E Shtunë, 05.18.2024, 06:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUJT I SHËRBEN LIGJI PËR AMNISTI?!
Opinion nga XHAFER LECI

E Premte, 07.12.2013, 03:26pm (GMT+1)


Disa nga pushtetarët aktual kanë ra në siklet për bëmat e tyre dje dhe sot. Projektligjin për Amnistinë i pari është Kryeministri Hashim Thaçi ai cili do të përpiqet ta kalojë me çdo kusht, në radhë të parë për vete dhe për disa nga shokët e tij.

Thaçi e ka gjetur kohën e përshtatshme ta kalojë ndryshimin e nenit 3,5... kjo mund të ndodhë, kur kemi para sysh se kinse kjo është kërkesë e ndërkombëtarëve për amnistinë e kriminelëve serbë... Nuk ka as një vend në botë që amniston me ligje në mënyrë kolektive, kriminelë vrasës, abuzues e palçkitës të pasurive shtetrore...siç është rasti dhe situata aktuale politike në Kosovë. Vetëm ata deputetë që nuk e votuan ligjin për amnistimin e kriminelëve, mund të mendohet e besohet se nuk janë pjesë e krimit dhe e korrupsionit. Ndfërsa, ata që e votuan kaq lehtësisht, këtë paketë amnistimi, në sytë e popullit, mbetën të dyshuar, qoftë për krime, qoftë për korrupsion, pavarësisht se cilit subjekt politik i përkasin.

Pako e Ahtisarit nuk u nëshkrua nga Sebia, e cila nga ky mos nënshkrim, pas kaq shumë vitesh përfitoj si shtesë këto 6 pikë, cilat na sollën kaq shumë humbje e telashe me Mitrovicën -Trepçen...

Edhe kur Kosova nuk ishte shtet i njohur ndëkombëtarisht, i pari ishte Rexhep Qosja ai cili më 1995 thirri një tubim në Tetovë, me moton: "për bashkimin dhe pajtimin e të gjithë shqiptarëve". Kjo iniciativë e Qosjes ishte bërë në marrveshje në mes Qosjes dhe ish presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia, me qëllim që të falën krimet e bëra të diktaturës komuniste në Shqipëri, krime nga më çnjerëzoret dhe antikombëtare që ka njohur historia e njerëzimit shqiptar.

Në këtë Kuvend-Mbledhje pati marrë pjesë edhe kryetari i Unikombit në ate kohë z. Ukshin Hoti, i cili ishte nda shumë i zhgënjyer nga pjesëmarrja e zbehtë e masës dhe për mos- pjesëmarrje të politikanëve dhe diplomatëve, që kishin bërë emër dhe karrierë në politikë e diplomaci... Zhgënjimi edhe më i madh e kishte goditur Rexhep Qosjen, i cili i kishte dhënë vetit të drejtë dhe kishte ftuar për pjesëmarrje edhe dr.Ibrahim Rugovën, kryetar i Kosovës, dhe prof.dr. Sali Berishën, president i Shqipërisë. As njëri nga presidentët nuk i ishte përgjigjur Qosjes. Presidentët kanë pasur shumë arsye që mos të marrin pjesë në takimin e organizuar nga R.Qosja, sepse vet funksionet e tyre kanë pasur përgjegjësi të mëdha. Shqipëria, si çdo shtet në botë, ka obligimet e veta kombëtare dhe ndërkombëtare. Kërkesa të tilla, ndoshta, mund të bënte Parlamenti dhe Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, por jo nepër organizime private të individëve. Nuk i lejohet as një burrshtetasi në botë të bisedojë për bashkimin e trojeve shqiptare nepër tubime private, që i organizojnë qytetarët, kushdo qofshin ata, akademikë etj. Dhe nga kjo kohë filloi hasmëria e Rexhep Qosjes, i cili përdori mekanizmat më destruktiv e përçarës kundër Sali Berishës dhe Ibrahim Rugovës. Kjo hasmëri u kurorizua me mobilzimin e një pjesë të ideologjistë staliniste, kundër demokratëve.

Ta kujtomë thënjen e Rexhep Qosjes: "Revollucioni i vonuar Demokratik", në vitin 1997, kur Shqipëria digjej nga vetë shqiptarët dhe, mjerisht, kjo hasmëri na ndoqi edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, bile edhe sot vazhdojnë këto përqarje të menduara, sajuara dhe publikuara nepër media të shkruara dhe internetike, shumë të dëmshme për dje, sot dhe nesër.

R.Qosja kurrë nuk arriti asgjë për vete në politikë, mbeti i vetmuar me diskutimet e tij të pa vlera, nepër oda e lokale private. Nuk mund të përjashtohët as tani infiltrimi i Rexhep Qosjes, në bashkëpunim me krerët e Partisë Socialiste të Shqiëprisë, për miratimin e këtij ligji, i cili, nëse miratohët, do të jetë vetëm në dëm të rendit dhe rregullave të demokracisë perëndimore, që sot i duhën më shumë se kurr Kosovës.

Të gjithë jemi dëshmitarë se në vitin 1995 ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi, i manipuluar nga disa mërgimtarë në Perëndim, të cilët mendonin se Shqipërinë e bëri grushti i stalinist dhe po ai grusht do e bëjë edhe Kosovën e pavarur... Dhe, po këta të njejtë, Amerikën e quanin armikun më të madh. Bukoshi u manipulua rëndë nga kjo ideologji, të cilës i printe Rexhep Qosja, me disa nga krerët socialistë të Shqipërisë. Bukoshi arriti ta përçajë dhe ta dobësojë shumë LDK-në në Perëndim dhe Kosovë. Dhe, kjo përçarje dëmtoi shumë luftën tonë çlirimtare 1998-1999, dëmtoi Kosovën, Shqipërinë dhe interesat tona të përbashkëta gjithëshqiptare.

Kalkulimet dhe kompromiset që bëri ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi, me disa eksponentë të Lëvizjes, të dyshuar edhe për krime e përçarje të Disporës shqiptare, deri te thirrja për bashkëpunim me ata kundër Presidentit Rugova, dëshmojnë për armiqësinë e madhe të tij ndaj LDK-së dhe Kosovës. Pas vrasjes së Ministrit Kolonel Ahmet Krasniqit, edhe pse Bukoshi e dinte që kolonel Bicaj, kishte marëdhënje të ngushta me disa njerëz të LPK-së në Perëndim, të cilët, kinse, si organizatorë të lufës, sorrollatëshin rrugëve të Tiranës, pa e parë me sy asnjëherë luftën në Kosovë, Bukoshi emëroi kolonel Bicajn, për ministër të Forcave të Armatosura të Kosovës,dhe menjëherë kolonel Bicajt, i dha 20 milon DM, ( njëzet milion marka gjermane) para pa kriter, gjoja për luftën, janë një shpërdorim i pozitës që kishte dhe fajësi për Bukoshin. Ai po shpërblehet sot për dje. Edhepse nuk ka anëtarësi dhe vetëm disa të shpëlarë në kryesi, Bukoshi, njësoj si Edita Tahiri, është zëvendës-kryeministër i Hashimit!

Bujar Bukoshi, me dështimin e "partisë" të tij, kishte dalë loje dhe boje në politikë. Por klani që uzurpoi LDK-në, pas vdekjes të kryetarit Rugova, mblodhi kundërshtarët llum të Rugovës, i veshi me pushtet, i rehabilitoi, përfshi këtu edhe Bujar Bukoshin. Dhe për ta përmbyllur ciklin poshtrues dhe shkatërrues të LDK-së, Bukoshi e bleu, e futi në ingranazhet e tij edhe vet të birin e Rugovës, duke e bërë një paçavure politike, ashtu si vetën e tij, në shërbim të kundërshtarëve të përbetuar të LDK-së dhe të Presidentit Rugova. Si dukët të birin e Rugovës, Ukën, Ramë Maraj, i cili në emër të familjes të tij, familje që kishte një respekt dhe besim të madh tek dr. Rugova, Maraj me porosinë e SHIK-ut, e preu në besë dr. Rugovën dhe parinë e LDK-së, kinse, LDK-së i duhet një sigurim për zbulimin e vrasjeve dhe krimeve.

Në një intervistim të tij, vitin e kaluar, ai dëshmoi se i ashtuquajturi Sigurim i tij, nuk ishte asgjë tjetër, veçse një filiale e SHIK-ut. Dyshohet se Ramë Maraj e futi në lojëra të pista, me njerëz të korruptuar, edhe Ukë Rugovën. Si rrjedhojë e kësaj-lidhje të dyshimtë, Uka e njollosi shumë veten e tij, por jo edhe familjen, sepse sejcili individ përgjigjet vet për të bëmat e veta.

XHAFER LECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle - KORRUPSIONI I LARTË DHE PASTRIMI I PARAVE MBAJNË PENG ZHVILLIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë Evropës Juglindore nga aktivitetet kriminale dhe evasioni fiskal (07.12.2013)
SOT MBUSHEN 18 VJET NGA GJENOCIDI NË SREBRENICË (07.11.2013)
HISTORIA E FAMILJES ÇOKU- DASHURI NE VEND TE URREJTJES!Nga DALIP GRECA (07.11.2013)
Fjalimi i Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu për Pritjen e Përvjetorit të 237-të të Katër KorrikutARVIZU - DO TË JETË NDER PËR MUA TË NDJEK PERSONALISHT MBLEDHJEN E KUVENDIT TË RI KUR TË THIRRET NË FILLIM TË SHTATORIT (07.11.2013)
PRISHTINË - SOT NË ORËN  11 PROTESTË E QYTETARËVE KUNDËR LIGJIT PËR AMNISTI (07.11.2013)
DEPUTETË TË LDK-së, MOS SHKELNI MBI ESHTRAT E TË VRARËVE DUKE AMNISTUAR KRIMINMOS IA BËNI ARGATIN DREQIT ME AMNISTI QË E DUAN BANDAT NË KOSOVËOpinion nga XHEVAT REXHAJ (07.11.2013)
ANA TJETËR E LUFTËS PARTIZANEI.- KONTRIBUTE NË RIPUSHTIMIN JUGOSLLAV TË KOSOVËSStudim nga RAMIZ LUSHAJ (07.11.2013)
MICHAEL POLT - SERBISË T'I BËHET E QARTË SE NUK MUND TË VENDOSË VETO MBI TË ARDHMEN EVROPIANE TË KOSOVËS (07.10.2013)
SHBA E MBËSHTET FUQISHËM PROJEKTIN TAPNjoftimi shënon arritje në përpjekjet evropiane për një korridor të ri jugor furnizimit që do të ketë qasje në rezervat e gazit në Detin Kaspik (07.10.2013)
DEKLARATË E PRESIDENTIT OBAMA ME RASTIN E RAMAZANIT - PËRKUSHTIM PËR PAQE, DREJTËSI, BARAZI DHE DHEMBSHURI PËR NJERËZIT ME TË CILËT JETOJMË (07.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]