET SHQIPTARE, VOTAT BLIHEN ME FRIGORIFERË DHE LOPË (06.24.2013)
LONDËR - PRESIDENTJA JAHJAGA TAKON WILLIAM HAGUE (06.23.2013)
EDUART KUKAN - DHUNA NË ZGJEDHJE ËSHTË E PAPRANUESHME, KËRKON PËRGJIGJE TË SIGURTË E TË VENDOSUR (06.23.2013)
U SHFAQ MONODRAMA 'UNË JAM ADEM JASHARI' NË NEW YORKNga KEZE KOZETA ZYLO (06.23.2013)
ARVIZU MESAZH, 'ACT NOW' - VOTO TË ZGJEDHËSH UDHËHEQËSIT E ARDHSHËM (06.22.2013)
ANTON ÇETTA – “BABAI I PAJTIMIT”Nga Don LUSH GJERGJI (06.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]